Jeremia 42:1-22

42  Më pas gjithë krerët e forcave ushtarake, si dhe Johanani,+ biri i Kareahut, Jezania,+ biri i Hoshajahut,+ dhe gjithë populli, i madh e i vogël, iu afruan  profetit Jeremia e i thanë: «Të lutemi, prano kërkesën tonë për hir nga ti dhe lutju Jehovait, Perëndisë tënd,+ për ne dhe për tërë këtë mbetje, sepse ishim shumë e kemi mbetur pak,+ siç e sheh edhe vetë.  Na tregoftë Jehovai, Perëndia yt, udhën nga të shkojmë dhe se çfarë duhet të bëjmë!»+  Atëherë profeti Jeremia u tha: «Mirë, pra, ju dëgjova. Do t’i lutem Jehovait, Perëndisë tuaj, tamam siç më thatë+ dhe do t’ju them çdo fjalë nga përgjigjja e Jehovait.+ Nuk do të lë pa ju thënë asnjë fjalë.»+  Ata i thanë Jeremisë: «Le të jetë Jehovai një dëshmitar i vërtetë dhe i besueshëm kundër nesh,+ nëse nuk do të zbatojmë pikë për pikë atë që do të të thotë Jehovai, Perëndia yt, për ne.+  Qoftë e mirë a e keqe fjala e tij, ne do t’i bindemi zërit të Jehovait, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë, që të na vejë mbarë, sepse i bindemi zërit të Jehovait, Perëndisë tonë.»+  Pas dhjetë ditësh fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë.+  Prandaj ai thirri Johananin, birin e Kareahut, gjithë krerët e forcave ushtarake që ishin me të, dhe tërë popullin, të madh e të vogël.+  Dhe u tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat për të paraqitur kërkesën tuaj për hir+ nga ai: 10  “Po të rrini në këtë vend,+ unë do t’ju ndërtoj e nuk do t’ju shemb, dhe do t’ju mbjell e nuk do t’ju shkul,+ sepse do të më vijë keq për gjëmën që ju kam sjellë.+ 11  Mos kini frikë+ nga mbreti i Babilonisë.Mos kini frikë nga ai,+—thotë Jehovai,—sepse unë jam me ju për t’ju shpëtuar dhe për t’ju çliruar nga duart e tij.+ 12  Unë do t’ju tregoj mëshirë, dhe ai do të ketë mëshirë për ju e do t’ju kthejë në tokën tuaj.+ 13  Megjithatë, po qe se thoni: ‘Jo, nuk do të rrimë në këtë vend!’ dhe nuk i bindeni zërit të Jehovait, Perëndisë tuaj,+ 14  por thoni: ‘Jo, do të hyjmë në Egjipt+ ku nuk do të shohim luftë, nuk do të dëgjojmë tingullin e bririt dhe nuk do të vdesim për bukë; atje do të banojmë’,+ 15  atëherë dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbetje e Judës! Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Në qoftë se vendosni të hyni* në Egjipt dhe hyni vërtet për të banuar si të ardhur,+ 16  atëherë shpata që e kishit frikë, do t’ju zërë atje në vendin e Egjiptit,+ dhe zia e bukës që e keni tmerr, do t’ju ndjekë këmba-këmbës në Egjipt,+ e atje do të vdisni.+ 17  Të gjithë burrat që kanë vendosur të hyjnë në Egjipt për të banuar si të ardhur, do të vdesin nga shpata, nga zia e bukës dhe nga murtaja.+ Askush nga ata nuk do të mbijetojë ose do të shpëtojë, nga gjëma që do të sjell mbi ta.’”+ 18  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ashtu si u derdh mbi banorët e Jerusalemit zemërimi dhe tërbimi im,+ po ashtu do të derdhet mbi ju tërbimi im, po të hyni në Egjipt. Ju do të bëheni të tillë që t’ju përdorin si një mallkim, që të ngjallni habi dhe një poshtërim,+ e nuk do ta shihni më këtë vend.’+ 19  Jehovai ka folur kundër jush, o mbetje e Izraelit. Mos hyni në Egjipt!+ Ta dini se unë dëshmova kundër jush sot+ 20  dhe se keni bërë faj për të keqen e shpirtit tuaj,+ pasi ju vetë më dërguat te Jehovai, Perëndia ynë, e më thatë: ‘Lutju Jehovait, Perëndisë tonë, për ne dhe na e thuaj e ne do të veprojmë sipas çdo gjëje që do të na thotë Jehovai, Perëndia ynë.’+ 21  Unë po jua them sot, por ju nuk do t’i bindeni zërit të Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe as çdo fjale që më dërgoi t’ju them.+ 22  E pra, ta dini se do të vdisni nga shpata,+ nga zia e bukës dhe nga murtaja, në vendin ku ju pëlqen të hyni për të banuar si të huaj.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «drejtoni fytyrën tuaj»; njësoj edhe vargu 17.