Luka 3:1-38

3  Vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë dhe Herodi+ ishte qeveritar i krahinës së Galilesë, ndërsa Filipi, vëllai i tij, ishte qeveritar i krahinës së vendit të Ituresë dhe Trakonitidës, dhe Lisania ishte qeveritar i krahinës së Abilenës,  në ditët e Hanait, kreut të priftërinjve, dhe të Kajafës,+ fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, në shkretëtirë.+  Kështu, ai përshkoi gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+  ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjoni! Dikush po thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën e Jehovait! Bëjini të drejta rrugët e tij!+  Çdo grykë do të mbushet, çdo mal dhe kodër do të rrafshohet dhe kthesat do të bëhen udhë të drejta, kurse vendet gropa-gropa udhë të sheshta.+  Çdo mish do të shohë mjetin me anë të të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»+  Prandaj, ai nisi t’u thoshte turmave që vinin për t’u pagëzuar: «Pjellë nepërkash,+ kush jua futi në mendje të ikni nga zemërimi që po vjen?+  Jepni fryte të denja për pendim+ dhe mos filloni të thoni me vete: ‘Ne kemi për atë Abrahamin.’ Sepse unë po ju them që Perëndia ka fuqi t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë.  Sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.»+ 10  Atëherë turmat e pyetnin: «Ç’të bëjmë, pra?»+ 11  Ai u përgjigjej: «Kush ka dy veshje të poshtme, le t’i ndajë me atë që s’ka asnjë, dhe ai që ka për të ngrënë, le të bëjë njëlloj.»+ 12  Erdhën për t’u pagëzuar edhe disa taksambledhës dhe e pyetën: «Mësues, ç’të bëjmë?»+ 13  Ai iu përgjigj: «Mos kërkoni asgjë më shumë se taksën e caktuar.»+ 14  Edhe ata në shërbim ushtarak e pyetën: «Po ne, ç’të bëjmë?» Ai u tha: «Mos i bini në qafë askujt dhe mos bëni akuza+ të rreme, por kënaquni me atë që merrni.»+ 15  Ndërsa populli ishte në pritje të Krishtit dhe arsyetonin në zemër për Gjonin: «A thua është ai Krishti?»,+ 16  Gjoni iu përgjigj të gjithëve: «Unë ju pagëzoj me ujë, por po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh lidhëset e sandaleve.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë dhe me zjarr.+ 17  Ai ka në dorë terploten* që të pastrojë tërësisht lëmin e vet dhe që ta mbledhë+ grurin në depo, kurse bykun+ do ta djegë me zjarr+ që nuk mund të shuhet.» 18  Ai i nxiti edhe për shumë gjëra të tjera dhe vazhdoi t’i shpallte popullit lajmin e mirë. 19  Por Herodi, qeveritari i krahinës, që Gjoni e kishte qortuar për Herodiadën, gruan e vëllait të vet, dhe për gjithë të ligat që kishte bërë,+ 20  u shtoi këtyre edhe këtë: e futi Gjonin në burg.+ 21  Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui+ dhe, ndërsa po lutej, qielli+ u hap, 22  fryma e shenjtë u shfaq porsi një pëllumb dhe zbriti mbi të. Nga qielli u dëgjua një zë: «Ti je Biri im, i dashuri. Unë të kam miratuar.»+ 23  Kur nisi veprën e tij,+ Jezui ishte rreth tridhjetë+ vjeç. Për të mendohej se ishte biri+i Jozefit,+bir i Helit, 24  bir i Matatit,bir i Levit,bir i Melkit,bir i Janait,bir i Jozefit, 25  bir i Matatisë,bir i Amosit,bir i Naumit,bir i Eslit,bir i Nagait, 26  bir i Maathit,bir i Matatisë,bir i Semeinit,bir i Josekut,bir i Jodës, 27  bir i Joananit,bir i Resait,bir i Zorobabelit,+bir i Shealtielit,+bir i Nereit, 28  bir i Melkit,bir i Adit,bir i Kosamit,bir i Elmadamit,bir i Erit, 29  bir i Jezuit,bir i Eliezerit,bir i Jorimit,bir i Matatit,bir i Levit, 30  bir i Simionit,bir i Judës,bir i Jozefit,bir i Jonamit,bir i Eliakimit, 31  bir i Meleasit,bir i Menait,bir i Matatait,bir i Natanit,+bir i Davidit,+ 32  bir i Jeseut,+bir i Obedit,+bir i Boazit,+bir i Salmonit,+bir i Nahasonit,+ 33  bir i Aminadabit,+bir i Arnit,+bir i Hezronit,+bir i Perezit,+bir i Judës,+ 34  bir i Jakobit,+bir i Isakut,+bir i Abrahamit,+bir i Terahut,+bir i Nahorit,+ 35  bir i Serugut,+bir i Reut,+bir i Pelegut,+bir i Eberit,+bir i Shelahut,+ 36  bir i Kainanit,bir i Arpakshadit,+bir i Semit,+bir i Noesë,+bir i Lamekut,+ 37  bir i Metuselahut,+bir i Enokut,+bir i Jaredit,+bir i Malelelit,+bir i Kainanit,+ 38  bir i Enosit,+bir i Setit,+bir i Adamit,+bir i Perëndisë.

Shënimet

Shih shënimin te Mt 3:12.