Luka 7:1-50
7 Pasi i kishte thënë popullit gjithë këto fjalë, ai hyri në Kapernaum.+
2 Një centurion kishte një skllav, i cili ishte i sëmurë dhe po vdiste.+ Centurioni e donte aq shumë atë skllav, saqë,
3 kur dëgjoi për Jezuin, dërgoi tek ai disa pleq të judenjve që t’i kërkonin të vinte e t’i shpëtonte skllavin.
4 Atëherë ata vajtën te Jezui dhe nisën t’i përgjëroheshin me ngulm e t’i thoshin: «Ai e meriton,
5 sepse e do kombin tonë+ dhe na ndërtoi sinagogën.»
6 Prandaj, Jezui u nis me ta. Por, kur po i afrohej shtëpisë, centurioni kishte dërguar tashmë miq për t’i thënë: «Imzot, mos u mundo, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën çatinë time.+
7 Për këtë arsye nuk e quajta veten të denjë të vija te ti. Por ti thuaj veç një fjalë, dhe shërbëtori im do të shërohet.
8 Edhe unë jam një njeri nën autoritetin e të tjerëve, por kam edhe ushtarë që janë nën urdhrat e mi. Njërit i them: ‘Shko’ dhe ai shkon. Tjetrit i them: ‘Eja’ dhe ai vjen. Edhe skllavit tim i them: ‘Bëje këtë’ dhe ai e bën.»+
9 Kur dëgjoi këto fjalë, Jezui u mrekullua me të, u kthye nga turma që e ndiqte dhe u tha: «Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh.»+
10 Kur u kthyen në shtëpi njerëzit që kishte dërguar centurioni, e gjetën skllavin të shëruar.+
11 Pak pas kësaj, ai udhëtoi për në një qytet që quhej Nain. Bashkë me të po udhëtonin edhe dishepujt e tij dhe një turmë e madhe.
12 Kur iu afrua portës së qytetit, pa që po nxirrnin një të vdekur,+ që ishte djalë i vetëm.+ Veç kësaj, nëna e tij ishte edhe vejushë. Bashkë me gruan ishte edhe një turmë mjaft e madhe nga ai qytet.
13 Sa e vuri re, Zotëria u shty nga keqardhja+ për të dhe i tha: «Mos qaj më!»+
14 Pastaj u afrua, preku arkivolin dhe ata që e mbanin, u ndalën, kurse ai tha: «Djalosh, ty po të them: ngrihu!»+
15 I vdekuri u çua ndenjur e nisi të fliste, dhe ai ia dha së ëmës.+
16 Atëherë të gjithë i pushtoi frika+ dhe filluan t’i jepnin lavdi Perëndisë e të thoshin: «Mes nesh ka dalë një profet i madh»+ dhe «Perëndia e drejtoi vëmendjen nga populli i vet.»+
17 Fjala për të u përhap në tërë Judenë dhe në gjithë vendin përreth.
18 Dishepujt e Gjonit ia treguan atij të gjitha këto.+
19 Prandaj, Gjoni thirri dy nga dishepujt e vet dhe i dërgoi te Zotëria, që ta pyesnin: «A je ti Ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?»+
20 Kur vajtën tek ai, këta burra i thanë: «Gjon Pagëzori na dërgoi te ti që të të pyesim: ‘A je ti Ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?’»
21 Në atë çast, ai shëroi shumë veta nga sëmundjet,+ lëngatat e rënda dhe nga frymërat e liga, si dhe u fali shikimin shumë të verbërve.
