Jeremia 41:1-18
41 Muajin e shtatë Ismaeli,+ biri i Netaniahut, biri i Elishamit,+ me prejardhje mbretërore+ dhe një nga të parët e mbretit, e bashkë me të edhe dhjetë burra,+ vajtën te Gedaliahu, biri i Ahikamit në Mizpah.+ E ata filluan të hanin bukë bashkë në Mizpah.+
2 Pastaj Ismaeli, biri i Netaniahut, bashkë me dhjetë burrat që ishin me të, u ngritën dhe goditën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, biri i Shafanit.+ Kështu Ismaeli vrau atë që mbreti i Babilonisë e kishte caktuar mbi vendin.+
3 Ai vrau edhe gjithë judenjtë që ishin me Gedaliahun në Mizpah, si edhe tërë luftëtarët kaldeas që gjendeshin atje.
4 Dy ditë pas vrasjes së Gedaliahut, kur askush nuk e kishte marrë vesh,+
5 nga Sikemi,+ Shilohu+ dhe Samaria+ erdhën tetëdhjetë burra me mjekër të rruar,+ me rroba të shqyera dhe me prerje në trup.+ Në duar mbanin blatime në drithë dhe temjan të bardhë,+ që t’i çonin në shtëpinë e Jehovait.
6 Atëherë Ismaeli, biri i Netaniahut, doli nga Mizpahu për t’i takuar dhe ecte duke qarë.+ Me t’i takuar, u tha: «Ejani te Gedaliahu, biri i Ahikamit!»
7 Sapo hynë në mes të qytetit, Ismaeli, biri i Netaniahut, bashkë me njerëzit që ishin me të, filloi t’i vriste dhe i hodhi në mes të sternës.+
8 Por dhjetë veta nga ata i thanë menjëherë Ismaelit: «Mos na vrit, sepse kemi thesare të fshehura në arë, grurë, elb, vaj dhe mjaltë.»+ Prandaj ai u ndal dhe nuk i vrau bashkë me vëllezërit e tyre.
9 Sterna ku Ismaeli+ hodhi tërë kufomat e njerëzve që kishte vrarë, ishte e madhe, ishte sterna që kishte bërë mbreti Asa për shkak të Baashës, mbretit të Izraelit.+ Ismaeli, biri i Netaniahut, e mbushi atë me të vrarë.
10 Pastaj Ismaeli mori rob gjithë ata që kishin mbetur nga populli në Mizpah,+ pra bijat e mbretit+ dhe tërë njerëzit që kishin mbetur atje,+ të cilët Nebuzaradani, kreu i truprojës, ia kishte lënë Gedaliahut, birit të Ahikamit,+ t’i ruante. Ismaeli, biri i Netaniahut, i mori rob dhe u nis të kalonte matanë te bijtë e Amonit.+
11 Më vonë Johanani,+ biri i Kareahut, dhe gjithë krerët e forcave ushtarake+ që ishin me të, e morën vesh tërë të keqen që kishte bërë Ismaeli, biri i Netaniahut.
12 Prandaj ata morën gjithë burrat dhe shkuan të luftonin kundër Ismaelit, birit të Netaniahut. E gjetën pranë ujërave të bollshme të Gibeonit.+
13 Sapo panë Johananin, birin e Kareahut, dhe tërë krerët e forcave ushtarake që ishin me të, gjithë njerëzit që ishin me Ismaelin, u gëzuan.
14 Dhe tërë njerëzit që Ismaeli i kishte marrë rob nga Mizpahu,+ u kthyen dhe shkuan te Johanani, biri i Kareahut.
15 Kurse Ismaeli, biri i Netaniahut, ia mbathi+ nga Johanani bashkë me tetë veta, që të ikte te bijtë e Amonit.
16 Johanani,+ biri i Kareahut, dhe gjithë krerët e forcave ushtarake që ishin me të, morën prapë gjithë mbetjen e popullit të Mizpahut që kishte marrë rob Ismaeli, biri i Netaniahut, pasi ky kishte vrarë Gedaliahun,+ birin e Ahikamit. Johanani i riktheu nga Gibeoni burrat, luftëtarët, gratë, fëmijët e vegjël dhe zyrtarët e oborrit.
17 Ata ikën e u vendosën në vendstrehimin e Kimhamit pranë Betlehemit,+ që më pas të vazhdonin udhën për të hyrë në Egjipt,+
18 sepse kishin frikë+ nga kaldeasit,+ ngaqë Ismaeli, biri i Netaniahut, kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit,+ të cilin mbreti i Babilonisë e kishte caktuar mbi vendin.+