Jeremia 32:1-44

32  Fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë në vitin e dhjetë të mbretërimit të Zedekisë, mbretit të Judës,+ domethënë në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Nabukodrezarit.+  Në atë kohë forcat ushtarake të mbretit të Babilonisë kishin rrethuar Jerusalemin,+ kurse profeti Jeremia ishte i burgosur në Oborrin e Rojës,+ që është në shtëpinë e mbretit të Judës,  sepse Zedekia, mbreti i Judës, e kishte burgosur+ dhe i kishte thënë:«Pse profetizon:+ “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë, dhe ai do ta pushtojë.+  Kurse Zedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga dora e kaldeasve, sepse do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë e do të flasë me të gojë më gojë dhe sy për sy.+  Ai do ta marrë Zedekinë në Babiloni, ku edhe do të qëndrojë derisa unë të drejtoj vëmendjen nga ai,+—thotë Jehovai.—Edhe pse luftoni kundër kaldeasve, ju nuk do të keni sukses.’”»+  Më pas Jeremia tha: «Fjala e Jehovait m’u drejtua:  “Hanameli, biri i Shalumit, xhaxhait tënd, po vjen te ti e do të të thotë: ‘Blije arën time në Anatoth,+ sepse ty të takon e drejta e riblerjes.’”»+  Pas njëfarë kohe, sipas fjalës së Jehovait, Hanameli, djali i xhaxhait, erdhi tek unë, në Oborrin e Rojës,+ dhe më tha: «Të lutem, blije arën time në Anatoth+ të Beniaminit,+ sepse ti ke të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e riblerjes. Blije, pra.» Atëherë e kuptova se kjo ishte fjala e Jehovait.+  Prandaj ia bleva Hanamelit,+ djalit të xhaxhait, arën në Anatoth.+ I peshova atij paratë,+ shtatë sikla dhe dhjetë monedha argjendi. 10  Pastaj shkrova një akt,+ i vura vulën+ dhe mora dëshmitarë+ teksa peshoja+ paratë në peshore. 11  Pas kësaj mora aktin e blerjes, të vulosur sipas urdhërimit dhe rregullave,+ mora dhe aktin që ishte lënë i hapur, 12  e pastaj ia dhashë aktin e blerjes Barukut,+ birit të Nerjahut,+ birit të Mahsejahut, në sy të Hanamelit, djalit të xhaxhait, në sy të dëshmitarëve, të atyre që kishin shkruar në aktin e blerjes,+ dhe në sy të gjithë judenjve që ishin ulur në Oborrin e Rojës.+ 13  Urdhërova Barukun në sy të tyre: 14  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Merri këto akte, aktin e blerjes, po, atë të vulosurin, dhe aktin tjetër të lënë hapur,+ dhe futi në një enë balte, që të rrinë për një kohë të gjatë.’ 15  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Në këtë vend do të blihen përsëri shtëpi, ara dhe vreshta.’»+ 16  E unë fillova t’i lutesha+ Jehovait pasi i dhashë aktin e blerjes Barukut,+ birit të Nerjahut:+ 17  «Oh, o Zotëri Sovran Jehova!+ Ja, ti ke bërë qiejt dhe tokën me fuqinë tënde të madhe+ dhe me krahun tënd të shtrirë.+ E gjithë kjo nuk është e jashtëzakonshme për ty,+ 18  që u tregon dashamirësi mijërave+ dhe shpaguan fajin e etërve në gji të të bijve pas tyre,+ Perëndia i vërtetë, i Madhi,+ i Fuqishmi,+ emri i të cilit është Jehova i ushtrive.+ 19  Qëllimet e tua janë madhështore+ dhe veprat e tua janë me bollëk.+ Ti i mban sytë te tërë udhët e bijve të njerëzve,+ që t’i japësh secilit sipas udhëve të veta dhe sipas frytit të veprimeve të tij.+ 20  Ti bëre shenja dhe mrekulli në vendin e Egjiptit, që njihen deri sot e kësaj dite, si edhe në Izrael e midis njerëzve të tjerë,+ që t’i bëje një emër vetes siç do të ndodhë edhe sot.+ 21  Ti e nxore nga Egjipti popullin tënd,+ Izraelin, me shenja e mrekulli,+ me dorë të fortë e me krah të shtrirë dhe me tmerre të mëdha.+ 22  Me kalimin e kohës u dhe atyre këtë vend për të cilin iu betove paraardhësve të tyre t’ua jepje,+ një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.+ 23  Ata hynë dhe e shtinë në dorë,+ por nuk iu bindën zërit tënd dhe nuk ecën në ligjin tënd.