22 Pastaj iu përgjigj atyre të dyve: «Shkoni,+ tregojini Gjonit ç’patë dhe dëgjuat: të verbrit+ po fitojnë shikimin, të çalët po ecin, të lebrosurit po pastrohen dhe të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ngrihen dhe të varfërve po u thuhet+ lajmi i mirë.+
23 Lum ai që nuk ka pse të dyshojë për mua!»*+
24 Kur lajmëtarët e Gjonit ikën, Jezui nisi ta pyeste turmën për Gjonin: «Çfarë dolët të shihnit në shkretëtirë? Një kallam që tundet nga era?+
25 Çfarë dolët, pra, të shihnit? Një njeri të veshur me rroba të buta?+ Ata që vishen me petka të shkëlqyera dhe që rrojnë në luks, janë në shtëpi mbretërore.+
26 Vërtet, çfarë dolët të shihnit? Një profet?+ E pra, unë po ju them se ai është shumë më tepër se një profet.+
27 Për të, është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim,+ i cili do të të përgatitë udhën.’+
28 Unë po ju them: ndër ata që kanë lindur nga gratë, nuk ka asnjë më të madh+ se Gjoni, e megjithatë më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.»+
29 (Kur e dëgjuan këtë, gjithë populli dhe taksambledhësit shpallën drejtësinë e Perëndisë,+ meqë ishin pagëzuar me pagëzimin e Gjonit.+
30 Por farisenjtë dhe ata që e njihnin mirë Ligjin, e shpërfillën këshillën+ e Perëndisë për ta, meqë nuk ishin pagëzuar nga ai.)
31 «Me kë t’i krahasoj njerëzit e këtij brezi dhe me kë ngjajnë?+
32 Ata ngjajnë me fëmijët e vegjël që rrinë ulur në një shesh pazari dhe i thërrasin njëri-tjetrit: ‘I ramë fyellit për ju, por ju nuk kërcyet; vajtuam, por ju nuk qatë.’+
33 Po kështu, erdhi Gjon Pagëzori që nuk hante bukë dhe as pinte verë, dhe ju thoni: ‘Ai ka një demon.’+
34 Erdhi Biri i njeriut që ha e pi, dhe ju thoni: ‘Ja, një grykës dhe i dhënë pas verës, mik i taksambledhësve dhe i mëkatarëve.’+
35 Gjithsesi, mençuria+ del e drejtë me anë të të gjithë fëmijëve të saj.»+
36 Një farise i lutej të hante me të. Prandaj, Jezui shkoi në shtëpinë+ e fariseut dhe u shtrua në tryezë.
37 Një grua që në qytet njihej si mëkatare, mësoi se ai ishte shtruar për të ngrënë në shtëpinë e fariseut, prandaj solli një enë alabastri+ me vaj aromatik.
38 Pastaj qëndroi prapa, te këmbët e tij, qau dhe nisi t’ia lagte këmbët me lot dhe t’ia fshinte me flokët e saj. Gjithashtu, ia puthi këmbët me butësi dhe ia leu me vajin aromatik.
39 Kur e pa këtë, fariseu që e ftoi, tha me vete: «Po të ishte profet,+ ky do ta dinte se kush dhe ç’lloj gruaje është ajo që po e prek, se është një mëkatare.»+
40 Por Jezui i tha: «Simon, kam diçka për të të thënë.» Ai ia ktheu: «Thuaje, Mësues.»
41 «Dy njerëz i kishin borxh një huadhënësi: njëri pesëqind denarë+ dhe tjetri pesëdhjetë.
42 Meqë nuk kishin t’ia kthenin, ai i fali bujarisht+ që të dy. Cili nga të dy do ta dojë më shumë?»
43 Simoni iu përgjigj: «Ma ha mendja, ai të cilit i fali më shumë.» Jezui i tha: «Gjykove drejt.»
44 Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha Simonit: «A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde, mirëpo ti nuk më dhe ujë+ për të larë këmbët. Kurse kjo grua m’i lagu këmbët me lot dhe m’i fshiu me flokët e vet.
45 Ti nuk më puthe,+ kurse kjo grua, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri me butësi këmbët e mia.
46 Ti nuk ma leve kokën me vaj,+ kurse kjo grua m’i leu këmbët me vaj aromatik.
47 Për këtë arsye, unë po të them se mëkatet e saj, edhe pse të shumta, i janë falur,+ sepse tregoi shumë dashuri, por kujt i falet pak, tregon pak dashuri.»
48 Pastaj i tha gruas: «Mëkatet e tua janë falur.»+
49 Atëherë ata që ishin shtruar me të në tryezë, nisën të thoshin me vete: «Kush është ky që fal edhe mëkatet?»+
50 Kurse ai i tha gruas: «Besimi yt të shpëtoi.+ Shko në paqe.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «që nuk është penguar tek unë».