Jeremia 23:1-40

23  «Mjerë barinjtë që po i shkatërrojnë dhe po i hallakatin delet e kullotës sime!»+—thotë Jehovai.  Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullotin popullin e tij: «Ju i hallakatni delet e mia, i shpërndani e nuk kujdeseni për to.+Ja, do ta drejtoj vëmendjen kundër jush, për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja,+—thotë Jehovai.  Unë do të mbledh mbetjen e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kisha shpërndarë+ dhe do t’i kthej në kullotën e vet.+ Ato do të jenë pjellore dhe do të shtohen shumë.+  Unë do të vë për to barinj, që do t’i kullotin vërtet.+ Ato nuk do të kenë më frikë dhe as do t’i pushtojë tmerri,+ e asnjëra nuk do të humbasë,—thotë Jehovai.  Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i nxjerr Davidit një filiz të drejtë.+ Do të mbretërojë një mbret,+ dhe ai do të veprojë me maturi, do të gjykojë me drejtësi dhe do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+  Në ditët e tij, Juda do të shpëtojë+ dhe Izraeli do të banojë i sigurt.+ Atë do ta thërrasin me këtë emër: ‘Jehovai është drejtësia jonë.’+  Prandaj, ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur nuk do të thuhet më: ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit!’,+  por: ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili i nxori dhe i solli pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga vendi i veriut dhe nga gjithë vendet’, po, nga vendet ku i kisha shpërndarë! E ata do të banojnë në vendin e tyre.»+  Më është thyer zemra nga profetët. Të gjitha kockat kanë filluar të më dridhen. Jam bërë si një i dehur+ dhe si një burrë që e ka zënë vera, për shkak të Jehovait dhe të fjalëve të tij të shenjta. 10  Sepse vendi është mbushur+ me kurorëshkelës.+ Nga mallkimi, vendi është në zi,+ dhe kullotat e vendit të shkretë janë tharë.+ Sjellja e tyre është e keqe dhe e përdorin padrejtësisht fuqinë e tyre. 11  «Si profeti, ashtu edhe prifti janë ndotur.+ E kam gjetur ligësinë e tyre edhe në shtëpinë time,+—thotë Jehovai.— 12  Prandaj udha e tyre do të bëhet për ta si vende të rrëshqitshme+ në terr, ku do t’i shtyjnë dhe do të bien.+Sepse unë do të sjell mbi ta një gjëmë, vitin kur të drejtohet vëmendja kundër tyre,+—thotë Jehovai.— 13  Kam parë një sjellje të pahijshme te profetët e Samarisë.+ Ata shërbejnë si profetë të nxitur nga Baali+ dhe e bëjnë popullin tim, Izraelin, të endet andej-këtej.+ 14  Kam parë gjëra të llahtarshme+ te profetët e Jerusalemit, ata kryejnë kurorëshkelje+ dhe ecin në udhën e gënjeshtrës.+ U japin zemër* keqbërësve, që të mos kthehen+ secili nga ligësia e vet. Për mua, të gjithë ata janë si Sodoma,+ dhe banorët e qytetit janë si Gomorra.»+ 15  Kështu thotë Jehovai i ushtrive kundër profetëve: «Unë do t’i bëj që të hanë pelin dhe do t’u jap të pinë ujë të helmuar.+ Sepse nga profetët e Jerusalemit është përhapur apostazia+ në gjithë vendin.» 16  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Mos i dëgjoni fjalët e profetëve që po ju profetizojnë.+ Ata po ju çojnë drejt kotësisë.+ Fjalët e tyre janë vegim i zemrës së tyre,+ dhe nuk vijnë nga goja e Jehovait.+ 17  U thonë vazhdimisht atyre që më përbuzin: “Jehovai tha: ‘Do të keni paqe.’”+ E kujtdo që ecën me kokëfortësi, si t’i thotë zemra,+ i thonë: ‘Asnjë e keqe nuk do t’ju bjerë.’+ 18  Por, kush rri me ata që janë të lidhur ngushtë+ me Jehovain, sa ta shohë e ta dëgjojë fjalën e tij?