Jeremia 9:1-26
9 Ah, sikur koka ime të ishte si ujërat dhe sikur sytë e mi të ishin si burim lotësh!+ Atëherë do të qaja ditë e natë për të vrarët e bijës së popullit tim.+
2 Ah, sikur të kisha një strehë udhëtarësh në shkretëtirë!+ Atëherë do ta lija popullin tim e do të ikja prej tyre, sepse janë të gjithë kurorëshkelës,+ një asamble të pabesësh.+
3 E tendosin gjuhën si harkun, për të lëshuar gënjeshtra,+ por lidhur me besnikërinë nuk janë të fuqishëm në vend.«Ata bënë të këqija njëra pas tjetrës dhe më shpërfillën,+—thotë Jehovai.
4 Ruhuni secili nga shoku i vet+ dhe mos kini fare besim tek asnjë nga vëllezërit tuaj.+ Sepse edhe vëllai do t’ju zinte vendin me marifet,+ edhe shoku do të sillej lart e poshtë si një shpifës.+
5 Ata tallen secili me shokun e vet+ dhe nuk thonë asgjë të vërtetë. E kanë mësuar gjuhën që të thotë gënjeshtra.+ Janë lodhur ngaqë bëjnë vetëm të këqija.+
6 Ti banon i rrethuar nga mashtrimi.+ Ngaqë ata bëjnë mashtrime, nuk kanë pranuar të më njohin»,+—thotë Jehovai.
7 Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Ja, unë do t’i shkrij dhe do t’i hetoj,+ sepse si të veproj ndryshe me bijën e popullit tim?+
8 Gjuha e tyre është një shigjetë vdekjeprurëse.+ Ajo thotë mashtrime. Me gojë dikush i thotë fjalë paqeje shokut të vet, por me mendje i vë pritë.+
9 A nuk duhet t’u kërkoj llogari unë për shkak të këtyre gjërave?—thotë Jehovai.—Dhe, a nuk duhet të hakmerret shpirti im ndaj një kombi si ky?+
10 Unë do të qaj e do të vajtoj+ në male dhe do t’ia nis një kënge të përvajshme në kullotat e vendeve të shkreta. Sepse ato do të digjen+ e nuk do të kalojë njeri nëpër to, dhe njerëzit nuk do ta dëgjojnë zërin e bagëtisë.+ Zogjtë e qiellit dhe kafshët do të ikin, do të zhduken.+
11 Do ta bëj Jerusalemin pirgje gurësh,+ strofkë çakejsh,+ dhe qytetet e Judës do t’i bëj një vend të shkretë, pa asnjë banor.+
12 Cili njeri është i mençur, sa ta kuptojë këtë, po, cilit i ka folur Jehovai me gojën e vet, që ta tregojë?+ Pse duhet të marrë fund vendi, të digjet si shkretëtira e të mos kalojë askush në të?»+
13 E Jehovai tha: «Sepse lanë ligjin që ua dhashë ta kishin përpara syve dhe nuk iu bindën zërit tim e nuk ecën sipas atij ligji,+
14 por ecën me kokëfortësi, siç u donte zemra,+ dhe shkuan pas shëmbëlltyrave të Baalit,+ për të cilat i kishin mësuar etërit e tyre.+
15 Prandaj kështu i thotë këtij populli Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë do ta bëj këtë popull të hajë pelin+ dhe të pijë ujë të helmuar.+
16 Do t’i shpërndaj mes kombeve që as ata e as etërit e tyre nuk i njihnin+ dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, derisa t’i shfaros.’+
17 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Silluni me mend* dhe thirruni vajtueseve+ të vijnë. Dërgoni fjalë të vijnë edhe vajtueset më të zonja,+
18 që të nxitojnë dhe t’ia nisin një vajtimi për ne, e të na rrjedhin lot dhe sytë të na pikojnë.+
19 Se nga Sioni është dëgjuar zëri i vajtimit:+ ‘Oh, si jemi plaçkitur!+ Oh, sa turp na ka ardhur! Sepse kemi lënë vendin, sepse na i kanë rrëzuar banesat.’+
20 Por dëgjoni, o gra, fjalën e Jehovait dhe le të pranojë veshi juaj fjalën e gojës së tij. Pastaj mësojuni bijave tuaja një vajtim+ dhe çdo grua le t’i mësojë shoqes së vet një këngë të përvajshme.+
21 Sepse nga dritaret tona ka hyrë vdekja. Ajo ka hyrë brenda kullave tona të banimit, që të shfarosë fëmijën nga rruga, të riun nga sheshet.”+
22 Thuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Kufomat e njerëzve do të bien si pleh në arë dhe si një rresht me drithë të sapokorrur që është prapa korrësit dhe nuk e mbledh askush.’”»+
23 Kështu thotë Jehovai: «Le të mos mbahet me të madh i mençuri për mençurinë e tij+ dhe le të mos mbahet me të madh i fuqishmi për fuqinë e vet.+ Le të mos mbahet me të madh i pasuri për pasurinë e tij.+
24 Por ai që mbahet me të madh, le të mbahet me të madh sepse ka gjykim të thellë+ dhe njohuri për mua, Jehovain,+ që tregoj dashamirësi, që gjykoj me drejtësi dhe bëj atë që është e drejtë në tokë.+ Sepse kënaqem me këto gjëra,+—thotë Jehovai.
25 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—që do t’i kërkoj llogari cilitdo të rrethpreri, por që megjithatë është i parrethprerë.+
26 Do t’i kërkoj llogari Egjiptit,+ Judës,+ Edomit,+ bijve të Amonit,+ Moabit+ dhe gjithë atyre që i kanë flokët të prerë te tëmthat, të cilët banojnë në shkretëtirë,+ sepse tërë kombet janë të parrethprera dhe të gjithë ata të shtëpisë së Izraelit janë të parrethprerë në zemër.»+
Shënimet
^ Ose «me kuptueshmëri».