Luka 11:1-54

11  Një herë Jezui ishte në një vend dhe po lutej. Kur mbaroi, një nga dishepujt i tha: «Zotëri, na mëso si të lutemi,+ siç i mësoi edhe Gjoni dishepujt e vet.»+  Atëherë ai u tha: «Sa herë të luteni,+ thoni: ‘Atë, u shenjtëroftë emri yt.+ Ardhtë mbretëria jote.+  Na jep bukën+ për këtë ditë, sipas nevojës së ditës.  Na i fal mëkatet tona,+ sepse edhe ne i falim ata që mëkatojnë+ kundër nesh.* Dhe mos na ço në tundim.’»+  Pastaj u tha: «Ta zëmë se një nga ju ka një mik dhe shkon tek ai në mesnatë e i thotë: ‘Mik, më jep hua tri bukë,  sepse sapo më erdhi një mik nga një udhëtim dhe s’kam ç’t’i nxjerr.’  Dhe ky i përgjigjet nga brenda: ‘Mjaft më bezdise!+ Tashmë e kam mbyllur derën dhe fëmijët janë në shtrat me mua. Nuk çohem dot për të të dhënë ndonjë gjë.’  E pra, unë po ju them: edhe po të mos çohet që t’i japë ndonjë gjë ngaqë e ka mik, do të ngrihet patjetër dhe do t’i japë ç’i nevojitet, ngaqë tjetri ka këmbëngulur shumë.+  Prandaj po ju them: vazhdoni të kërkoni+ dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni+ dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet. 10  Sepse kush kërkon, merr;+ kush kërkon, gjen dhe kujt troket, do t’i hapet. 11  Vërtet, cili është ai baba që, po t’i kërkojë i biri+ një peshk, i jep në vend të peshkut një gjarpër? 12  Apo po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep? 13  Kështu pra, nëse ju, edhe pse të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj,+ aq më shumë Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë+ atyre që ia kërkojnë!» 14  Më vonë, ai po dëbonte një demon që i bënte njerëzit të pagojë.+ Kur demoni doli, i pagoji foli dhe turma u mrekullua. 15  Por disa nga ata thanë: «Ai i dëbon demonët me anë të Belzebubit, sundimtarit të demonëve.»+ 16  Kurse disa të tjerë donin ta tundonin, prandaj nisën t’i kërkonin një shenjë+ nga qielli. 17  Duke e ditur se ç’kishin në mendje,+ ai u tha: «Çdo mbretëri e përçarë, përfundon në shkretim dhe një shtëpi e përçarë, bie.+ 18  Prandaj, nëse Satanai është i përçarë, si do të qëndrojë mbretëria e tij?+ Sepse ju thoni që unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit. 19  Nëse unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit, me anë të kujt i dëbojnë bijtë tuaj?+ Për këtë arsye, ata do të jenë gjykatësit tuaj. 20  Por, nëse unë i dëboj demonët me anë të gishtit të Perëndisë,+ mbretëria e Perëndisë ju ka zënë në befasi.+ 21  Kur një burrë i fortë+ dhe i armatosur mirë e ruan pallatin e vet, zotërimet e tij janë të sigurta. 22  Por kur vjen kundër tij një tjetër që është më i fortë+ dhe e mund,+ i merr gjithë armët, te të cilat kishte besim dhe i ndan gjërat që i grabiti. 23  Ai që nuk është me mua, është kundër meje dhe ai që nuk mbledh me mua, shpërndan.+ 24  Kur një frymë e ndyrë del nga një njeri, kalon nëpër vende të thara, në kërkim të një vendi ku të pushojë, dhe kur nuk gjen asnjë, thotë: ‘Do të kthehem në shtëpinë nga dola.’+ 25  Kur arrin atje, e gjen të fshirë dhe të stolisur. 26  Atëherë shkon dhe merr me vete shtatë+ frymëra të ndryshme, më të liga se vetja, dhe hyjnë brenda e banojnë atje. Kështu përfundimisht gjendja e atij njeriu bëhet më e keqe se në fillim.»+ 27  Ndërsa ai po thoshte këto fjalë, një grua nga turma ngriti zërin dhe i tha: «Lum barku+ që të mbajti dhe gjinjtë ku u mënde!» 28  Por ai tha: «Jo, më mirë lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»+ 29  Kur po grumbulloheshin turmat, ai nisi të thoshte: «Ky brez është i lig dhe kërkon një shenjë,+ por nuk do t’i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së Jonait.