Jeremia 44:1-30
44 Fjala që iu drejtua Jeremisë për gjithë judenjtë që banonin në Egjipt,+ ata që banonin në Migdol,+ në Tafnes,+ në Nof+ dhe në vendin e Patrosit:+
2 «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Ju e patë tërë gjëmën që solla mbi Jerusalemin+ dhe mbi gjithë qytetet e Judës, e ja, sot ata janë një vend i shkretuar dhe në ta nuk ka asnjë banor.+
3 Kjo ndodhi për shkak të ligësisë që bëtë për të më fyer, duke u paraqitur tym blatimi+ dhe duke u shërbyer perëndive të tjera që nuk i kishit njohur, as ju, as etërit tuaj.+
4 E unë ju dërgova vazhdimisht gjithë shërbëtorët e mi,+ profetët duke u çuar herët e duke thënë: ‘Ju lutem, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që e urrej.’+
5 Por ju nuk dëgjuat+ dhe as e kthyet veshin nga unë që të hiqnit dorë nga ligësia juaj e të mos u paraqitnit tym blatimi perëndive të tjera.+
6 Prandaj tërbimi dhe zemërimi im u zbraz, e dogji qytetet e Judës dhe rrugët e Jerusalemit.+ Ato u bënë gërmadhë, një shkreti, siç janë sot.+
7 Dhe tani kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Pse po i sillni një gjëmë të madhe shpirtit tuaj,+ që të shfarosni nga mesi juaj burrin e gruan, fëmijën e foshnjën e gjirit,+ nga mesi i Judës, e të mos lini një mbetje?
8 E këtë e bëni duke më fyer me veprat e duarve tuaja kur u paraqitni tym blatimi perëndive të tjera+ në vendin e Egjiptit, ku po hyni për të banuar si të huaj. Kështu do të shkaktoni shfarosjen tuaj dhe do të bëheni një poshtërim, e do t’ju përdorin si mallkim mes gjithë kombeve të botës.+
9 Vallë i keni harruar veprat e liga të etërve tuaj,+ të mbretërve të Judës,+ të grave të tyre,+ si dhe veprat tuaja të liga e të grave tuaja+ që keni bërë në vendin e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit?
10 Edhe sot e kësaj dite ju nuk jeni penduar,+ nuk keni pasur frikë+ dhe as keni ecur në ligjin+ dhe në normat që vura para jush dhe para paraardhësve tuaj.’+
11 Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja unë po e kthej fytyrën kundër jush për t’ju sjellë gjëmën dhe për të shfarosur gjithë Judën.+
12 Do ta zë mbetjen e Judës që vendosën të hynin* në Egjipt për të banuar atje si të huaj,+ dhe të gjithë ata do të marrin fund në vendin e Egjiptit.+ Do të bien nga shpata, nga zia e bukës+ do të marrin fund, i madh e i vogël; do të vdesin nga shpata dhe nga zia e bukës. Ata do të bëhen që t’i përdorin si mallkim, të ngjallin habi dhe të jenë një poshtërim.+
13 Unë do t’u kërkoj llogari atyre që banojnë në Egjipt, ashtu siç i kërkova llogari Jerusalemit, me shpatë, me zi buke dhe me murtajë.+
14 Asnjë nga ata të mbetjes së Judës që po hyjnë për të banuar si të huaj në vendin e Egjiptit,+ nuk do të shpëtojë dhe as do të mbijetojë. Nuk do të kthehen në Judë, pra, në vendin ku ata dëshirojnë me shpirt të banojnë.+ Jo, përveç një grushti të shpëtuarish, nuk do të kthehen më.’”»
