Luka 24:1-53

24  Megjithatë, ditën e parë të javës, ato shkuan shumë herët te varri dhe çuan erëzat që kishin përgatitur.+  Por e gjetën gurin të rrokullisur nga varri*+  dhe, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotërisë Jezu.+  Ndërsa ishin ende të habitura për këtë, pranë tyre qëndruan dy burra me rroba që vetëtinin.+  Ato u trembën dhe ranë me fytyrë përtokë, kurse burrat u thanë: «Pse po e kërkoni të Gjallin mes të vdekurve?  [[Ai nuk është këtu, por është ngritur nga të vdekurit.]]+ Sillni ndër mend çfarë ju tha kur ishte ende në Galile,+  se Birin e njeriut do ta dorëzonin në duart e njerëzve mëkatarë, do ta vinin në shtyllë, e megjithatë se do të ngrihej nga të vdekurit ditën e tretë.»+  Kështu, atyre u erdhën ndër mend fjalët e tij,+  prandaj u larguan nga varri dhe shkuan e ua treguan tërë këto gjëra njëmbëdhjetë apostujve dhe gjithë të tjerëve.+ 10  Ato ishin: Maria-Magdalena, Joana+ dhe Maria, nëna e Jakovit. Edhe gratë e tjera+ që ishin me to, po u thoshin apostujve këto gjëra. 11  Mirëpo atyre iu dukën gjepura këto fjalë dhe nuk u besuan+ grave. 12  [[Por Pjetri u ngrit, vrapoi te varri, u përkul që të shikonte dhe pa vetëm fashat. Prandaj iku i çuditur nga ajo që kishte ndodhur.]] 13  Dhe pikërisht atë ditë, dy dishepuj po shkonin udhës në një fshat që quhej Emaus, rreth njëmbëdhjetë kilometra larg Jerusalemit. 14  Ata po bisedonin me njëri-tjetrin për gjithçka+ që kishte ndodhur. 15  Ndërsa po bisedonin dhe diskutonin, u afrua Jezui+ dhe filloi të ecte me ta, 16  por atyre u ishin zënë sytë që të mos e njihnin.+ 17  Ai i pyeti: «Për çfarë po diskutoni me njëri-tjetrin udhës?» Ata u ndalën fytyrëngrysur. 18  Ai që quhej Kleopa ia ktheu: «Mos je ti i vetmi i huaj në Jerusalem, që nuk e di ç’ka ndodhur atje këto ditë?» 19  Ai i pyeti: «Pse, ç’ka ndodhur?» Ata iu përgjigjën: «Ato që ndodhën me Jezuin, nazareasin.+ Ai u bë profet+ i fuqishëm me vepra dhe me fjalë përpara Perëndisë dhe gjithë popullit. 20  Por krerët e priftërinjve dhe qeveritarët tanë e dënuan me vdekje dhe e vunë në shtyllë.+ 21  Ne shpresonim që ai të ishte njeriu që do të çlironte Izraelin.+ Kjo është dita e tretë që kur ndodhën këto gjëra. 22  Për më tepër, na çuditën edhe disa nga gratë+ që janë mes nesh. Ato kishin qenë herët në mëngjes te varri, 23  por nuk e kishin gjetur trupin e tij, prandaj erdhën e na thanë se engjëjt u ishin shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme dhe u kishin thënë se ai është gjallë. 24  Më tej, edhe disa nga ata që janë me ne, shkuan te varri+ dhe e gjetën ashtu si kishin thënë gratë, kurse atë nuk e panë.» 25  Atëherë ai u tha: «Sa të pamend jeni dhe sa të plogët e keni zemrën që t’u besoni të gjitha gjërave që thanë profetët!+ 26  A nuk duhej t’i vuante Krishti+ këto dhe të arrinte lavdinë e vet?»+ 27  Pastaj, duke nisur që nga Moisiu+ deri te gjithë profetët,+ u shpjegoi në të gjitha Shkrimet gjërat që kishin të bënin me të. 28  Së fundi, iu afruan fshatit për ku ishin nisur, dhe ai bëri sikur do të vazhdonte udhën më tej. 29  Mirëpo ata e shtrënguan dhe i thanë: «Rri me ne, sepse po bie mbrëmja dhe dita është thyer tashmë.» Atëherë ai hyri që të rrinte me ta. 30  Kur u shtrua me ta në tryezë për të ngrënë, ai mori bukën, e bekoi, e theu dhe ua zgjati atyre.+ 31  Atëherë sytë e tyre u hapën plotësisht dhe e njohën, por ai u zhduk.+ 32  Kështu ata i thanë njëri-tjetrit: «A nuk na digjej zemra kur ai na fliste rrugës dhe na i zbërthente plotësisht Shkrimet?!» 33  Dhe në çast u ngritën, u kthyen në Jerusalem dhe gjetën njëmbëdhjetë apostujt dhe ata që ishin bashkë me ta. 34  Këta u thanë: «Zotëria është ngritur me të vërtetë nga të vdekurit dhe iu shfaq Simonit!»+ 35  Atëherë, edhe ata u treguan ç’u kishte ngjarë rrugës dhe se si e njohën kur theu bukën.+ 36  Kur po flitnin për këto, ai vetë qëndroi mes tyre [[dhe u tha: «Paqja qoftë me ju!»]] 37  Por, ngaqë ishin të tmerruar dhe të trembur,+ ata kujtuan se panë një frymë. 38  Prandaj, ai u tha: «Pse jeni trazuar dhe pse ju lindin dyshime në zemër? 39  Shihni duart dhe këmbët e mia, jam unë vetë. Më prekni+ dhe shihni, sepse fryma nuk ka mish dhe kocka,+ siç e shihni që kam unë.» 40  [[Ndërsa tha kështu, u tregoi duart dhe këmbët.]] 41  Ata nuk po besonin+ akoma nga gëzimi i papërshkrueshëm dhe po çuditeshin, kur ai i pyeti: «A keni ndonjë gjë për të ngrënë?+ 42  Ata i zgjatën një copë peshku të pjekur,+ 43  dhe ai e mori dhe e hëngri+ në sytë e tyre. 44  Pastaj u tha: «Kur isha ende me ju, ju thashë se të gjitha gjërat+ e shkruara për mua te ligji i Moisiut, te Profetët+ dhe te Psalmet+ do të përmbusheshin.» 45  Atëherë ua hapi plotësisht mendjet, që të kapnin domethënien e Shkrimeve+ 46  dhe u tha: «Është shkruar që Krishti do të vuante, do të ngrihej nga të vdekurit ditën e tretë+ 47  dhe, në emër të tij, do të predikohej pendimi për faljen e mëkateve+ në gjithë kombet.+ Duke nisur nga Jerusalemi,+ 48  ju do të jeni dëshmitarë+ të këtyre gjërave. 49  Unë do t’ju dërgoj atë që premtoi Ati im. Prandaj, qëndroni në qytet derisa të visheni me fuqi nga lart.»+ 50  Pastaj i nxori jashtë, i çoi deri në Betani, ngriti duart dhe i bekoi.+ 51  Ndërsa po i bekonte, u nda nga ata dhe nisi të ngrihej lart në qiell.+ 52  Ata i bënë nderime dhe u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh.+ 53  Ishin vazhdimisht në tempull dhe bekonin Perëndinë.+

Shënimet

Shih shënimin te Lu 11:44. Njësoj edhe te Lu 24:9, 12, 22 dhe 24.