Luka 9:1-62

9  Pastaj, ai i mblodhi dymbëdhjetë dishepujt dhe u dha fuqi e autoritet që të dëbonin gjithë demonët dhe të shëronin sëmundjet.+  I dërgoi të predikonin mbretërinë e Perëndisë e të shëronin.  Ai u tha: «Mos merrni asgjë udhës, as shkop, as trastë, as bukë, as monedha argjendi dhe as mos kini dy veshje të poshtme.+  Por në çdo shtëpi që hyni, rrini atje dhe ikni që andej.+  Atje ku njerëzit të mos ju pranojnë, kur të dilni nga ai qytet,+ shkundni pluhurin nga këmbët, si dëshmi kundër tyre.»+  Atëherë ata u nisën, përshkuan territorin, nga fshati në fshat, duke shpallur lajmin e mirë dhe duke shëruar gjithandej.+  Atëherë Herodi, qeveritari i krahinës, dëgjoi për të gjitha gjërat që po ndodhnin dhe ishte shumë në mëdyshje, ngaqë disa thoshin se Gjoni ishte ngritur nga të vdekurit,+  disa të tjerë se ishte shfaqur Elija, dhe të tjerë akoma se ishte ngritur nga të vdekurit një nga profetët e lashtë.  Herodi tha: «Gjonit ia preva kokën.+ Kush është ky, për të cilin po dëgjoj gjëra të tilla?» Kështu, po kërkonte+ ta shihte. 10  Kur apostujt u kthyen, i treguan Jezuit se ç’kishin bërë.+ Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë+ në një qytet që quhej Betsaidë. 11  Por, me ta marrë vesh, turmat e ndoqën. Ai i priti me dashamirësi, nisi t’u fliste për mbretërinë e Perëndisë+ dhe shëroi ata që kishin nevojë të shëroheshin.+ 12  Ndërkaq dita nisi të thyhej. Dymbëdhjetë apostujt vajtën dhe i thanë: «Shpërndaje turmën dhe lëre të shkojë nëpër fshatrat dhe nëpër fushat rreth e qark, që të gjejë strehë e ç’t’i nevojitet, sepse këtu jemi në një vend të vetmuar.»+ 13  Por ai u tha: «Jepuni ju diçka për të ngrënë.»+ Ata ia kthyen: «Këtu s’kemi gjë tjetër, përveç pesë bukëve dhe dy peshqve.+ Vetëm po të shkojmë ne e të blejmë ushqime për gjithë këta njerëz.»+ 14  Në të vërtetë, ishin rreth pesë mijë burra.+ Por ai u tha dishepujve: «Shtrojini në grupe me rreth pesëdhjetë veta.»+ 15  Prandaj ata bënë siç u tha dhe i shtruan të gjithë. 16  Pastaj ai i mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë nga qielli, i bekoi, i theu dhe nisi t’ua jepte dishepujve, që t’ua shpërndanin njerëzve.+ 17  Kështu, të gjithë hëngrën dhe u ngopën. Pastaj mblodhën copat që tepruan: dymbëdhjetë shporta.+ 18  Më vonë, kur po lutej vetëm, dishepujt u mblodhën rreth tij dhe ai i pyeti: «Çfarë thonë turmat: kush jam unë?»+ 19  Ata iu përgjigjën: «Disa thonë Gjon Pagëzori, të tjerë Elija dhe të tjerë akoma, që është ngritur nga të vdekurit një nga profetët e lashtë.»+ 20  Atëherë i pyeti: «Po ju ç’thoni: kush jam unë?» Pjetri iu përgjigj:+ «Krishti+ i Perëndisë.» 21  Atëherë u foli rreptë dhe i urdhëroi të mos ia tregonin këtë askujt,+ 22  por u tha: «Biri i njeriut do të vuajë shumë dhe do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët. Do ta vrasin+ dhe do të ngrihet nga të vdekurit ditën e tretë.»+ 23  Pastaj, vazhdoi t’u thoshte të gjithëve: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten,+ të marrë ditë për ditë shtyllën e vet të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.+ 24  Sepse, kushdo që dëshiron ta shpëtojë shpirtin e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet shpirtin e vet për hirin tim, do ta shpëtojë.+ 25  Në të vërtetë, ç’dobi ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por humb veten ose dëmtohet?+ 26  Nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të, kur të mbërrijë në lavdinë e vet, të Atit të tij dhe të engjëjve të shenjtë.+ 27  Vërtet po ju them: disa nga këta që po qëndrojnë këtu, nuk do ta shijojnë fare vdekjen pa e parë më parë mbretërinë e Perëndisë.»+ 28  Faktikisht, rreth tetë ditë pas këtyre fjalëve, ai mori me vete Pjetrin, Gjonin e Jakovin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.+ 29  Kur po lutej, pamja+ e fytyrës së tij ndryshoi dhe petkat e tij u bënë të bardha e vezulluese.+ 30  Dhe ja, dy burra po bisedonin me të: Moisiu dhe Elija.