Jeremia 3:1-25

3  Është një thënie: «Nëse një burrë e përzë gruan e vet, dhe ajo ikën e bëhet e një tjetri, ai nuk duhet të kthehet përsëri tek ajo.»+Vallë, a nuk është ndotur ajo tokë?+«Ti ke kryer kurvëri me shumë dashnorë.+ Si pra, mund të kthehesh tek unë?!+—thotë Jehovai.—  Çoji sytë nga shtigjet e rrahura dhe shiko.+ A ka ndonjë vend ku dashnorët nuk kanë kryer kurvëri me ty?+ Je ulur përgjatë rrugëve duke i pritur, si arabi në shkretëtirë,+ dhe e ke ndotur vendin me kurvëritë e tua dhe me ligësinë tënde.+  Për këtë arsye nuk bien shirat e bollshme+ dhe madje nuk ka rënë as shi pranvere.+ Balli yt është bërë si balli i një gruaje që kryen kurvëri. Nuk të ka ardhur turp.+  Vallë, a ke filluar tani të më thërrasësh: ‘Ati im,+ ti je si një mik i besuar i rinisë!+  A do të mbash mëri për gjithë jetën dhe a do t’i mbash gjithmonë sytë te mëkatet tona?’+ Ja, ti thua kështu, por ke bërë vazhdimisht gjëra të këqija.»+  Jehovai më tha akoma në ditët e mbretit Josia:+ «A e ke parë se ç’ka bërë Izraeli i pabesë?+ Ka shkuar në çdo mal të lartë+ dhe nën çdo pemë të harlisur,+ që të kurvërohet.+  Edhe pasi bëri gjithë këto gjëra, i thashë që të kthehej tek unë, por Izraeli nuk u kthye,+ dhe Juda vazhdoi të shihte motrën+ e vet të pabesë.  Kur e vura re këtë, meqë Izraeli i pabesë kishte kryer kurorëshkelje, e përzura+ duke i dhënë një dëshmi divorci,+ megjithatë e motra, Juda e pabesë, nuk u frikësua, por edhe ajo shkoi të kurvërohej.+  Izraeli kreu kurvëri nga moskokëçarja dhe vazhdoi ta ndotte vendin+ e të kurvërohej me gurët dhe me pemët.+ 10  Megjithatë, motra e vet e pabesë, Juda, nuk u kthye me gjithë zemër tek unë,+ por vetëm me dredhi»,+—thotë Jehovai. 11  Jehovai më tha akoma: «Izraeli tradhtar është më i drejtë në shpirt se e motra e pabesë, Juda.+ 12  Shko t’i shpallësh këto fjalë veriut+ dhe thuaji:“Kthehu, o Izrael renegat!—thotë Jehovai.+—Unë nuk do t’ju vështroj nga lart me zemërim,+ sepse jam besnik.+—thotë Jehovai.—Nuk do të mbaj mëri përgjithmonë.+ 13  Ama kushtoji vëmendje fajit tënd, sepse ndaj Jehovait, Perëndisë tënd, ke kryer shkelje.+ Ti shkoje sa andej-këtej te të huajt+ nën çdo pemë të harlisur.+ Por ju nuk e dëgjuat zërin tim,—thotë Jehovai. 14  Kthehuni, o bij renegatë!+—thotë Jehovai.—Sepse unë jam bërë zotëria* juaj,+ dhe do t’ju marr një nga çdo qytet dhe dy nga çdo fis, e do t’ju çoj në Sion.+ 15  Unë do t’ju jap barinj siç ma do zemra,+ dhe ata do t’ju ushqejnë me njohuri e gjykim të thellë.+ 16  Në atë kohë ju do të shumoheni dhe do të jeni të frytshëm në vend.—thotë Jehovai.+—Ju nuk do të thoni më: ‘Arka e besëlidhjes së Jehovait.’+ Ajo nuk do t’ju vijë ndër mend, nuk do ta kujtoni+ dhe as do ta ndieni mungesën e saj. Ajo nuk do të ndërtohet më. 17  Atë ditë ju do ta quani Jerusalemin froni i Jehovait,+ dhe tek ai do të mblidhen gjithë kombet,+ që atje t’i japin lavdi emrit të Jehovait.+ Ato nuk do të ecin më me kokëfortësi, si t’u dojë zemra e tyre e ligë.+ 18  Në ato ditë, ju, o të shtëpisë së Judës, dhe ju, o të shtëpisë së Izraelit,+ do të ecni krah për krah+ e do të dilni nga vendi i veriut për te vendi që u kisha dhënë si trashëgimi paraardhësve tuaj.+ 19  Unë thashë: ‘Oh me sa gëzim ju radhita mes bijve të mi dhe ju dhashë vendin e dëshirueshëm,+ trashëgiminë dhe stolinë e ushtrisë së kombeve!’ Po ashtu, ju thashë: ‘Ju do të më thërritni “Ati im”+ dhe do të më ndiqni pa u kthyer mbrapsht.’ 20  Por tamam si një grua që ka ikur me pabesi nga i shoqi,+ po kështu ju, o të shtëpisë së Izraelit, keni vepruar me pabesi ndaj meje”,+—thotë Jehovai.» 21  Në shtigjet e rrahura është dëgjuar një zë, e qara, përgjërimet e bijve të Izraelit. Sepse ata kanë marrë rrugë të shtrembër;+ kanë harruar Jehovain, Perëndinë e tyre.+ 22  «Kthehuni, o bij renegatë!+ Unë do t’ju shëroj nga kjo gjendje që jeni.»+«Ja! Erdhëm te ti, sepse ti, o Jehova, je Perëndia ynë.+ 23  Vërtet, kodrat dhe zhurma në male+ janë një gënjeshtër.+ Te Jehovai, Perëndia ynë, gjendet shpëtimi i Izraelit.+ 24  Por që nga rinia jonë gjëja e turpshme+ ka përpirë mundin e paraardhësve tanë, bagëtitë e imëta dhe të trasha, bijtë dhe bijat e tyre. 25  Ne dergjemi në turpin+ tonë e na mbulon poshtërimi,+ sepse kemi mëkatuar+ ndaj Jehovait, Perëndisë tonë, ne dhe etërit tanë, që nga rinia e deri më sot,+ dhe nuk i jemi bindur zërit të Jehovait, Perëndisë tonë.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «pronari juaj bashkëshortor».