+ Kush i ka kushtuar vëmendje fjalës së tij, sa ta dëgjojë?+ 19  Ja, stuhia e Jehovait, tërbimi i tij, do të shpërthejë, po, një shtjellë.+ Do të shtillet mbi kokën e të ligjve.+ 20  Zemërimi i Jehovait nuk do të tërhiqet derisa të përmbushen+ dhe të plotësohen planet e zemrës së tij.+ Në ditët e fundit do ta kuptoni qartë atë.+ 21  Profetët nuk i dërgova unë, e megjithatë ata vrapuan. Nuk u thashë gjë, e megjithatë profetizuan.+ 22  Por po të rrinin me ata që janë të lidhur ngushtë me mua,+ do ta kishin bërë popullin tim t’i dëgjonte fjalët e mia dhe do t’i kishin bërë të ktheheshin nga udha e tyre e ligë dhe nga ligësia e veprimeve të tyre.+ 23  Vallë jam një Perëndi vetëm kur jam afër,—thotë Jehovai,—dhe nuk jam një Perëndi kur jam larg?+ 24  A mund të fshihet ndonjë njeri në vende të fshehta e unë të mos e shoh?+—thotë Jehovai.A nuk i mbush unë qiejt dhe tokën?+—thotë Jehovai.— 25  I dëgjova profetët, që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim,+ të thonë: ‘Pashë një ëndërr! Pashë një ëndërr!’+ 26  Deri kur do të vazhdojë kjo në zemrën e profetëve që profetizojnë gënjeshtra dhe dhelpërinë e zemrës së tyre?+ 27  Me anë të ëndrrave që i tregojnë njëri-tjetrit, ata mendojnë që ta bëjnë popullin tim të ma harrojë emrin,+ ashtu si ma harruan emrin etërit e tyre për shkak të Baalit.+ 28  Profeti që ka parë një ëndërr, le ta tregojë ëndrrën, por ai që ka fjalën time, le ta shpallë me besnikëri.+Ç’punë kanë lëmishtet me drithin?+—thotë Jehovai. 29  A nuk është fjala ime si zjarr+ dhe si një çekan farkëtari, që e bën shkrepin copë e thërrime?+—thotë Jehovai. 30  Prandaj unë jam kundër profetëve,+ të cilët i vjedhin fjalët e mia, secili nga shoku i vet,+—thotë Jehovai. 31  Ja, unë jam kundër profetëve,—thotë Jehovai,—të cilët flasin nga vetja dhe thonë: ‘Shpallje!’+ 32  Jam kundër profetëve që shohin ëndrra të rreme,—thotë Jehovai,—të cilët i tregojnë ato dhe e bëjnë popullin tim të endet andej-këtej, nga gënjeshtrat+ dhe mburrjet e tyre.+Por ata nuk i dërgova unë dhe as i urdhërova. Kështu që nuk do t’i sjellin fare dobi këtij populli,+—thotë Jehovai. 33  Kur ky popull ose profeti a prifti të të pyesin: ‘Cila është barra e shpallur nga Jehovai?’,+ thuaju: ‘Ju jeni, oh, ç’barrë që jeni!+ E unë do t’ju braktis’,+—thotë Jehovai.— 34  Sa për profetin ose priftin a popullin që thotë: ‘Barra e Jehovait!’, unë do të drejtoj vëmendjen kundër atij njeriu dhe kundër atyre të shtëpisë së tij.+ 35  Kështu i thotë secili nga ju njëri-tjetrit dhe të vëllait: ‘Si u përgjigj Jehovai? Ç’tha Jehovai?’+ 36  Por mos e përmendni më barrën+ e shpallur të Jehovait,+ sepse për secilin, barrë bëhet fjala e vet+ dhe i keni ndryshuar fjalët e Perëndisë së gjallë,+ Jehovait të ushtrive, Perëndisë tonë. 37  Kështu do t’i thuash profetit: ‘Ç’përgjigje të dha Jehovai? Ç’të tha Jehovai?’+ 38  Nëse thoni akoma: ‘Barra e Jehovait!’, atëherë kështu thotë Jehovai: “Meqë thoni ‘Kjo fjalë është barra e Jehovait’, ndonëse unë ju dërgova njerëz për t’ju thënë: ‘Mos thoni: “Barra e Jehovait!”’, 39  atëherë do t’ju fshij fare nga mendja,+ do t’ju braktis bashkë me qytetin që ju dhashë juve e paraardhësve tuaj dhe do t’ju flak larg meje.+ 40  Brez pas brezi do t’ju mbuloj me poshtërim dhe me turp, që nuk do të harrohet kurrë.”»+

Shënimet

Ose «forcë duarve të keqbërësve».