Levitiku 27:1-34

27  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Nëse dikush merr një zotim të veçantë,+ për t’i kushtuar ndonjë shpirt Jehovait, dhe jep vlerën e caktuar,  kjo vlerë duhet të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, sipas siklës së vendit të shenjtë, për një mashkull nga njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç.  Kurse për një femër, vlera e caktuar do të jetë tridhjetë sikla.  Për moshën pesë deri në njëzet vjeç, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë njëzet sikla dhe për femrën dhjetë sikla.  Për moshën nga një muaj deri në pesë vjeç, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë pesë+ sikla argjendi dhe për femrën tri sikla argjendi.  Për moshën gjashtëdhjetë vjeç e lart, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë pesëmbëdhjetë sikla dhe për femrën dhjetë sikla.  Por, nëse është shumë i varfër për të dhënë vlerën e caktuar,+ ai do ta çojë personin para priftit, që do të caktojë një vlerë.+ Prifti do të caktojë një vlerë, duke mbajtur parasysh mundësitë e atij që zotohet.+  Nëse kushton një kafshë si ato që i blatohen Jehovait, gjithçka që mund t’i japë Jehovait, do të jetë e shenjtë.+ 10  Nuk mund ta zëvendësojë ose ta këmbejë të mirën me një të keqe ose të keqen me një të mirë. Por, edhe sikur ta këmbente me një kafshë tjetër, qoftë ajo, qoftë kafsha me të cilën e këmbeu, do të jenë të shenjta. 11  Nëse është një kafshë e papastër,+ si ato që nuk i blatohen Jehovait,+ ai do ta çojë kafshën para priftit.+ 12  Prifti do të caktojë një vlerë për të, sido që të jetë kafsha, e mirë a e keqe. Vlera e caktuar+ do të jetë sa ta vendosë prifti. 13  Sikur të dojë ta riblejë, do t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën+ e saj. 14  Në rast se shenjtëron shtëpinë e tij si një gjë të shenjtë për Jehovain, prifti do të caktojë vlerën e saj, sido që të jetë shtëpia, e mirë a e keqe.+ Ajo do të kushtojë aq sa t’ia caktojë vlerën prifti. 15  Nëse ai që shenjtëron shtëpinë, dëshiron ta riblejë, do t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën e saj,+ dhe shtëpia do të bëhet e tija. 16  Nëse i shenjtëron Jehovait një pjesë të arës që e ka pronën e vet,+ vlera do të caktohet sipas farës që do të mbillet: po të mbillet me një homer+ farë elbi, ajo kushton pesëdhjetë sikla argjendi. 17  Në rast se ai e shenjtëron në vitin e Jubileut,+ ara do të kushtojë sa vlera e caktuar. 18  Në rast se e shenjtëron pas Jubileut, prifti do të llogaritë çmimin e saj, sipas viteve që kanë mbetur deri në Jubileun tjetër, duke i bërë një zbritje vlerës së caktuar.+ 19  Por, edhe sikur ai që e shenjtëron ta riblejë arën, do t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën e saj, dhe ajo do të bëhet prapë e tija.+ 20  Nëse ai nuk e riblen arën, dhe ndërkohë ajo i shitet dikujt tjetër, ajo arë nuk mund të riblihet më. 21  Pasi ara të mbetet e lirë në Jubile, do të jetë e shenjtë për Jehovain, si një arë e kushtuar.+ Ajo do të bëhet pronë e priftit.+ 22  Nëse i shenjtëron Jehovait një arë të blerë, që nuk e ka pronën e vet,+ 23  prifti do të llogaritë vlerën e saj, sipas viteve deri në Jubile, dhe po atë ditë ai do t’i japë priftit vlerën e caktuar.+ Është një gjë e shenjtë për Jehovain.+ 24  Vitin e Jubileut ara do t’i kthehet atij që iu ble, atij që e ka si pronë.+ 25  Çdo vlerë duhet matur me siklën e vendit të shenjtë, që është njëzet gera.+ 26  Askush nuk duhet të shenjtërojë pjellën e parë të kafshëve, sepse tashmë ajo është e Jehovait.+ Qoftë nga bagëtia e trashë ose e imët, ajo i takon Jehovait.+ 27  Nëse është nga kafshët e papastra,+ dhe ai do që ta shpengojë sipas vlerës së caktuar, duhet të shtojë edhe një të pestën e vlerës.+ Por, nëse nuk e riblen, do të shitet sipas vlerës së caktuar. 28  Asgjë që dikush ia kushton Jehovait, nga gjërat e tij që janë caktuar për t’u shfarosur,+ qoftë nga njerëzit, kafshët ose arat që janë pronë e tij, nuk mund të shitet. Asnjë nga këto gjëra të kushtuara, nuk mund të riblihet.+ Është një gjë shumë e shenjtë për Jehovain. 29  Asnjë njeri i kushtuar, që është caktuar për t’u shfarosur, nuk mund të shpengohet.+ Duhet të vritet patjetër.+ 30  E dhjeta+ e tokës, qoftë nga prodhimi i saj, qoftë nga frytet e pemëve, i takon Jehovait. Është një gjë e shenjtë për Jehovain. 31  Sikur dikush të dojë të riblejë të dhjetën, duhet të shtojë edhe një të pestën.+ 32  E dhjeta e bagëtisë së imët dhe të trashë, domethënë një në çdo dhjetë kokë që kalon nën kërrabën e bariut,+ do të jetë e shenjtë për Jehovain. 33  Nuk duhet ta shohë në është e mirë a e keqe, e nuk duhet as ta këmbejë. Por, edhe sikur ta këmbente me një tjetër, qoftë ajo, qoftë kafsha me të cilën e këmbeu, do të jenë të shenjta.+ Nuk do të riblihen.’» 34  Këto janë urdhërimet+ që i dha Jehovai Moisiut në malin e Sinait për bijtë e Izraelit.+

Shënimet