Luka 6:1-49
6 Një ditë sabati ai po kalonte përmes arave me grurë dhe dishepujt e tij po këputnin+ e po hanin kallinj gruri, duke i shkoqur me duar.+
2 Atëherë disa farisenj pyetën: «Pse bëni atë që nuk është e ligjshme+ në sabat?»+
3 Por Jezui iu përgjigj: «A nuk e keni lexuar kurrë atë që bëri Davidi+ kur e mori uria atë dhe ata që ishin me të?+
4 Se si hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe mori bukët e paraqitjes,+ të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve, dhe hëngri e u dha edhe atyre që ishin me të.»+
5 Dhe vazhdoi: «Biri i njeriut është Zotëri i sabatit.»+
6 Një sabat+ tjetër, ai hyri në sinagogë dhe nisi të mësonte. Atje ishte i pranishëm një njeri që e kishte dorën e djathtë të tharë.+
7 Skribët dhe farisenjtë po e vëzhgonin+ me kujdes, për të parë nëse do të shëronte në sabat, dhe kështu të gjenin ndonjë mënyrë për ta akuzuar.+
8 Mirëpo ai i dinte arsyetimet e tyre,+ prandaj i tha njeriut me dorë të tharë: «Ngrihu dhe qëndro këtu në mes.» Ai u ngrit dhe qëndroi aty.+
9 Atëherë Jezui u tha: «Po ju pyes: në sabat është e ligjshme të bësh mirë+ apo të bësh keq, ta shpëtosh një shpirt apo ta vrasësh?»+
10 Pasi i pa të gjithë rreth e rrotull, i tha njeriut: «Shtrije dorën!» Ai e shtriu dhe dora iu shërua.+
11 Por ata u çmendën fare dhe nisën të flitnin me njëri-tjetrin se ç’mund t’i bënin Jezuit.+
12 Gjatë atyre ditëve, ai shkoi në mal që të lutej+ dhe kaloi gjithë natën duke iu lutur Perëndisë.+
13 Kur doli dita, thirri pranë dishepujt dhe nga ata zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët i quajti «apostuj»:+
14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër,+ Andrean, vëllanë e tij, Jakovin, Gjonin,+ Filipin,+ Bartolomeun,
15 Mateun, Thomain,+ Jakovin, të birin e Alfeut, Simonin, që quhet «i zellshmi»,+
16 Judën, të birin e Jakovit dhe Judë Iskariotin, i cili u bë tradhtar.+
17 Zbriti bashkë me ta dhe qëndroi në një vend të sheshtë. Atje ishte një turmë e madhe me dishepuj dhe një shumicë e madhe njerëzish+ nga gjithë Judea, Jerusalemi dhe nga bregdeti i Tirit e i Sidonit, që kishin ardhur ta dëgjonin dhe të shëroheshin nga sëmundjet.+
18 Madje u shëruan edhe ata që shqetësoheshin nga frymërat e ndyra.
19 Gjithë turma kërkonte ta prekte,+ sepse nga ai po dilte fuqi+ dhe po i shëronte të gjithë.
20 Ai ngriti sytë nga dishepujt e vet dhe nisi të thoshte:+«Lum ju të varfrit,+ sepse juaja është mbretëria e Perëndisë!
21 Lum ju që tani keni uri,+ sepse do të ngopeni!+Lum ju që tani qani, sepse do të qeshni!+
22 Lum ju kur njerëzit t’ju urrejnë,+ kur t’ju mënjanojnë e t’ju poshtërojnë dhe, për shkak të Birit të njeriut, ta hedhin poshtë+ emrin tuaj si të ishit të ligj.