+ 31  Këta u shfaqën me lavdi dhe filluan të flitnin për ikjen e tij, që do të ndodhte në Jerusalem.+ 32  Pjetrin dhe ata që ishin me të, i kishte zënë gjumi, por, kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij+ dhe dy burrat që qëndronin me të. 33  Kur këta po ndaheshin nga ai, Pjetri i tha Jezuit: «Mësues, është gjë e mirë që jemi këtu. Na lër të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.» Por ai nuk kuptonte ç’po thoshte.+ 34  Ndërsa po thoshte këto fjalë, u formua një re dhe nisi t’i mbulonte. Kur hynë në re, ata u frikësuan.+ 35  Një zë+ u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im, që e kam zgjedhur.+ Dëgjojeni.»+ 36  Kur u dëgjua zëri, Jezui ishte vetëm.+ Por ata heshtën dhe ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ato që panë.+ 37  Të nesërmen, kur zbritën nga mali, atij i doli para një turmë e madhe.+ 38  Një burrë nga turma thërriste: «Mësues, të lutem, eja t’i hedhësh një sy djalit tim të vetëm.+ 39  Atë e kap një frymë+ dhe befas nis të thërrasë, kurse ajo e përpëlit, e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet nga ai pasi e dërrmon. 40  Unë iu luta dishepujve të tu ta dëbonin, por nuk mundën.»+ 41  Atëherë Jezui tha: «O brez pa besim dhe i shtrembër!+ Deri kur duhet të qëndroj me ju? Deri kur duhet t’ju duroj? Sille këtu tët bir.»+ 42  Ndërsa djali po afrohej, demoni e përplasi përdhe dhe e përpëliti egërsisht. Por Jezui e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dha të atit.+ 43  Të gjithë nisën të mahniteshin me fuqinë madhështore+ të Perëndisë.Ndërsa të gjithë po mrekulloheshin me gjithçka që po bënte, Jezui u tha dishepujve të vet: 44  «Vëruni veshin këtyre fjalëve: Birin e njeriut do ta dorëzojnë në duart e njerëzve.»+ 45  Por ata prapë nuk i kuptuan këto fjalë. Në të vërtetë, ato u mbajtën të fshehura, që ata të mos e kapnin kuptimin e tyre, dhe kishin frikë ta pyetnin për këto fjalë.+ 46  Pastaj, ata nisën të arsyetonin me njëri-tjetrin se kush do të ishte më i madhi.+ 47  Duke i njohur arsyetimet e zemrës së tyre, Jezui mori një fëmijë të vogël, e afroi pranë+ 48  dhe u tha: «Kushdo që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon edhe mua. Dhe kushdo që më pranon mua, pranon edhe atë që më dërgoi.+ Sepse ai që sillet si më i vogli+ mes jush, është i madh.»+ 49  Gjoni i tha: «Mësues, ne pamë një njeri që dëbonte demonë+ në emrin tënd dhe u munduam ta pengonim,+ sepse ai nuk na ndjek.»+ 50  Por Jezui ia ktheu: «Mos u mundoni ta pengoni, sepse ai që nuk është kundër jush, është me ju.»+ 51  Kur po afrohej dita që Jezui të merrej lart në qiell,+ ai kishte vendosur* të shkonte në Jerusalem. 52  Prandaj, dërgoi përpara disa lajmëtarë. Ata shkuan dhe hynë në një fshat të samaritanëve,+ që të bënin përgatitjet për ardhjen e tij, 53  por ata nuk e pritën, sepse ai kishte vendosur të shkonte në Jerusalem.+ 54  Kur dy nga dishepujt e tij, Jakovi dhe Gjoni,+ e panë këtë, e pyetën: «Zotëri, a dëshiron të themi që të zbresë zjarr+ nga qielli dhe t’i shfarosë?» 55  Por ai u kthye dhe i qortoi. 56  Pastaj shkuan në një fshat tjetër. 57  Rrugës dikush i tha: «Unë do të vij pas teje kudo që të shkosh.»+ 58  Atëherë Jezui i tha: «Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit kanë fole, kurse Biri i njeriut s’ka ku të mbështetë kokën.»+ 59  Pastaj i tha një tjetri: «Bëhu ithtari im.» Por ky iu përgjigj: «Më lejo më parë të iki e të varros tim atë.»+ 60  Por ai ia ktheu: «Lëri të vdekurit+ të varrosin të vdekurit, ndërsa ti shko dhe shpall kudo mbretërinë e Perëndisë.»+ 61  Një tjetër i tha Jezuit: «Unë do të të ndjek, Zotëri, por më lejo më parë të përshëndetem+ me njerëzit e shtëpisë.» 62  Jezui i tha: «Kush e ka vënë dorën në parmendë+ dhe shikon gjërat që ka lënë prapa,+ nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «e ktheu me vendosmëri fytyrën». Njësoj edhe në vargun 53.