Luka 21:1-38
21 Pastaj ai ngriti sytë dhe pa të pasurit që po hidhnin dhurata në arkat e thesarit.+
2 Atje pa një vejushë nevojtare, që hodhi dy qindarka,*+
3 dhe tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë, edhe pse e varfër, hodhi më shumë se të gjithë ata.+
4 Sepse ata të gjithë hodhën dhurata nga ato që u tepruan, kurse ajo grua, në skamjen e saj, hodhi gjithçka që kishte për të jetuar.»+
5 Më vonë, kur disa po thoshin se si ishte stolisur tempulli me gurë të shkëlqyer dhe me dhurata kushtuar Perëndisë,+
6 ai tha: «Sa për këto gjëra që po shihni, do të vijnë ditët, kur këtu nuk do të mbetet gur pa u rrëzuar.»+
7 Atëherë ata e pyetën: «Mësues, kur do të ndodhin vërtet këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës kur do të ndodhin këto gjëra?»+
8 Ai tha: «Kujdes se mos mashtroheni.+ Shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam ai’, dhe ‘Koha e caktuar është afruar’.+ Mos shkoni pas tyre.
9 Veç kësaj, kur të dëgjoni ushtima luftërash dhe trazira, mos u tmerroni,+ sepse këto gjëra do të ndodhin së pari, por fundi nuk vjen menjëherë.»
10 Pastaj vazhdoi: «Do të ngrihet komb kundër kombi+ dhe mbretëri kundër mbretërie,+
11 do të ketë tërmete të mëdha, murtaja dhe mungesë ushqimi nga njëri vend në tjetrin.+ Njerëzit do të shohin pamje të frikshme dhe shenja të mëdha që vijnë nga qielli.+
12 Por para se të ndodhin këto gjëra, njerëzit do t’ju kapin, do t’ju përndjekin+ dhe do t’ju dorëzojnë nëpër sinagoga e burgje, dhe do t’ju detyrojnë të dilni përpara mbretërve e guvernatorëve për hir të emrit tim.+
13 Kjo do t’ju japë mundësi që të jepni dëshmi.+
14 Dhe mos bëni parapërgatitje për mbrojtjen tuaj,+
15 sepse unë do t’ju jap gojë dhe mençuri, aq sa gjithë kundërshtarët tuaj së bashku nuk do të jenë në gjendje të kundërvihen ose të kundërpërgjigjen.+
16 Do t’ju tradhtojnë edhe prindërit,+ vëllezërit, farefisi e miqtë, dhe do të bëjnë që disa nga ju të vriten.+
17 Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.+
18 E megjithatë, asnjë fije floku+ nuk do t’ju humbasë kurrsesi.
19 Me qëndrueshmërinë tuaj do të fitoni shpirtrat tuaj.+
20 Kur ta shikoni Jerusalemin të rrethuar+ nga ushtritë e fushuara, atëherë dijeni se shkretimi i tij është afruar.+
21 Atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin në male, ata që janë brenda qytetit, të largohen, dhe ata që janë në fshatra, të mos hyjnë në qytet,+
22 sepse në këto ditë do të vihet në vend drejtësia, që të përmbushen të gjitha gjërat e shkruara.+
23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+ Sepse në vend do të ketë nevojë të madhe dhe zemërim mbi këtë popull.
24 Ata do të bien nga tehu i shpatës e do të shkojnë në robëri në të gjitha kombet,+ kurse Jerusalemin do ta shkelin kombet, derisa të përmbushen kohët e caktuara+ të kombeve.
25 Gjithashtu, do të ketë shenja në diell,+ në hënë dhe në yje, kurse në tokë kombet do të jenë në ankth, sepse nuk do të dinë nga t’ia mbajnë nga buçitja e detit+ dhe trazimi i tij.+
26 Ndërkohë njerëzit do të mpaken nga frika+ dhe nga pritja e gjërave që do të ndodhin në tokën e banuar,+ sepse fuqitë e qiejve do të tronditen.+
27 Atëherë do të shohin Birin e njeriut+ që do të vijë në një re me fuqi dhe lavdi të madhe.+
28 Por kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, drejtoni trupin dhe ngrini kokën lart, sepse çlirimi juaj po afrohet.»
29 Pastaj u tha një ilustrim: «Vëreni fikun dhe gjithë pemët e tjera:+
30 kur shihni se kanë lëshuar tashmë sythe, ju e dini vetë se tani vera është afër.+
31 Po kështu edhe ju, kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se mbretëria e Perëndisë është afër.+
32 Vërtet po ju them se ky brez nuk do të kalojë kurrsesi, gjersa të ndodhin të gjitha gjërat.+
33 Qielli dhe toka do të kalojnë,+ por fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrsesi.+
34 Por kushtojini vëmendje vetes, që të mos ju rëndohen zemrat nga të ngrënët e tepërt, nga pirja e tepërt+ dhe nga ankthet+ e jetës, që ajo ditë të mos bjerë befas mbi ju+
35 si një lak.+ Sepse ajo do të vijë mbi të gjithë ata që banojnë në mbarë sipërfaqen e tokës.+
36 Rrini zgjuar+ dhe bëni përgjërime+ gjithë kohën, që t’ia dilni mbanë të shpëtoni nga të gjitha këto gjëra që do të ndodhin dhe të qëndroni para Birit të njeriut.»+
37 Kështu, ditën ai mësonte në tempull,+ kurse natën dilte dhe e kalonte në malin e quajtur Mali i Ullinjve.+
38 Herët në mëngjes, gjithë njerëzit+ shkonin tek ai në tempull që ta dëgjonin.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «dy lepta», 1/64 e pagës ditore.