Levitiku 4:1-35

4  Jehovai i tha Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ja ç’duhet bërë kur një shpirt+ mëkaton pa dashje+ në ndonjë gjë që Jehovai urdhëron të mos bëhet, por ai e bën:  Nëse mëkaton prifti i mirosur,+ dhe kështu faji+ bie mbi popullin, ai duhet t’i paraqitë Jehovait si blatim për mëkatin+ që ka kryer, një dem të ri e të shëndetshëm.  Do ta çojë demin para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit,+ do të vërë dorën mbi kokën e demit+ dhe do ta therë para Jehovait.  Pastaj prifti i mirosur+ do të marrë ca nga gjaku i demit dhe do ta çojë në tendën e takimit.  Prifti do ta ngjyejë gishtin+ me gjak dhe, para Jehovait, do të spërkatë me të shtatë herë+ tokën para perdes së vendit të shenjtë.  Pastaj, para Jehovait, ai do të vërë ca gjak te brirët+ e altarit të temjanit aromatik, që është në tendën e takimit, dhe pjesën tjetër të gjakut të demit do ta derdhë rrëzë+ altarit të blatimeve të djegura, që është në hyrje të tendës së takimit.  Nga dhjami i demit që paraqitet si blatim për mëkatin, do të marrë dhjamin që mbështjell zorrët, po, gjithë dhjamin që i vesh ato,+  dhe dy veshkat bashkë me dhjamin që i vesh ato, me dhjamin që gjendet tek ijët. Kurse rizën që mbështjell mëlçinë, do ta heqë bashkë me veshkat.+ 10  Prej tij do të marrë po atë që i merret demit që paraqitet si flijim në bashkësi.+ Të gjitha këto prifti do t’i vërë të digjen mbi altarin e blatimeve të djegura.+ 11  Kurse lëkurën e demit, trupin e tij bashkë me kokën, këmbët, zorrët dhe bajgat,+ 12  do t’i çojë në një nga rrethinat e kampit,+ në një vend të pastër ku hidhet hiri i lyrosur,+ dhe do ta djegë gjithë demin në zjarrin e druve.+ Ai do të digjet atje ku hidhet hiri i lyrosur. 13  Nëse tërë asambleja e Izraelit bën një gabim+ dhe kongregacioni nuk e ka kuptuar që ka bërë një gjë që Jehovai urdhëron të mos bëhet, e kështu është fajtor,+ 14  por më pas e kupton+ që ka mëkatuar duke e shkelur atë urdhërim, atëherë kongregacioni do të paraqitë një dem të ri si blatim për mëkatin, dhe do ta çojë para tendës së takimit. 15  Para Jehovait, pleqtë e asamblesë do të vënë dorën mbi kokën e demit,+ dhe demi do të theret para Jehovait. 16  Pastaj prifti i mirosur+ do të çojë ca nga gjaku i demit në tendën e takimit.+ 17  Prifti do ta ngjyejë gishtin me gjak dhe me të do të spërkatë, para Jehovait, shtatë herë tokën para perdes.+ 18  Pastaj ai do të vërë ca gjak te brirët e altarit+ që është para Jehovait e që gjendet në tendën e takimit, dhe pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit të blatimeve të djegura,+ që gjendet në hyrje të tendës së takimit. 19  Do të marrë gjithë dhjamin e demit dhe do ta vërë të digjet mbi altar.+ 20  Me këtë dem do të bëjë siç bëri me tjetrin që u paraqit si blatim për mëkatin; do të bëjë të njëjtën gjë. Kështu, prifti do të bëjë shlyerjen+ për popullin, dhe ai do të falet. 21  Demi do të çohet në një nga rrethinat e kampit dhe prifti do ta djegë si dogji demin+ e parë. Ky është blatimi për mëkatin që bëhet për kongregacionin.+ 22  Kur mëkaton një prijës,+ duke bërë pa dashje ndonjë nga gjërat që Jehovai, Perëndia i tij, urdhëron të mos bëhen,+ e kështu është fajtor, 23  ose e kupton që ka kryer mëkat duke shkelur atë urdhërim,+ atëherë ai do të sjellë si blatim një kec mashkull+ e të shëndetshëm. 24  Do të vërë dorën mbi kokën+ e kecit, dhe do ta therë para Jehovait, atje ku theren gjithnjë blatimet e djegura.+ Ky është një blatim për mëkatin.+ 25  Prifti do të marrë me gisht ca nga gjaku i blatimit për mëkatin e do ta vërë te brirët+ e altarit të blatimeve të djegura. Kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit të blatimeve të djegura. 26  Gjithë dhjamin e kecit do ta vërë të digjet mbi altar, siç vë dhjamin e flijimit në bashkësi.+ Prifti do të bëjë shlyerjen për mëkatin e tij,+ dhe ai do të falet. 27  Nëse dikush nga populli mëkaton pa dashje, duke bërë ndonjë nga gjërat që Jehovai urdhëron të mos bëhen, e kështu është fajtor,+ 28  ose e kupton që ka kryer mëkat, atëherë ai do të sjellë si blatim një kec femër+ e të shëndetshëm për mëkatin që ka kryer. 29  Do të vërë dorën mbi kokën+ e blatimit për mëkatin dhe do ta therë atë në të njëjtin vend ku theret blatimi i djegur.+ 30  Prifti do të marrë me gisht ca gjak e do ta vërë te brirët+ e altarit të blatimeve të djegura. Kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit.+ 31  Do të heqë gjithë dhjamin,+ siç ia hoqi flijimit në bashkësi,+ dhe do ta vërë të digjet në altar, si aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ Kështu, prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ai do të falet.+ 32  Por nëse do të paraqitë një qengj+ si blatim për mëkatin, ai duhet të sjellë një qengj femër e të shëndetshëm.+ 33  Do të vërë dorën mbi kokën e blatimit për mëkatin dhe do ta therë si blatim për mëkatin, atje ku theren gjithnjë blatimet e djegura.+ 34  Prifti do të marrë me gisht ca nga gjaku i blatimit për mëkatin e do ta vërë te brirët e altarit të blatimeve të djegura.+ Kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit. 35  Do të heqë gjithë dhjamin, siç i hiqet gjithnjë qengjit që paraqitet si flijim në bashkësi, dhe do ta vërë të digjet në altar mbi flijimet që bëhen me zjarr+ për Jehovain. Kështu, prifti do të bëjë shlyerjen+ për të, për mëkatin që ka kryer, dhe ai do të falet.+

Shënimet