Luka 10:1-42
10 Pas këtyre gjërave, Zotëria caktoi shtatëdhjetë+ dishepuj të tjerë dhe i dërgoi përpara dy e nga dy+ në çdo qytet dhe vend ku do të shkonte vetë.
2 Pastaj nisi t’u thoshte: «Të korrat+ janë vërtet të mëdha, por punëtorët+ janë pak. Prandaj, lutjuni+ Zotërisë së të korrave të dërgojë punëtorë+ në të korrat e veta.
3 Shkoni. Unë po ju dërgoj si qengja+ mes ujqërve.
4 Mos merrni me vete as qese, as trastë,+ as sandale dhe mos rrini të përqafoheni+ me të tjerët kur të përshëndeteni rrugës.
5 Kudo që të hyni në një shtëpi, më parë thoni: ‘Paqja qoftë në këtë shtëpi!’+
6 E nëse atje ka një mik të paqes, paqja juaj do të prehet mbi të.+ Por, nëse nuk ka, ajo do t’ju kthehet juve.+
7 Rrini në atë shtëpi+ dhe hani e pini ç’t’u japin ata,+ sepse punëtori e meriton pagën e vet.+ Mos shkoni sa nga një shtëpi në tjetrën.+
8 Kudo që të hyni në një qytet e t’ju presin, hani gjërat që ju vënë përpara,
9 shëroni+ të sëmurët dhe thuajuni: ‘Mbretëria+ e Perëndisë ju është afruar.’
10 Por, nëse hyni në një qytet dhe ata nuk ju presin,+ dilni nëpër udhët e tij të gjera dhe thoni:
11 ‘Edhe pluhurin që na u ngjit nëpër këmbë në qytetin tuaj, po e shkundim si dëshmi kundër jush.+ Megjithatë, mbani mend këtë: mbretëria e Perëndisë është afruar.’
12 Unë po ju them se ajo ditë do të jetë më e lehtë për Sodomën,+ sesa për atë qytet.
13 Mjerë ti, Korazin!+ Mjerë ti, Betsaidë!+ Sepse po të ishin bërë në Tir dhe në Sidon veprat e fuqishme që u bënë te ju, ata do të ishin penduar kohë më parë dhe do të ishin ulur në hi, të veshur me copë thesi.+
14 Prandaj, në gjykim do të jetë më e lehtë për Tirin dhe Sidonin, se për ju.+
15 Po ti, o Kapernaum, mos vallë do të lartësohesh deri në qiell?+ Në Hades*+ do të zbresësh!
16 Ai që ju dëgjon+ ju, më dëgjon edhe mua. Ai që ju shpërfill ju, më shpërfill edhe mua. Ai që më shpërfill mua, shpërfill+ edhe atë që më dërgoi.»
17 Pastaj, të shtatëdhjetë dishepujt u kthyen të gëzuar dhe thanë: «Zotëri, edhe demonët na nënshtroheshin+ kur përdornim emrin tënd.»
18 Atëherë ai u tha: «Unë nisa ta shihja Satanain tashmë të rënë+ si rrufe nga qielli.
19 Ju kam dhënë autoritet të shkelni mbi gjarpërinj+ e akrepa+ dhe të ngadhnjeni mbi tërë fuqinë e armikut,+ dhe asgjë s’do t’ju dëmtojë kurrsesi.
20 Megjithatë, mos u gëzoni që frymërat ju nënshtrohen, por gëzohuni sepse emrat tuaj+ janë shkruar në qiej.»
21 Në atë çast, ai u mbush me gëzim+ e me frymë të shenjtë dhe tha: «Unë të lëvdoj publikisht, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ti ua ke fshehur me kujdes këto gjëra të mençurve+ e të zgjuarve dhe ua ke zbuluar fëmijëve. Po, o Atë, sepse ky ishte vullneti yt.
22 Ati im më ka dhënë gjithçka.+ Askush nuk e di se kush është Biri, përveç Atit,+ dhe askush nuk e di se kush është Ati, përveç Birit+ dhe atij që Biri dëshiron t’ia zbulojë.»
23 Atëherë u kthye nga dishepujt e vet dhe u tha veçmas: «Lum sytë që shohin gjërat që po shihni ju!+
24 Sepse unë po ju them: shumë profetë dhe mbretër dëshiruan t’i shihnin+ gjërat që po shihni ju, por nuk i panë, dhe të dëgjonin gjërat që po dëgjoni ju, por nuk i dëgjuan.»
25 Një njeri që e njihte mirë Ligjin,+ u çua që ta vinte në provë dhe e pyeti: «Mësues, ç’duhet të bëj, që të trashëgoj jetën e përhershme?»+
26 Ai ia ktheu: «Çfarë është shkruar në Ligj?+ Ç’ke kuptuar nga leximi?»
27 Ai iu përgjigj: «‘Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde’,+ si edhe ‘të afërmin tënd si veten’.»+
28 Ai i tha: «U përgjigje drejt. ‘Vazhdo ta zbatosh këtë, dhe do të marrësh jetë’.»+
29 Por, duke dashur të tregohej i drejtë, ky e pyeti Jezuin: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?»+
30 Jezui iu përgjigj: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko. Rrugës ra në duart e kusarëve, që e zhveshën dhe i hynë në dru. Pastaj ata ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur.
31 Rastësisht, në atë rrugë po zbriste një prift, i cili kur e pa, vazhdoi në anën tjetër.+
32 Në atë vend kaloi edhe një levit, i cili e pa dhe vazhdoi në anën tjetër.+
33 Nëpër atë rrugë po udhëtonte edhe një samaritan.+ Kur kaloi pranë tij, ai e pa dhe, i shtyrë nga keqardhja,
34 iu afrua, ia lidhi plagët dhe derdhi mbi to vaj dhe verë.+ Pastaj e hipi në kafshën e vet dhe e çoi në një han, ku u kujdes për të.
35 Të nesërmen nxori dy denarë, ia dha hanxhiut dhe i tha: ‘Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më tepër, do të ta paguaj kur të kthehem.’
36 Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërm+ i njeriut që ra në duart e kusarëve?»
37 Ai u përgjigj: «Ai që veproi me mëshirë+ me të.» Atëherë Jezui i tha: «Shko e bëj+ njëlloj edhe ti.»
38 Udhës Jezui hyri në një fshat. Atje, një grua që quhej Marta,+ e mikpriti në shtëpinë e vet.
39 Kjo grua kishte edhe një motër që quhej Mari, e cila ishte ulur te këmbët+ e Zotërisë dhe dëgjonte fjalët e tij.
40 Nga ana tjetër, Marta ishte e shpërqendruar+ ngaqë merrej me shumë punë. Ajo u afrua dhe i tha: «Zotëri, s’do t’ia dish që motra ime më ka lënë të merrem vetëm unë me punët?+ Thuaji të më ndihmojë edhe ajo.»
41 Zotëria iu përgjigj: «Martë, Martë, ti je në ankth+ dhe merakosesh për shumë gjëra.+
42 Por pak gjëra+ janë të nevojshme ose vetëm një. Maria zgjodhi pjesën e mirë+ dhe nuk do t’i hiqet.»
Shënimet
^ Shih Shtojcën 3B.