+ Nuk i bënë gjithë gjërat që i urdhërove,+ kështu që u solle gjithë këtë gjëmë.+ 24  Ja, në qytet kanë ardhur njerëz e kanë ngritur ledhe rrethuese+ për ta pushtuar,+ e nga shpata,+ zia e bukës+ dhe murtaja+ ai do të bjerë në duart e kaldeasve, që po luftojnë kundër tij.+ Gjithçka që ke thënë, ka ndodhur, dhe ti po e sheh këtë.+ 25  E megjithatë ti, o Zotëri Sovran Jehova, më the: ‘Blije arën me para+ dhe merr dëshmitarë,+ ndonëse qyteti do të bjerë në duart e kaldeasve.’»+ 26  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë: 27  «Ja, unë jam Jehovai, Perëndia i çdo mishi.+ A ka ndonjë gjë tepër të jashtëzakonshme për mua?+ 28  Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Unë do ta jap këtë qytet në duart e kaldeasve dhe në duart e Nabukodrezarit, mbretit të Babilonisë, e ai do ta pushtojë.+ 29  Kaldeasit që po luftojnë kundër këtij qyteti, do të hyjnë dhe do t’i vënë flakën e do ta bëjnë shkrumb e hi,+ atë dhe shtëpitë në tarracat e të cilave i paraqitnin tym blatimi Baalit dhe derdhnin blatim në pije për perënditë e tjera, që të më fyenin.+ 30  Sepse bijtë e Izraelit e të Judës kanë bërë vetëm atë që është e keqe në sytë e mi, që nga rinia e më pas.+ Madje bijtë e Izraelit po më fyejnë edhe nëpërmjet veprës së duarve të tyre,+—thotë Jehovai.— 31  Ky qytet, që nga dita që e ndërtuan e deri sot,+ më ka sjellë veçse zemërim e tërbim, që ta heq sysh,+ 32  për shkak të gjithë ligësisë që kanë kryer bijtë e Izraelit+ e të Judës+ për të më fyer,+ ata, mbretërit,+ princat,+ priftërinjtë+ dhe profetët e tyre,+ si edhe njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit. 33  Ata më kthenin kurrizin, e jo fytyrën,+ megjithëse i mësoja duke u çuar herët, por asnjëri nga ata nuk më dëgjoi, që të pranonte disiplinën.+ 34  Ata vendosën gjërat e tyre të neveritshme në shtëpinë ku thirrej emri im, për ta ndotur.+ 35  Përveç kësaj, ngritën vendet e larta të Baalit,+ që janë në luginën e birit të Hinomit,+ që të kalonin në zjarr bijtë dhe bijat e tyre+ për Molekun,+ gjë që nuk ua kisha urdhëruar,+ dhe kurrë nuk më kishte shkuar ndër mend të bëja këtë gjë të neveritshme,+ dhe kështu e bënë Judën të mëkatonte.’+ 36  Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për këtë qytet që ju thoni se do të bjerë patjetër në duart e mbretit të Babilonisë nga shpata, zia e bukës dhe murtaja:+ 37  ‘Unë do t’i mbledh nga të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj nga zemërimi, tërbimi dhe indinjata ime e madhe,+ e do t’i sjell në këtë vend e do të bëj që të banojnë të sigurt.+ 38  Ata do të jenë populli im,+ dhe unë do të jem Perëndia i tyre.+ 39  E unë do t’u jap një zemër të vetme+ dhe një udhë të vetme, që të më kenë gjithmonë frikë, për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.+ 40  Unë do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme+ se nuk do të largohem nga ata, që t’u bëj mirë,+ dhe do t’u vë në zemër frikën time, që të mos largohen nga unë.+ 41  Do të ngazëlloj për ta, që t’u bëj mirë,+ dhe me gjithë zemër e me gjithë shpirt do t’i mbjell me besnikëri në këtë vend.’+ 42  Sepse kështu thotë Jehovai: “Ashtu siç solla mbi këtë popull gjithë këtë gjëmë të madhe, po kështu do t’u sjell gjithë mirësinë për të cilën po flas.+ 43  Do të blihen ara në këtë vend+ për të cilin do të thoni: ‘Është një vend i shkretë+ pa njeri dhe pa kafshë shtëpiake. Ai ka rënë në duart e kaldeasve.’+ 44  Njerëzit do të blejnë ara me para dhe do t’i regjistrojnë në akte,+ do t’i vulosin ato e do të marrin dëshmitarë+ në vendin e Beniaminit,+ në rrethinat e Jerusalemit,+ në qytetet e Judës,+ në qytetet e rajonit malor, në qytetet e ultësirës+ dhe në qytetet e jugut,+ sepse do t’i kthej robërit e tyre,+—thotë Jehovai.”»

Shënimet