Jeremia 6:1-30

6  O bij të Beniaminit, gjeni strehë gjetkë e ikni nga Jerusalemi, bjerini bririt+ në Tekoa.+ Ngrini një sinjal me zjarr në Beth-Hakerem,+ sepse nga veriu po kanoset një gjëmë, po, një shkatërrim i madh.+  Bija e Sionit i ngjan një gruaje të hijshme dhe sqimatare.+  Tek ajo shkuan barinjtë me kopetë. I ngritën tendat rreth e përqark kundër saj.+ Kullotën secili në pjesën e vet.+  Kundër saj shpallën* luftë:+ «Çohuni e le të ngjitemi në mesditë!»+«Ah, sa keq, sepse dita ka mbaruar e po bie mugëtira e mbrëmjes!»  «Çohuni, le të ngjitemi natën dhe t’i rrënojmë kullat e saj të banimit!»+  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Pritni dru+ dhe ngrini një ledh+ kundër Jerusalemit. Ai është qyteti që i duhet kërkuar llogari.+ Në mesin e tij nuk ka veçse shtypje.+  Ashtu si një sternë e mban ujin të freskët, po kështu ai e mban ligësinë e tij brenda vetes. Në të dëgjohet dhuna e plaçkitja.+ Sëmundja dhe plaga janë përpara meje vazhdimisht.  Ndrequ,+ o Jerusalem, që shpirti im të mos largohet i neveritur nga ti,+ dhe që të mos të kthej në një shkreti, në një vend të pabanuar.»+  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Ata do ta mbledhin mbetjen e Izraelit siç mblidhet ajo që ka mbetur pasi vilet rrushi.+ Vëre dorën përsëri si dikush që mbledh rrush nga dredhat e hardhisë.» 10  «Cilëve t’u flas e t’i paralajmëroj, që të më dëgjojnë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë, prandaj nuk mund të kushtojnë vëmendje.+ Ata tallen+ me fjalën e Jehovait dhe nuk gjejnë dot kënaqësi në të.+ 11  Unë vloj nga tërbimi ashtu si Jehovai. Jam lodhur duke ndenjur në heshtje.»+«Zbraze mbi fëmijët në rrugë+ dhe mbi grupet e të rinjve njëkohësisht. Të gjithë ata do të merren, burri bashkë me të shoqen, i moshuari bashkë me atë që është plot ditë.+ 12  Shtëpitë e tyre kanë për t’u bërë pronë e të tjerëve, po kështu edhe arat e gratë.+ Unë do ta shtrij dorën kundër banorëve të vendit,—thotë Jehovai.+ 13  Sepse nga më i vogli e deri te më i madhi, secili nxjerr fitim të padrejtë+ dhe që nga profeti e deri te prifti, secili vepron me dredhi.+ 14  Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko shembjen e popullit tim,+ duke thënë: ‘Ka paqe! Ka paqe!’, kur paqe s’ka.+ 15  Vallë, a u erdhi turp, ngaqë kishin bërë diçka të neveritshme?+ Le që nuk u erdhi aspak turp, por as e dinë ç’është turpi.+ Prandaj do të bien mes atyre që po bien.+ Kur t’u kërkoj llogari, do t’u merren këmbët»,—thotë Jehovai. 16  Kështu thotë Jehovai: «Rrini nëpër rrugë pa lëvizur dhe shihni. Pyetni për rrugët e kohëve më parë se ku është udha e mirë+ dhe ecni në të+ e gjeni prehje për shpirtrat tuaj.»+ Por ju u përgjigjët: «Ne nuk do të ecim në të.»+ 17  «Atëherë unë vura mbi ju roja+ e ju thashë: ‘Kushtojini vëmendje tingullit të bririt!’»+ Por ju thatë: «Ne nuk do të kushtojmë vëmendje.»+ 18  «Prandaj dëgjoni, o kombe! Merre vesh, o asamble se ç’do t’u ndodhë atyre! 19  Dëgjo, o tokë! Ja, unë po sjell një gjëmë mbi këtë popull,+ si fryt të mendimeve të tyre,+ sepse nuk u kushtuan vëmendje fjalëve të mia dhe e hodhën poshtë ligjin tim.+ 20  Ç’më duhet që më sillni temjan të bardhë nga Sheba+ dhe kallam erëmirë nga vendi i largët? Blatimet tuaja të plota të djegura nuk më sjellin asnjë kënaqësi+ dhe flijimet tuaja nuk më pëlqejnë.»+ 21  Prandaj, kështu thotë Jehovai: «Ja, unë do të vë për këtë popull gurë pengese,+ dhe ata do të pengohen, etër dhe bij bashkë, fqinji dhe shoku i tij do të marrin fund.»+ 22  Kështu thotë Jehovai: «Ja, po vjen një popull nga vendi i veriut, dhe nga viset më të largëta të tokës do të zgjohet një komb i madh.+ 23  Ata do të rrokin harkun dhe ushtën.+ Janë një komb mizor dhe nuk do të ndiejnë aspak keqardhje. Zëri i tyre do të oshtijë si deti+ dhe ata do të kalërojnë kuajt.+ Ai komb është rreshtuar për betejë si një luftëtar kundër teje, o bijë e Sionit.»+ 24  Ne kemi dëgjuar lajmin për të. Na ka lëshuar zemra.*+ Na ka zënë ankthi, dhembje si të gruas që lind.+ 25  Mos dil jashtë në arë e mos ec as në rrugë, sepse të pret shpata e armikut. Ka tmerr rreth e qark.+ 26  O bijë e popullit tim, vishu me copë thesi+ dhe zhgërryhu në hi.+ Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+ sepse plaçkitësi do të vijë befas drejt nesh.+ 27  «Unë të kam bërë provues metali në mes të popullit tim, një që bën kërkim të hollësishëm, dhe ti do të vëresh e do të hetosh udhën e tyre.+ 28  Të gjithë ata janë njerëzit më kokëfortë,+ që enden si shpifës,+ janë si bakër dhe hekur. Janë të gjithë njerëz që sjellin shkatërrim.+ 29  Gjyryku+ është zhuritur nga nxehtësia. Nga zjarri del veçse plumb.+ Më kot është bërë një rafinim i fuqishëm. Ata që janë të këqinj, nuk janë ndarë veç.+ 30  Njerëzit do t’i quajnë argjend i flakur,+ sepse Jehovai i ka flakur tej.»+

Shënimet

Ose «shenjtëruan».
Fjalë për fjalë «na janë lëshuar duart».