Joeli 2:1-32

2  «Bjerini bririt në Sion+ dhe lëshoni një britmë lufte+ në malin tim të shenjtë.+ Le të turbullohen gjithë banorët e vendit,+ sepse dita e Jehovait po vjen,+ ajo është afër!  Është një ditë errësire dhe zymtësie,+ një ditë resh dhe terri të zi. Është si drita e agimit e përhapur mbi male.+ Është një popull i shumtë dhe i fuqishëm.+ Si ky popull nuk ka pasur kurrë më parë+ dhe pas tij nuk ka për të pasur një tjetër ndër vite, brez pas brezi.  Përpara tij një zjarr ka gllabëruar+ dhe prapa tij një flakë përpin.+ Përpara tij vendi është si kopshti i Edenit,+ por prapa tij është një shkretëtirë e mjeruar, dhe atij nuk i shpëton asgjë.  Pamja e tij është si pamja e kuajve dhe vazhdon të vrapojë si kuajt e luftës.+  Ai vazhdon të kërcejë me zhurmë karrocash në majë të maleve,+ me zhurmën e një zjarri flakërues që gllabëron kashtën.+ Është si një popull i fuqishëm, i rreshtuar për betejë.+  Për shkak të tij popujt do të kenë dhembje të forta.+ Të gjitha fytyrat e tyre do të tregojnë ankth.+  Ata vrapojnë si burra të fuqishëm.+ I ngjiten murit si luftëtarë. Shkojnë secili në udhët e veta dhe nuk i ndërrojnë shtigjet e tyre.+  Nuk shtyhen me njëri-tjetrin. Vazhdojnë të shkojnë si një burrë në udhën e vet. Edhe sikur ndonjëri të bjerë nga shigjetat, të tjerët nuk e ndalin marshimin.  Turren në qytet. Vrapojnë mbi mur. Ngjiten nëpër shtëpi. Hyjnë si hajdutë nga dritaret. 10  Para tyre vendi është tundur, qiejt janë lëkundur. Vetë dielli dhe hëna janë errësuar+ dhe yjet kanë humbur shndritjen e tyre.+ 11  Jehovai vetë ka për ta lëshuar zërin+ para forcave të veta ushtarake,+ sepse kampi i tij është shumë i madh në numër.+ Sepse ai që përmbush fjalën e tij është i fuqishëm, sepse dita e Jehovait është e madhe+ dhe ngjall shumë frikë. Kush mund t’i bëjë ballë asaj?»+ 12  Jehovai thotë: «Tani, pra, kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj,+ me agjërime,+ me të qara e me vaje.+ 13  Shqyeni zemrat+ dhe jo rrobat.+ Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj, se ai është hirmadh e i mëshirshëm,+ nuk zemërohet shpejt+ e plot dashamirësi,+ dhe ka për t’i ardhur keq për shkak të gjëmës.+ 14  Kush e di në do të kthehet e do t’i vijë keq+ dhe do të lërë pas saj një bekim,+ një blatim në drithë dhe një blatim në pije për Jehovain, Perëndinë tuaj? 15  Bjerini bririt në Sion.+ Përgatituni për agjërim.+ Mblidhni një asamble solemne.+ 16  Mblidhni njerëzit. Shenjtëroni kongregacionin.+ Mblidhni së bashku të moshuarit. Mblidhni fëmijët dhe ata që janë në gji.+ Le të dalë dhëndri nga dhoma e tij e brendshme dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë. 17  Mes portikut dhe altarit+ le të qajnë priftërinjtë, shërbëtorët e Jehovait, dhe le të thonë: “T’u dhimbstë, o Jehova, populli yt dhe mos e bëj trashëgiminë tënde një poshtërim+ që kombet të sundojnë mbi ta! Përse duhet të thonë ndër popuj: ‘Ku është Perëndia i tyre?’”+ 18  Jehovai do të jetë i zellshëm për vendin e tij+ dhe do të tregojë dhembshuri për popullin e tij.+ 19  Jehovai do t’i përgjigjet e do t’i thotë popullit të tij: ‘Ja, po ju dërgoj drithë, verë të re e vaj dhe keni për t’u ngopur;+ nuk do t’ju bëj më një poshtërim mes kombeve.+ 20  Atë që vjen nga veriu+ do ta vë shumë larg jush. Do ta shpërndaj në një vend pa ujë dhe në një vend të shkretë, me fytyrë nga deti lindor+ dhe me shpinë nga deti perëndimor.+ Era e tij e qelbur do të ngrihet lart dhe kundërmimi i tij do të vazhdojë të ngrihet lart,+ sepse Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha.’ 21  Mos ki frikë, o tokë. Ji e gëzuar dhe ngazëllohu, sepse Jehovai do të bëjë gjëra të mëdha.+ 22  Mos kini frikë, o kafshë të fushës,+ sepse kullotat e shkretëtirës kanë për t’u gjelbëruar.+ Pema do të japë frytin e saj.+ Fiku dhe hardhia kanë për ta dhënë plotësisht frytin e tyre.+ 23  Edhe ju, o bij të Sionit, jini të gëzuar e ngazëllohuni falë Jehovait, Perëndisë tuaj,+ sepse ai ka për t’jua dhënë shiun e vjeshtës në masën e duhur.+ Do të sjellë mbi ju një rrebesh, shi vjeshte dhe shi pranvere, si më parë.+ 24  Lëmenjtë kanë për të qenë plot me drithë të qëruar dhe nga lugjet e shtypëseve ka për të gufuar vera e re dhe vaji.+ 25  Do t’ju dëmshpërblej për atë që në këto vite ju ka ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, furrtarja e zezë dhe vemja, forcat e mia të mëdha ushtarake që dërgova mes jush.+ 26  Do të hani, do të hani e do të ngopeni+ dhe keni për ta lëvduar emrin e Jehovait, Perëndisë tuaj,+ që ka vepruar me ju në mënyrë kaq të mrekullueshme+ dhe popullit tim nuk do t’i vijë turp kurrë më.+ 27  Keni për ta marrë vesh që unë jam në mes të Izraelit+ dhe që jam Jehovai, Perëndia juaj, dhe se nuk ka asnjë tjetër.+ Popullit tim nuk do t’i vijë turp kurrë më. 28  Pas kësaj do të derdh frymën time+ mbi çdo lloj njeriu+ dhe bijtë e bijat+ tuaja do të profetizojnë. Të moshuarit do të shohin ëndrra. Të rinjtë do të shohin vegime. 29  Ato ditë do të derdh frymën time madje edhe mbi shërbyesit dhe shërbyeset.+ 30  Do të bëj çudira në qiej+ dhe mbi tokë: gjak, zjarr dhe shtylla tymi.+ 31  Dielli do të errësohet+ dhe hëna do të kthehet në gjak+ para se të vijë dita e madhe dhe e frikshme e Jehovait.+ 32  Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë,+ sepse, ashtu si ka thënë Jehovai, do të ketë të shpëtuar në malin e Sionit,+ në Jerusalem dhe në mes të të mbijetuarve që Jehovai po i thërret.»+

Shënimet