Luka 19:1-48

19  Pastaj Jezui hyri në Jeriko+ dhe po kalonte nëpër të.  Atje ishte një burrë që e quanin Zake. Ai ishte kryetaksambledhës dhe i pasur.  E pra, ai po kërkonte të shihte+ se kush ishte ky Jezui, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte shtatvogël.  Prandaj, vrapoi përpara dhe hipi në një fik Egjipti që ta shihte, sepse ai do të kalonte nëpër atë udhë.  Kur arriti atje, Jezui ngriti sytë dhe i tha: «Zake, zbrit shpejt, sepse sot do të rri në shtëpinë tënde.»  Atëherë ai zbriti shpejt dhe e mikpriti me gëzim.  Mirëpo, kur panë këtë, të gjithë nisën të murmuritnin+ e të thoshin: «Shkoi të rrijë te një mëkatar.»  Por Zakeu u çua dhe i tha Zotërisë: «Zotëri, gjysmën e atyre që zotëroj, po ua jap të varfërve dhe çfarë t’i kem zhvatur ndokujt me anë të padive të rreme,+ po ia kthej katërfish.»+  Atëherë Jezui i tha: «Sot, në këtë shtëpi ka ardhur shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.+ 10  Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.»+ 11  Ndërkohë që dëgjonin këto gjëra, ai u tha edhe një ilustrim, sepse ishte afër Jerusalemit, dhe ata kujtonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej në çast.+ 12  Prandaj, ai u tha: «Një njeri nga derë fisnike mori udhën për në një vend të largët, që të siguronte pushtet mbretëror dhe pastaj të kthehej.+ 13  Ai thirri dhjetë skllevër, u dha dhjetë mina dhe u tha: ‘Bëni tregti me to derisa të kthehem.’+ 14  Por qytetarët e vet e urrenin,+ prandaj dërguan pas tij një trup ambasadorësh, që të thoshin: ‘Nuk duam që të bëhet ky mbreti ynë.’+ 15  Më në fund, ai u kthye pasi kishte siguruar pushtet mbretëror. Pastaj urdhëroi t’i sillnin skllevërit, të cilëve u kishte dhënë monedhat e argjendta, që të merrte vesh se ç’kishin fituar nga tregtia.+ 16  Atëherë u paraqit i pari dhe tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova dhjetë mina të tjera.’+ 17  Ai i tha: ‘Të lumtë, skllav i mirë! Meqë u tregove i besueshëm për një gjë shumë të vogël, po të jap pushtet mbi dhjetë qytete.’+ 18  Pastaj, erdhi i dyti dhe i tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova pesë mina të tjera.’+ 19  Ai i tha edhe këtij: ‘Edhe ty po të jap në zotërim pesë qytete.’+ 20  Por erdhi edhe një tjetër dhe i tha: ‘Zotëri, ja ku e ke minën tënde. E ruajta mënjanë në një copë pëlhure. 21  Ja, kisha frikë nga ti, sepse je njeri i ashpër. Ti merr atë që nuk ke depozituar, dhe korr atë që nuk ke mbjellë.’+ 22  Zotëria ia ktheu: ‘Unë po të gjykoj me fjalët e tua,+ skllav i lig. Ti e dije që unë jam njeri i ashpër, që marr atë që nuk kisha depozituar dhe korr atë që nuk kisha mbjellë, apo jo?+ 23  Pse atëherë nuk e fute monedhën time të argjendtë në bankë? Kur të kthehesha, të paktën do ta kisha marrë me kamatë.’+ 24  Pastaj u tha atyre që ishin aty: ‘Merrjani minën këtij dhe jepjani atij që ka dhjetë.’+ 25  Por ata i thanë: ‘Zotëri, ai ka dhjetë mina!’ Megjithatë, ai ua ktheu: 26  ‘Unë po ju them: atij që ka, do t’i jepet më shumë, ndërsa atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.+ 27  Veç kësaj, më sillni këtu edhe armiqtë e mi që nuk deshën të bëhesha mbret i tyre dhe vritini pa mëshirë.’»+ 28  Pasi tha këto fjalë, u nis përpara që të ngjitej në Jerusalem.+ 29  Kur iu afrua Betfagës dhe Betanisë, në malin e quajtur Mali i Ullinjve,+ dërgoi dy dishepuj+ 30  dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni atje, do të gjeni një kërriç të lidhur, të cilit nuk i ka hipur kurrë njeri. Zgjidheni dhe silleni.+ 31  Nëse dikush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni?’, i thoni: ‘I duhet Zotërisë.’»+ 32  Kështu, ata u nisën dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë ai.+ 33  Por, kur po zgjidhnin kërriçin, të zotët i pyetën: «Pse po e zgjidhni?»+ 34  Ata iu përgjigjën: «I duhet Zotërisë.»+ 35  Pastaj ia çuan Jezuit. Vunë mbi kërriçin veshjet e tyre dhe hipën Jezuin.+ 36  Ndërsa ai shkonte+ përpara, ata i shtronin veshjet e tyre në rrugë.+ 37  Me t’iu afruar rrugës që zbriste nga Mali i Ullinjve, gjithë grupi i dishepujve nisën të gëzonin e të lëvdonin me zë të fortë Perëndinë për gjithë veprat e fuqishme që kishin parë,+ 38  dhe thoshin: «I bekuar është Ai që vjen si Mbreti në emër të Jehovait!+ Paqe në qiell dhe lavdi në vendet më të larta!»+ 39  Mirëpo disa farisenj që ishin në turmë, i thanë: «Mësues, qortoji dishepujt e tu.»+ 40  Por ai iu përgjigj: «Unë po ju them: nëse këta do të heshtnin, gurët+ do të thërritnin.» 41  Kur u afrua, ai pa qytetin, qau për të+ 42  dhe tha: «Ah, sikur ti, po, ti, të dalloje+ sot udhën që të çon drejt paqes . . . Por tani ajo është fshehur nga sytë e tu.+ 43  Sepse për ty do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë+ me hunj të mprehtë,+ do të të rrethojnë+ dhe do të të shkaktojnë vuajtje+ nga çdo anë, 44  do të të shembin përtokë bashkë me fëmijët që ke brenda+ dhe nuk do të lënë te ti gur mbi gur,+ sepse nuk e dallove kohën kur u hetove.»+ 45  Pastaj ai hyri në tempull, nisi të flakte jashtë ata që po shitnin+ 46  dhe thoshte: «Është shkruar: ‘Shtëpia ime do të jetë shtëpi lutjeje’,+ kurse ju e bëtë shpellë kusarësh.»+ 47  Veç kësaj, ai mësonte përditë në tempull. Krerët e priftërinjve, skribët dhe të parët e popullit kërkonin ta vritnin,+ 48  mirëpo nuk gjetën dot çfarë të bënin, sepse gjithë populli rrinte ngjitur pas tij për ta dëgjuar.+

Shënimet