Jeremia 35:1-19
35 Fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë në ditët e Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës:
2 «Shko te shtëpia e rekabitëve+ dhe fol me ta e silli në shtëpinë e Jehovait, në një nga dhomat e ngrënies, dhe jepu të pinë verë.»
3 Atëherë mora Jazaniahun, birin e Jeremisë, birin e Habaziniahut, bashkë me vëllezërit e bijtë e tij dhe tërë ata të shtëpisë së rekabitëve.
4 I çova në shtëpinë e Jehovait, te dhoma e ngrënies+ së bijve të Hananit, birit të Igdaliahut, njeriut të Perëndisë së vërtetë, e cila ndodhej pranë dhomës së ngrënies së princave, që ishte sipër dhomës së ngrënies së Masejahut, birit të derëtarit Shalum.+
5 Pastaj, bijve të shtëpisë së rekabitëve u vura përpara kupa plot me verë dhe gota, e u thashë: «Pini.»
6 Por ata ma kthyen: «Nuk do të pimë, sepse Jonadabi, biri i Rekabit,+ paraardhësi ynë, na urdhëroi: ‘Mos pini verë, as ju, as bijtë tuaj brez pa brezi.+
7 Mos ndërtoni shtëpi, mos mbillni as farë dhe as vresht e as mos e zotëroni atë. Por banoni në tenda tërë ditët tuaja, që të jetoni shumë ditë në faqen e dheut ku banoni si të ardhur.’+
8 Prandaj ne i bindemi zërit të Jehonadabit, birit të Rekabit, paraardhësit tonë, në çdo gjë që na urdhëroi+ dhe nuk pimë verë për tërë ditët tona, as ne, as gratë tona, as bijtë e as bijat tona.+
9 Gjithashtu nuk ndërtojmë shtëpi për të banuar, që të mos kemi vresht, arë ose farë.
10 Banojmë në tenda dhe bindemi e bëjmë tamam si na urdhëroi paraardhësi ynë, Jonadabi.+
11 Por kur Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, erdhi kundër vendit,+ ne thamë: ‘Ejani të hyjmë në Jerusalem, për shkak të forcave ushtarake kaldease dhe siriane, dhe le të banojmë atje.’»+
12 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë:
13 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Shko e thuaju njerëzve të Judës dhe banorëve të Jerusalemit: ‘A nuk ju nxitën vazhdimisht që t’u bindeni fjalëve të mia?+—thotë Jehovai.—
14 Janë zbatuar fjalët e Jehonadabit, birit të Rekabit,+ që urdhëroi të bijtë për të mos pirë verë, dhe ata nuk kanë pirë deri më sot, sepse i janë bindur urdhrit të paraardhësit të tyre.+ Kurse ju nuk më jeni bindur+ mua, që ju kam folur duke u çuar herët.+
15 Unë ju dërgova vazhdimisht gjithë shërbëtorët e mi, profetët,+ duke u çuar herët e duke ju thënë: “Kthehuni, ju lutem, secili nga udha e vet e ligë+ dhe ndreqini veprimet tuaja+ e mos shkoni pas perëndive të tjera për t’u shërbyer.+ Banoni ende në tokën që ju dhashë juve dhe paraardhësve tuaj.”+ Por ju nuk e kthyet veshin nga unë dhe as më dëgjuat.+
16 Bijtë e Jehonadabit, birit të Rekabit,+ kanë zbatuar urdhrin e paraardhësit të tyre,+ kurse populli im nuk më ka dëgjuar mua.’”+
17 Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do të sjell mbi Judën dhe mbi gjithë banorët e Jerusalemit tërë gjëmën që kam shpallur për ta,+ sepse u fola, por nuk më dëgjuan dhe i thirra, por nuk m’u përgjigjën.’»+
18 Ndërsa për ata të shtëpisë së rekabitëve, Jeremia tha: «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Meqë i jeni bindur urdhrit të Jehonadabit,+ paraardhësit tuaj, dhe vazhdoni të respektoni urdhërimet e tij dhe të veproni tamam si ju urdhëroi ai,+
19 atëherë, kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Jonadabit, birit të Rekabit, nuk do t’i mungojë kurrë ndokush që të më shërbejë.’”»+