Luka 13:1-35

13  Në atë kohë ishin të pranishëm edhe disa veta që i treguan për galileasit,+ gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me gjakun e flijimeve të tyre.  Atëherë ai u tha: «Mos vallë kujtoni se ata galileas ishin më shumë mëkatarë+ se gjithë galileasit e tjerë, ngaqë vuajtën në atë mënyrë?  Aspak! Por në mos u pendofshi, ashtu do të shkatërroheni edhe ju të gjithë.+  Apo mos vallë kujtoni se ata tetëmbëdhjetë njerëz mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, ishin më shumë mëkatarë* se gjithë banorët e tjerë të Jerusalemit?  Aspak! Por në mos u pendofshi, në të njëjtën mënyrë do të shkatërroheni edhe ju të gjithë.»+  Pastaj u tregoi këtë ilustrim: «Një njeri kishte mbjellë një fik në vreshtin e tij+ dhe shkoi të mblidhte fryte,+ por nuk gjeti asnjë.+  Atëherë i tha vreshtarit: ‘U bënë tre vjet+ që vij të mbledh fryte nga ky fik, por s’kam gjetur asnjë. Prite!+ Pse ta zërë tokën kot?’  Por ai iu përgjigj: ‘Zotëri, lëre+ edhe këtë vit, sa ta punoj rreth e rrotull dhe t’i hedh pleh.  Nëse në të ardhmen prodhon fryt, mirë, përndryshe prite.’»+ 10  Një ditë sabati Jezui po mësonte në një sinagogë. 11  Një grua ishte e sëmurë nga ndikimi i një demoni+ prej tetëmbëdhjetë vjetësh. Ajo ishte krejt e kërrusur e nuk mund të drejtohej fare. 12  Kur e pa, Jezui iu drejtua dhe i tha: «Grua, je liruar+ nga sëmundja jote.» 13  Pastaj vuri duart mbi të, dhe ajo u drejtua në çast+ e nisi t’i jepte lavdi Perëndisë. 14  Por i pari i sinagogës u indinjua që Jezui shëroi në sabat, prandaj filloi t’i thoshte turmës: «Ka gjashtë ditë për të punuar,+ prandaj ejani të shëroheni gjatë këtyre ditëve dhe jo ditën e sabatit.»+ 15  Mirëpo Zotëria ia ktheu: «Hipokritë,+ a nuk e zgjidhni ju të gjithë në sabat demin dhe gomarin nga ahuri, që ta çoni për të pirë?+ 16  A nuk e meritonte kjo grua, që është bijë e Abrahamit+ dhe që Satanai e mbajti të lidhur për tetëmbëdhjetë vjet, të zgjidhej nga këta vargonj ditën e sabatit?» 17  Pasi tha këto fjalë, të gjithë kundërshtarëve të tij filloi t’u vinte turp,+ kurse turma filloi të gëzohej për gjithçka të lavdishme që ai kishte bërë.+ 18  Prandaj, ai vazhdoi të thoshte: «Kujt i ngjan mbretëria e Perëndisë dhe me se ta krahasoj?+ 19  Ajo ngjan me një kokërr sinapi, që një njeri e mori, e mbolli në kopshtin e vet. Ajo u rrit, u bë pemë dhe zogjtë e qiellit+ gjetën strehë në degët e saj.»+ 20  U tha përsëri: «Me se ta krahasoj mbretërinë e Perëndisë? 21  Ajo është si majaja, të cilën një grua e mori dhe e përzieu* me tri masa të mëdha mielli, derisa erdhi i gjithë brumi.»+ 22  Pastaj shkoi nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, duke mësuar dhe duke vazhduar udhën për në Jerusalem.+ 23  Dikush e pyeti: «Zotëri, a është e vërtetë se pak veta do të shpëtojnë?»+ Ai u përgjigj: 24  «Përpiquni+ fuqimisht të hyni nga dera e ngushtë.+ Unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë, por nuk do të munden,+ 25  sepse i zoti i shtëpisë do të ngrihet, do të kyçë derën dhe ju do të ngelni jashtë, do të trokitni e do të thoni: ‘Imzot, na e hap.’+ Por ai do t’ju përgjigjet: ‘Nuk e di kush jeni.’+ 26  Atëherë do të nisni të thoni: ‘Ne hëngrëm dhe pimë me ty dhe ti na mësove udhëve tona të gjera.’+ 27  Por ai do t’ju thotë: ‘Nuk e di kush jeni. Largohuni nga unë, të gjithë ju që bëni padrejtësi!’+ 28  Atje do të qani dhe do të kërcëllini dhëmbët,+ kur të shihni që Abrahami, Isaku, Jakobi dhe gjithë profetët janë në mbretërinë e Perëndisë,+ kurse ju jeni hedhur jashtë. 29  Shumë njerëz do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi, nga veriu dhe jugu,+ e do të shtrohen në tryezë në mbretërinë e Perëndisë.+ 30  Disa nga të fundit do të jenë të parët dhe disa nga të parët, do të jenë të fundit.»+ 31  Pikërisht atë çast u afruan disa farisenj dhe i thanë: «Dil dhe largohu që këtej, sepse Herodi dëshiron të të vrasë.» 32  Ai u përgjigj: «Shkoni e i thoni asaj dhelpre:+ ‘Sot e nesër unë do të dëboj demonë e do të kryej shërime, por ditën e tretë do të mbaroj.’+ 33  Megjithatë, sot, nesër dhe ditën më pas do të vazhdoj rrugën, sepse nuk është e lejueshme që një profet të vritet jashtë Jerusalemit.+ 34  Jerusalem, Jerusalem, vrasës+ i profetëve, dhe që i vret me gurë+ ata që janë dërguar te ti! Sa herë desha t’i mblidhja bashkë fëmijët e tu, ashtu si klloçka i mbledh zogjtë nën krahë!+ Por ju nuk deshët.+ 35  Ja, shtëpia* juaj+ është braktisur dhe ju është lënë juve. Unë po ju them se kurrsesi nuk do të më shihni, derisa të thoni: ‘I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!’»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «borxhlinj».
Fjalë për fjalë «fshehu».
Domethënë, tempulli.