Levitiku 12:1-8

12  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Në rast se një grua mbetet shtatzënë+ dhe lind një djalë, do të jetë e papastër për shtatë ditë. Do të jetë e papastër, si në ditët kur është me të përmuajshmet.+  Ditën e tetë, fëmijës do t’i rrethpritet mishi i lafshës.+  Gruaja do të rrijë në shtëpi për t’u pastruar nga gjaku edhe për tridhjetë e tri ditë të tjera. Nuk duhet të prekë asgjë të shenjtë dhe nuk duhet të hyjë në vendin e shenjtë, derisa të mbushë ditët e pastrimit.+  Por nëse lind vajzë, do të jetë e papastër për katërmbëdhjetë ditë, si atëherë kur është me të përmuajshmet. Ajo do të rrijë në shtëpi për t’u pastruar nga gjaku edhe për gjashtëdhjetë e gjashtë ditë të tjera.  Si të ketë mbushur ditët e pastrimit, si për djalin, edhe për vajzën, do t’i çojë priftit në hyrje të tendës së takimit një qengj motak si blatim të djegur+ dhe një zog pëllumbi ose një turtull+ si blatim për mëkatin.  Ai do t’ia paraqitë Jehovait dhe do të bëjë shlyerjen për të. Kështu ajo do të jetë e pastër nga gjakrrjedhja.+ Ky është ligji për gruan që lind një djalë a një vajzë.  Por nëse nuk i ka mundësitë të sjellë një qengj, le të sjellë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash,+ njërin si blatim të djegur dhe tjetrin si blatim për mëkatin. Prifti do të bëjë shlyerjen+ për të, dhe ajo do të jetë e pastër.’»

Shënimet