23 Gëzoni atë ditë dhe hovni, sepse i madh është shpërblimi juaj në qiell dhe të njëjtat gjëra u bënin profetëve paraardhësit e tyre.+
24 Por mjerë ju, o të pasur,+ sepse e keni marrë tashmë të plotë ngushëllimin tuaj!+
25 Mjerë ju që tani jeni të ngopur, sepse do të keni uri!+Mjerë ju që tani po qeshni, sepse do të vajtoni e do të qani!+
26 Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit të flasin mirë për ju, sepse kështu bënë me profetët e rremë paraardhësit e tyre!+
27 Kurse juve që po dëgjoni, unë po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj,+ t’u bëni mirë+ atyre që ju urrejnë,
28 të bekoni ata që ju mallkojnë dhe të luteni për ata që ju fyejnë.+
29 Atij që të godet në njërën faqe,+ ktheji edhe tjetrën. Atij që të merr+ veshjen e sipërme, mos ia mbaj as të poshtmen.
30 Jepi kujtdo që të kërkon,+ dhe atij që të merr diçka, mos ia kërko prapë.
31 Gjithashtu, ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.+
32 Ç’meritë keni, nëse doni ata që ju duan? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan.+
33 Ç’meritë keni, nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë? Edhe mëkatarët bëjnë po njëlloj.+
34 Gjithashtu, ç’meritë keni, nëse u jepni hua pa kamatë+ atyre nga të cilët shpresoni t’jua kthejnë? Edhe mëkatarët u japin hua pa kamatë mëkatarëve, që t’u kthehet po aq.+
35 Përkundrazi, vazhdoni të doni armiqtë tuaj, të bëni mirë dhe të jepni hua+ pa kamatë, duke mos shpresuar që t’ju kthehet gjë. Atëherë shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe do të jeni bij të Më të Lartit,+ sepse ai është mirëdashës+ edhe me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë.
36 Vazhdoni të jeni të mëshirshëm, ashtu si Ati juaj është i mëshirshëm.+
37 Mos gjykoni më, dhe nuk do të gjykoheni kurrsesi.+ Mos i dënoni më të tjerët, dhe nuk do të dënoheni kurrsesi. Vazhdoni t’i shfajësoni të tjerët, dhe do t’ju shfajësojnë.+
38 Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin.+ Do t’ju derdhin në prehër një masë të shkëlqyer, të ngjeshur, të tundur dhe që derdhet nga buzët. Sepse do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.+
39 Pastaj u tha edhe disa ilustrime: «A e drejton dot i verbri të verbrin? A nuk do të bien të dy në gropë?+
40 Nxënësi nuk është më i madh se mësuesi, por, kushdo që mësohet në mënyrë të përsosur, do të bëhet si mësuesi.+
41 Pse shikon lëmishten në syrin e vëllait dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+
42 Si mund t’i thuash vëllait: ‘Vëlla, më lër të të heq lëmishten nga syri’, kur ti vetë nuk sheh traun në syrin tënd?+ Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt,+ e pastaj do të shohësh qartë se si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.+
43 Sepse nuk ka pemë të mirë që të prodhojë fryt të kalbur dhe nuk ka pemë të kalbur që të prodhojë fryt të mirë.+
44 Çdo pemë njihet nga frytet që jep.+ Për shembull, nuk mblidhen fiq nga gjembat, as nga ferra nuk vilet rrush.+
45 Njeriu i mirë nxjerr atë që është e mirë nga thesari i mirë+ i zemrës së vet, por i ligu nxjerr atë që është e ligë nga thesari i vet i lig. Sepse goja e tij flet nga mbushullia e zemrës.+
46 Pse më thërritni ‘Zotëri, Zotëri!’, por nuk bëni ato që them?+
47 Unë do t’ju tregoj se si është ai njeri që vjen tek unë, i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton ato:+
48 ai është si një njeri që ndërton një shtëpi. Ai gërmon thellë dhe e hedh themelin në shkëmb. Prandaj, kur erdhi përmbytja,+ lumi u përplas pas asaj shtëpie, por nuk pati aq forcë sa ta trondiste, sepse ajo ishte ndërtuar mirë.+
49 Kurse ai që i dëgjon dhe nuk i zbaton,+ është si një njeri që ndërtoi një shtëpi në dhé, pa themel. Lumi u përplas pas saj, dhe ajo u rrëzua menjëherë e u rrënua+ e tëra.»+