Jeremia 36:1-32

36  Vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë nga Jehovai:  «Merr një rrotull+ dhe shkruaj në të gjithë fjalët+ që të kam thënë kundër Izraelit, kundër Judës+ dhe kundër gjithë kombeve,+ që nga dita që fola me ty, që nga ditët e Josisë, e deri sot e kësaj dite.+  Ndoshta ata të shtëpisë së Judës do të dëgjojnë për tërë gjëmën që kam ndër mend t’u sjell,+ dhe do të kthehen secili nga udha e vet e ligë,+ e unë të fal fajin dhe mëkatin e tyre.»+  Atëherë Jeremia thirri Barukun,+ birin e Nerjahut, që të shkruante në rrotull tërë fjalët që dilnin nga goja e Jeremisë, që ia kishte thënë Jehovai.+  Pastaj Jeremia e urdhëroi Barukun: «Mua më kanë ngujuar dhe nuk mund të hyj në shtëpinë e Jehovait.+  Por hyr ti atje dhe lexo me zë të lartë nga rrotulla ku ke shkruar fjalët e Jehovait,+ siç i dëgjove nga goja ime. Ditën e agjërimit+ lexo me zë të lartë para popullit në shtëpinë e Jehovait, si edhe para gjithë njerëzve të Judës që do të vijnë nga qytetet e veta.+  Mbase Jehovai do t’i dëgjojë kur të paraqitin kërkesën e tyre për hir,+ dhe ata do të kthehen secili nga udha e vet e ligë,+ sepse i madh është zemërimi dhe tërbimi për të cilin Jehovai ka folur kundër këtij populli.»+  Kështu Baruku,+ biri i Nerjahut, veproi tamam si e urdhëroi profeti Jeremia dhe lexoi me zë të lartë nga libri+ fjalët e Jehovait në shtëpinë e Jehovait.+  Muajin e nëntë+ të vitit të pestë të mbretërimit Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, tërë populli në Jerusalem dhe gjithë populli që po hynte në Jerusalem nga qytetet e Judës shpallën një agjërim përpara Jehovait.+ 10  Baruku filloi të lexonte me zë të lartë nga libri fjalët e Jeremisë para gjithë popullit në shtëpinë e Jehovait, në dhomën e ngrënies+ së Gemariahut,+ birit të kopistit+ Shafan,+ në oborrin e sipërm, te hyrja e portës së re të shtëpisë së Jehovait.+ 11  Mikajahu, biri i Gemariahut, biri i Shafanit,+ i dëgjoi tërë fjalët e Jehovait nga ai libër. 12  Atëherë ai shkoi në shtëpinë e mbretit, te dhoma e ngrënies së sekretarit, dhe ja, atje ishin ulur të gjithë princat, sekretari Elisham,+ Delajahu,+ biri i Shemajahut, Elnatani,+ biri i Akborit,+ Gemariahu,+ biri i Shafanit,+ Zedekia, biri i Hananiahut, si dhe gjithë princat e tjerë. 13  Mikajahu+ u tregoi atyre tërë fjalët që kishte dëgjuar kur Baruku kishte lexuar me zë të lartë nga libri përpara gjithë popullit.+ 14  Atëherë gjithë princat dërguan te Baruku+ Jehudin,+ birin e Netaniahut, biri i Shelemiahut, biri i Kushit, për t’i thënë: «Merre rrotullën nga e cila lexove me zë të lartë përpara popullit, dhe eja.» Prandaj Baruku, biri i Nerjahut, mori rrotullën në dorë dhe hyri tek ata.+ 15  Ata i thanë: «Të lutemi, ulu dhe na e lexo me zë të lartë.» Dhe Baruku+ ua lexoi me zë të lartë. 16  Me të dëgjuar gjithë fjalët, vështruan njëri-tjetrin të tmerruar dhe i thanë Barukut: «Do t’ia themi patjetër mbretit tërë këto fjalë.»+ 17  Pastaj e pyetën Barukun: «Të lutemi, na thuaj: si i shkrove gjithë këto fjalë, që t’i tha ai me gojën e vet?»+ 18  Baruku iu përgjigj: «Ai m’i shpallte gjithë këto fjalë me gojën e vet, dhe unë i shkruaja me bojë në libër.»+ 19  Në fund princat i thanë Barukut: «Ik e fshihu, ti dhe Jeremia, që askush të mos e dijë se ku jeni.»+ 20  Pastaj ata shkuan te mbreti, në oborr,+ dhe rrotullën e lanë të ruhej në dhomën e ngrënies+ së sekretarit Elisham,+ dhe filluan t’ia thoshin mbretit tërë fjalët. 21  Atëherë mbreti dërgoi Jehudin+ për të marrë rrotullën. Jehudi e mori nga dhoma e ngrënies së sekretarit+ Elisham+ dhe filloi ta lexonte me zë të lartë para mbretit dhe para gjithë princave që i rrinin afër. 22  Ishte muaji i nëntë,+ dhe mbreti po rrinte ulur në shtëpinë dimërore+ përpara një mangalli+ të ndezur. 23  Sapo Jehudi lexoi tri a katër kolona, mbreti i çau copë-copë me thikën e sekretarit dhe i hodhi në zjarrin e mangallit, dhe veproi kështu derisa u dogj e tërë rrotulla.+ 24  E pra ata nuk u tmerruan,+ as mbreti dhe as shërbëtorët e tij që dëgjuan tërë këto fjalë, nuk i shqyen rrobat.+ 25  Ndonëse Elnatani,+ Delajahu+ dhe Gemariahu+ iu lutën mbretit që të mos e digjte rrotullën, ai nuk i dëgjoi.+ 26  Për më tepër mbreti urdhëroi Jerahmelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit, dhe Shelemiahun, birin e Abdeelit, që t’i kapnin sekretarin Baruk dhe profetin Jeremia.+ Por Jehovai i fshehu.+ 27  Pasi mbreti e dogji rrotullën me fjalët që kishte shkruar Baruku,+ siç i kishte dëgjuar nga goja e Jeremisë,+ fjala e Jehovait iu drejtua prapë Jeremisë: 28  «Merr përsëri një rrotull tjetër, dhe shkruaj në të gjithë fjalët që ishin në rrotullën e parë, që i dogji Jehojakimi, mbreti i Judës.+ 29  Thuaj kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ti dogje këtë rrotull+ dhe the: “Pse ke shkruar në të:+ ‘Mbreti i Babilonisë do të vijë patjetër dhe do ta rrënojë këtë vend e do të zhdukë prej tij njerëz e kafshë.’”+ 30  Prandaj kështu thotë Jehovai kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: “Ai nuk do të ketë askënd që të ulet në fronin e Davidit,+ dhe kufoma e tij do të flaket jashtë+ në të nxehtët e ditës dhe në ngricën e natës. 31  Unë do t’i kërkoj llogari për fajin+ atij, pasardhësve të tij dhe shërbëtorëve të tij,+ e unë do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jerusalemit dhe mbi njerëzit e Judës, tërë gjëmën që kam shpallur për ta,+ por që ata nuk e dëgjuan.”’”»+ 32  Jeremia mori një rrotull tjetër dhe ia dha sekretarit Baruk,+ birit të Nerjahut, i cili shkroi në të, siç i dëgjoi nga goja+ e Jeremisë, gjithë fjalët e librit që Jehojakimi, mbreti i Judës e dogji në zjarr.+ Shtuan edhe shumë fjalë të tjera si ato.

Shënimet