Levitiku 5:1-19
5 Në rast se një shpirt+ është dëshmitar i një mallkimi të bërë haptas,+ qoftë që e ka parë vetë a e ka marrë vesh nga të tjerë, dhe nuk tregon,+ ai po mëkaton dhe do të përgjigjet për fajin e vet.
2 Nëse një shpirt prek trupin e ngordhur të një kafshe të egër të papastër, trupin e ngordhur të një kafshe shtëpiake të papastër ose trupin e ngordhur të ndonjë krijese të papastër nga ato që lëvizin në tufa,+ edhe nëse e ka bërë pa e ditur,+ prapëseprapë ai është i papastër dhe fajtor.+
3 Ose në rast se prek papastërtinë e një njeriu, çfarëdolloj gjëje që mund ta bëjë të papastër,+ edhe nëse e ka bërë pa e ditur, por e kupton më pas, ai është fajtor.
4 Në rast se një shpirt betohet e thotë diçka me buzët e tij pa u menduar+ se do të bëjë mirë ose keq,+ në lidhje me gjithçka që një njeri mund të thotë pa u menduar në një betim,+ edhe nëse e ka bërë pa i ditur pasojat dhe i kupton më pas, ai është fajtor për ato që ka thënë pa u menduar.
5 Në rast se ai është fajtor, në lidhje me ndonjë nga këto gjëra, do të rrëfejë+ mëkatin që ka bërë.
6 Do të sjellë blatimin për fajin+ para Jehovait për mëkatin që ka kryer, pra do të sjellë një femër nga bagëtia e imët, qengj ose kec,+ si blatim për mëkatin. Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për mëkatin e tij.+
7 Por nëse nuk i ka mundësitë të sjellë një kafshë nga bagëtia e imët,+ do të sjellë para Jehovait për mëkatin që ka kryer, dy turtuj+ ose dy zogj pëllumbash si blatim për fajin: njërin si blatim për mëkatin+ dhe tjetrin si blatim të djegur.
8 Do t’i çojë te prifti, i cili do të paraqitë në fillim atë që është blatim për mëkatin. Ai do t’i presë gushën me thua,+ në pjesën e përparme të qafës, por nuk duhet t’ia këputë kokën.
9 Do të spërkatë faqen anësore të altarit me ca nga gjaku i blatimit për mëkatin, kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit.+ Ky është një blatim për mëkatin.
10 Kurse tjetrin do ta paraqitë si blatim të djegur, sipas rregullave të caktuara.+ Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen+ për të, për mëkatin që ka kryer, dhe ai do të falet.+
11 Por nëse nuk i ka mundësitë+ të sjellë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash, do të sjellë një të dhjetën e një efe+ majë mielli si blatim për mëkatin që ka kryer. Nuk do të vërë mbi të vaj+ dhe as temjan të bardhë, sepse ky është një blatim për mëkatin.+
12 Do t’ia çojë priftit, që do të marrë një grusht prej tij, si kujtim+ të këtij blatimi, dhe do ta vërë të digjet në altar mbi blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.+ Ky është një blatim për mëkatin.+
13 Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen+ për të, për mëkatin që ka kryer, për cilindo prej tyre, dhe ai do të falet. Pjesa tjetër e blatimit do t’i takojë priftit,+ ashtu si bëhet me blatimet në drithë.’»
14 Jehovai i tha akoma Moisiut:
15 «Në rast se një shpirt tregohet i pabesë, duke mëkatuar pa dashje kundër gjërave të shenjta të Jehovait,+ atëherë do t’i sjellë Jehovait si blatim për fajin+ një dash të shëndetshëm nga kopeja, që përkon me vlerën e llogaritur në sikla argjendi,+ sipas siklës së vendit të shenjtë.
16 Do të paguajë dëmshpërblimin për mëkatin që ka kryer kundër vendit të shenjtë, dhe do t’i shtojë një të pestën+ e vlerës. Do t’ia japë priftit që të bëjë shlyerjen+ për të me dashin e blatimit për fajin, dhe ai do të falet.+
17 Nëse një shpirt mëkaton, duke bërë ndonjë nga gjërat që Jehovai urdhëron të mos bëhen, edhe pse e ka bërë pa e kuptuar,+ prapëseprapë ai është fajtor dhe do të përgjigjet për fajin e tij.+
18 Si blatim për fajin do të sjellë te prifti një dash të shëndetshëm nga kopeja, që përkon me vlerën e llogaritur.+ Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen+ për të, për gabimin që ka bërë pa dashje, edhe pse e ka bërë pa e kuptuar, dhe ai do të falet.+
19 Ky është një blatim për fajin. Ai është patjetër fajtor+ para Jehovait.»