+ 30  Ashtu si Jonai+ shërbeu si shenjë për ninevitët, po ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut për këtë brez. 31  Mbretëresha+ e jugut do të ringjallet me njerëzit e këtij brezi Ditën e Gjykimit dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga fundi i botës për të dëgjuar mençurinë e Solomonit. Por ja, këtu është dikush më i madh+ se Solomoni. 32  Njerëzit e Ninevisë do të ringjallen me këtë brez Ditën e Gjykimit dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan nga ajo që predikoi Jonai.+ Por ja, këtu është dikush më i madh+ se Jonai. 33  Askush nuk e ndez llambën, që ta futë në qilar ose nën shinik,* por e vë mbi mbajtësen e vet,+ që dritën ta shohin edhe ata që hyjnë. 34  Llamba e trupit është syri yt. Kur syri yt është i thjeshtë, edhe gjithë trupi yt është i ndriçuar,+ por kur është i lig, edhe trupi yt është i errët. 35  Prandaj, ji syçelë. Ndoshta drita që është te ti, është errësirë.+ 36  Nëse i gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, ai do të jetë i gjithi po aq i ndriçuar+ sa një llambë që jep dritë me rrezet e saj.» 37  Pasi tha këto fjalë, një farise iu lut të hante+ me të. Kështu, Jezui hyri brenda dhe u shtrua në tryezë. 38  Mirëpo fariseu u befasua kur pa se ai nuk i lau duart+ para se të hante drekë. 39  Atëherë Zotëria i tha: «Ju farisenjtë pastroni nga jashtë kupën dhe pjatën, por përbrenda+ jeni plot plaçkitje dhe ligësi.+ 40  Të paarsyeshëm! Ai që bëri anën e jashtme,+ a nuk bëri edhe anën e brendshme? 41  Por jepni si lëmoshë+ gjërat që keni brenda, dhe pastaj do të jeni të pastër në çdo gjë tjetër. 42  Mjerë ju, farisenj, sepse jepni të dhjetën+ e mendrës, të ryzës dhe të çdo barishteje tjetër, por anashkaloni drejtësinë dhe dashurinë për Perëndinë! Këto gjëra e kishit për detyrë t’i jepnit, por pa lënë pa bërë të tjerat.+ 43  Mjerë ju, farisenj, sepse doni vendet e para në sinagoga dhe që t’ju përshëndetin në sheshe pazari!+ 44  Mjerë ju, sepse jeni si ato varret* që nuk duken dhe njerëzit ecin mbi to pa e ditur!»+ 45  Një nga ata, që e njihte mirë+ Ligjin, i tha: «Mësues, me këto fjalë ti na fyen edhe ne.» 46  Atëherë ai tha: «Mjerë edhe ju që e njihni mirë Ligjin, sepse u ngarkoni njerëzve ngarkesa të rënda për t’i mbajtur, por ju vetë nuk i prekni as me një gisht!+ 47  Mjerë ju, sepse ndërtoni varret e profetëve, që i vranë paraardhësit tuaj!+ 48  Ju jeni sigurisht dëshmitarë të veprave të paraardhësve tuaj, e megjithatë i miratoni+ ato, sepse ata vranë+ profetët, kurse ju po ndërtoni varret e tyre. 49  Për këtë arsye, me mençurinë+ e vet Perëndia tha: ‘Unë do t’u dërgoj profetë e apostuj. Disa prej tyre ata do t’i vrasin e do t’i përndjekin, 50  që këtij brezi t’i kërkohet llogari për gjakun e gjithë profetëve,+ që është derdhur që nga themelimi i botës,+ 51  po, që nga gjaku i Abelit+ deri te gjaku i Zakarisë,+ që u vra midis altarit dhe shtëpisë.’+ Unë po ju them: këtij brezi do t’i kërkohet llogari. 52  Mjerë ju që e njihni mirë Ligjin, sepse e hoqët çelësin e njohurisë.+ Le që vetë nuk hytë, por i penguat edhe ata që hynin!»+ 53  Prandaj, kur doli që andej, skribët dhe farisenjtë filluan ta shtynin me forcë dhe ta mbytnin me pyetje për gjëra të tjera, 54  që ta futnin në grackë+ dhe ta kapnin+ me fjalët e veta.

Shënimet

Fjalë për fjalë «këdo që është në borxh me ne».
Shih shënimin te Mt 5:15.
Fjalë për fjalë «varr që shërben për të kujtuar të vdekurit». Njësoj edhe në vargun 47.