Levitiku 15:1-33

15  Jehovai u tha akoma Moisiut dhe Aaronit:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Në rast se dikush ka rrjedhje+ nga organi gjinor, rrjedhja e tij është e papastër.  Kjo rrjedhje do ta bëjë të papastër. Edhe nëse rrjedhja del nga organi gjinor, edhe nëse bllokohet në të, ai bëhet i papastër.  Çdo shtrat në të cilin shtrihet ai që ka rrjedhje, do të jetë i papastër, dhe çdo gjë në të cilën ulet, do të jetë e papastër.  Kushdo që prek shtratin e tij, duhet të lajë rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+  Kushdo që ulet atje ku ishte ulur ai që ka rrjedhje, duhet të lajë+ rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.  Kushdo që prek trupin e atij që ka rrjedhje,+ duhet të lajë rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+  Në rast se ai që ka rrjedhje, pështyn dikë të pastër, ky do të lajë rrobat, do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.  Shala+ në të cilën hipën ai që ka rrjedhje, do të jetë e papastër. 10  Kushdo që prek ndonjë gjë në të cilën ishte ulur ai, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje, dhe kush e lëviz atë gjë, do të lajë rrobat, do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 11  Nëse ai që ka rrjedhje,+ prek dikë pa i shpëlarë duart me ujë, ky do të lajë rrobat, do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 12  Ena e baltës që preket nga ai që ka rrjedhje, duhet të bëhet copë-copë,+ kurse ena e drurit+ do të shpëlahet me ujë. 13  Nëse ai që ka rrjedhje, pastrohet, do të llogaritë shtatë ditë për pastrimin.+ Pastaj do të lajë rrobat, do të lajë trupin me ujë burimi+ dhe do të jetë i pastër. 14  Ditën e tetë duhet të marrë dy turtuj+ ose dy zogj pëllumbash, të vijë para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit, dhe t’ia japë priftit. 15  Prifti do t’i paraqitë njërin si blatim për mëkatin, kurse tjetrin si blatim të djegur,+ dhe do të bëjë shlyerjen para Jehovait për rrjedhjen e tij. 16  Në rast se një burrë ka lëshim fare,+ ai do të lajë tërë trupin me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 17  Çdo rrobë ose lëkurë në të cilën ka rënë fara, do të lahet me ujë dhe do të jetë e papastër gjer në mbrëmje.+ 18  Nëse një burrë shtrihet me një grua dhe ka lëshim fare, ata do të lahen me ujë dhe do të jenë të papastër+ gjer në mbrëmje. 19  Në rast se një grua ka rrjedhje nga trupi, dhe kjo rrjedhje është gjak,+ ajo do të mbetet për shtatë ditë e papastër me të përmuajshmet,+ dhe kushdo që e prek, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 20  Gjithçka në të cilën shtrihet, kur është e papastër me të përmuajshmet, do të jetë e papastër,+ dhe gjithçka në të cilën ulet, do të jetë e papastër. 21  Kushdo që prek shtratin e saj, duhet të lajë rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+ 22  Kushdo që prek ndonjë gjë në të cilën ishte ulur ajo, duhet të lajë rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+ 23  Nëse ajo ishte ulur në shtrat ose në ndonjë gjë tjetër, kush i prek,+ do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 24  Nëse një burrë shtrihet me të dhe ndotet nga të përmuajshmet e saj,+ do të jetë i papastër për shtatë ditë, dhe çdo shtrat në të cilin shtrihet, do të jetë i papastër. 25  Nëse një gruaje i zgjat rrjedhja për shumë ditë,+ më tepër se koha e rregullt kur është e papastër me të përmuajshmet,+ ose në rast se fluksi zgjat më shumë se koha kur është e papastër me të përmuajshmet, tërë ditët, kur ka këtë rrjedhje të papastër, do të jenë si ditët kur është e papastër me të përmuajshmet. Ajo është e papastër. 26  Çdo shtrat në të cilin shtrihet gjatë ditëve që ka rrjedhje, do të jetë si shtrati ku shtrihet kur është e papastër me të përmuajshmet.+ Çdo gjë në të cilën ulet, do të jetë e papastër siç janë të papastra të përmuajshmet e saj. 27  Kushdo që i prek+ ato gjëra, do të jetë i papastër. Do të lajë rrobat, do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 28  Por nëse ajo është pastruar nga rrjedhja, do të numërojë shtatë ditë, e pastaj do të jetë e pastër.+ 29  Ditën e tetë duhet të marrë dy turtuj+ ose dy zogj pëllumbash, e do t’ia çojë priftit në hyrje të tendës së takimit.+ 30  Prifti do ta paraqitë njërin si blatim për mëkatin, kurse tjetrin si blatim të djegur,+ dhe do të bëjë shlyerjen+ para Jehovait për të, për rrjedhjen e saj të papastër. 31  Mbajini bijtë e Izraelit larg papastërtisë, që të mos vdesin në papastërtinë e tyre, ngaqë ndotin tabernakullin tim, që gjendet mes tyre.+ 32  Ky është ligji për burrin që ka një rrjedhje+ dhe për atë që ka lëshim fare,+ gjëra që e bëjnë të papastër, 33  për gruan që është e papastër me të përmuajshmet,+ për këdo që ka fluks,+ qoftë mashkull a femër, dhe për një burrë që shtrihet me një grua të papastër.’»

Shënimet