15 Atëherë gjithë burrat që e dinin se gratë e tyre u paraqitnin tym blatimi perëndive të tjera,+ tërë gratë që po qëndronin si një kongregacion i madh, dhe gjithë populli që banonte në Egjipt,+ në Patros,+ iu përgjigjën Jeremisë:
16 «Nuk do ta dëgjojmë fjalën që na the në emër të Jehovait.+
17 Përkundrazi do të zbatojmë çdo fjalë që ka dalë nga goja jonë:+ do t’i paraqitim tym blatimi ‘mbretëreshës së qiejve’+ dhe do të derdhim blatime në pije për të,+ tamam siç bëmë ne,+ paraardhësit,+ mbretërit+ e princat tanë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit. Atëherë ngopeshim me bukë dhe ishim mjaft mirë, e nuk shihnim me sy asnjë gjëmë.+
18 Por që kur nuk i paraqitëm më tym blatimi ‘mbretëreshës së qiejve’+ dhe nuk derdhëm më blatim në pije për të, na ka munguar çdo gjë, dhe na ka ardhur fundi nga shpata e nga zia e bukës.+
19 Po ashtu, kur i paraqitnim tym blatimi ‘mbretëreshës së qiejve’+ dhe derdhnim blatim në pije për të,+ vallë pa i pyetur burrat tanë bëmë për të kuleç flijimi sipas shëmbëlltyrës së saj dhe derdhëm blatime në pije për të?»+
20 Atëherë Jeremia i tha tërë popullit, burrave, grave dhe gjithë njerëzve, të cilët iu përgjigjën atij:
21 «A nuk e kujtoi Jehovai dhe a nuk i erdhi ndër mend*+ atij tymi i blatimit, që paraqitët në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit,+ ju,+ paraardhësit,+ mbretërit,+ princat tuaj+ dhe populli i vendit?
22 Në fund Jehovai nuk duroi dot më, për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja, për shkak të gjërave të neveritshme që bëtë,+ prandaj vendi juaj u bë një shkreti, për të ngjallur habi dhe që ta përdorin si mallkim, pa asnjë banor, siç është sot.+
23 Ngaqë paraqitët tym blatimi+ dhe mëkatuat kundër Jehovait+ e nuk iu bindët zërit të Jehovait,+ nuk ecët sipas ligjit,+ normave dhe përkujtuesve të tij, ja pse ju ka rënë kjo gjëmë sot.»+
24 E Jeremia i tha më tej tërë popullit dhe gjithë grave: «Dëgjoni fjalën e Jehovait, tërë ju të Judës që jeni në vendin e Egjiptit.+
25 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ju, o burra, bashkë me nuset tuaja,+ si edhe ju, o gra, thoni me gojën tuaj (dhe me duart tuaja i kryeni): ‘Do t’i mbajmë me çdo kusht zotimet që kemi bërë,+ për t’i paraqitur tym blatimi “mbretëreshës së qiejve”+ dhe për të derdhur blatim në pije për të.’+ Ju, o gra, do t’i përmbushni zotimet tuaja dhe do t’i mbani ato.
26 Prandaj dëgjoni fjalën e Jehovait të gjithë ju të Judës që banoni në Egjipt:+ ‘Jam betuar për emrin tim,+—thotë Jehovai,—se në gjithë vendin e Egjiptit emri im nuk do të thirret më nga asnjë njeri i Judës+ që të thotë: “Siç është e vërtetë që Zotëria Sovran Jehova rron!”+
27 Ja, unë do të vigjiloj mbi ta për t’u sjellë gjëmën, e jo të mirën,+ dhe tërë njerëzit e Judës që janë në Egjipt do të marrin fund nga shpata dhe nga zia e bukës, derisa të zhduken fare.+
28 Ata që do t’i shpëtojnë shpatës dhe do të kthehen nga vendi i Egjiptit në vendin e Judës, do të jenë pak fare.+ Dhe gjithë ata të mbetjes së Judës që po hyjnë në Egjipt për të banuar si të huaj, kanë për ta marrë vesh se fjala e kujt do të dalë e vërtetë: fjala ime apo e tyrja.+
29 Dhe kjo është shenja për ju,+—thotë Jehovai,—se do të drejtoj vëmendjen kundër jush në këtë vend, që ta merrni vesh se fjalët e mia do të vërtetohen se s’bën kundër jush për gjëmën.+
30 Kështu thotë Jehovai: ‘Faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit,+ do ta jap në duart e armiqve dhe në duart e atyre që kërkojnë shpirtin e tij,+ ashtu si Zedekinë, mbretin e Judës, e dhashë në duart e Nabukodrezarit, mbretit të Babilonisë, atij që ishte armiku dhe që kërkonte shpirtin e tij.’”»+