Jeremia 37:1-21

37  Mbreti Zedekia,+ biri i Josisë,+ filloi të mbretëronte në vend të Koniahut,+ birit të Jehojakimit.+ Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, e vuri atë mbret në vendin e Judës.+  Por ai bashkë me shërbëtorët e tij dhe popullin e vendit nuk i dëgjuan fjalët, që tha Jehovai+ me anë të profetit Jeremia.+  Mbreti Zedekia dërgoi te profeti Jeremia Jehukalin,+ birin e Shelemiahut, dhe Sofoninë,+ birin e priftit Masejah,+ që t’i thoshin: «Të lutemi, lutju Jehovait, Perëndisë tonë, për ne.»+  Jeremia hynte e dilte në mes të popullit,+ sepse nuk e kishin futur në burg.  Në këtë kohë, nga Egjipti dolën forcat ushtarake të faraonit.+ Kaldeasit që kishin rrethuar Jerusalemin, e dëgjuan këtë lajm, prandaj u tërhoqën nga Jerusalemi.+  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua profetit Jeremia:  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Thuajini këtë mbretit të Judës, që ju dërgoi të më pyetni:+ ‘Ja, forcat ushtarake të faraonit që po vijnë te ju për t’ju ndihmuar, kanë për t’u kthyer në vendin e tyre, në Egjipt.+  E kaldeasit do të kthehen e do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta pushtojnë dhe do t’i vënë zjarrin.’+  Kështu thotë Jehovai: ‘Mos e gënjeni shpirtin tuaj+ duke thënë: “Kaldeasit do të ikin nga ne”, pasi ata nuk do të ikin. 10  Sepse, edhe sikur të vritni gjithë forcat ushtarake të kaldeasve që po luftojnë kundër jush,+ dhe të mbeten mes tyre vetëm njerëz të shpuar tejpërtej,+ përsëri ata do të ngrihen secili nga tenda e vet dhe do t’i vënë zjarrin këtij qyteti.’”» 11  Kështu kur forcat ushtarake të kaldeasve u tërhoqën nga Jerusalemi,+ për shkak të forcave ushtarake të faraonit,+ 12  Jeremia doli nga Jerusalemi dhe shkoi në vendin e Beniaminit,+ që të merrte atje pjesën e vet në mes të popullit të tij. 13  Por kur mbërriti te Porta e Beniaminit,+ atje ishte zyrtari që kishte mbikëqyrjen, i cili quhej Irijah, biri i Shelemiahut, biri i Hananiahut. Menjëherë e kapi profetin Jeremia e i tha: «Ti po kalon nga ana e kaldeasve!» 14  Por Jeremia ia ktheu: «Kjo është një gënjeshtër!+ Nuk po kaloj nga ana e kaldeasve.» Megjithatë ai nuk ia vuri veshin. Kështu Irijahu e kapi Jereminë dhe e çoi te princat. 15  Princat+ u zemëruan me Jereminë;+ ata e goditën+ dhe e futën në burg+ te shtëpia e sekretarit Jehonatan,+ që e kishin kthyer në burg.+ 16  Jereminë e futën në sternë,+ në qelitë e saj me qemer, dhe ndenji atje shumë ditë. 17  Më pas mbreti Zedekia dërgoi ta merrnin, dhe mbreti filloi ta pyeste në një vend të fshehtë në shtëpinë e vet.+ Ai i tha: «A ka ndonjë fjalë nga Jehovai?» Jeremia ia ktheu: «Po, ka!» E i tha më tej: «Do të biesh në duart e mbretit të Babilonisë!»+ 18  Pastaj Jeremia i tha mbretit Zedekia: «Ç’mëkat kam bërë kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu dhe kundër popullit tënd,+ që më futët në burg? 19  Ku janë pra, profetët tuaj, që ju profetizonin: ‘Mbreti i Babilonisë nuk do të vijë kundër jush dhe kundër këtij vendi.’+ 20  Tani, më dëgjo, të lutem, o mbret, zotëria im. Të lutem, pranoje kërkesën time për të pasur hir+ nga ti dhe mos më ço përsëri te shtëpia e sekretarit Jehonatan,+ që të mos vdes atje.»+ 21  Kështu mbreti Zedekia dha urdhër dhe Jereminë e futën në burg tek Oborri i Rojës.+ Çdo ditë atij i sillnin një bukë të rrumbullakët nga rruga e bukëpjekësve,+ derisa në qytet mbaroi buka.+ E Jeremia ndenji akoma në Oborrin e Rojës.+

Shënimet