Jeremia 47:1-7
47 Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai profetit Jeremia për filistinët,+ përpara se faraoni të godiste Gazën.+
2 Kështu tha Jehovai:«Ja, po vijnë ujëra+ nga veriu,+ dhe janë bërë një përrua përmbytës. Ato do të përmbytin vendin dhe gjithçka që është në të, qytetin dhe ata që banojnë në të.+ Burrat do të bërtasin, dhe kushdo që banon në vend, do të ulërijë.+
3 Nga zhurma e përplasjes së thundrave të hamshorëve të vet,+ nga rrapëllima e karrocave të tij të luftës,+ nga rrëmuja e rrotave të tij,+ etërit nuk do të kthehen te bijtë, ngaqë do t’i ketë lëshuar zemra,*
4 për shkak të ditës që do të vijë, që të plaçkiten gjithë filistinët,+ që të shfaroset në Tir+ dhe në Sidon+ çdo i mbijetuar që i ndihmonte.+ Sepse Jehovai do t’i plaçkitë filistinët,+ mbetjen e atyre që erdhën nga ishulli i Kaftorit.+
5 Gaza+ do të bëhet e shogët,+ kurse Ashkeloni+ dergjet i rrënuar. O mbetje e ultësirës së tyre, deri kur do të bësh prerje në trup?+
6 O shpatë e Jehovait,+ deri kur nuk do të rrish e qetë? Futu në mill.+ Pusho dhe hesht!
7 Si mund të rrijë ajo e qetë, kur vetë Jehovai i ka dhënë një urdhër? Është për Ashkelonin dhe për bregun e detit.+ Atje e ka caktuar ai të jetë.»