Malakia 2:1-17
2 «Tani, ky urdhërim është për ju, o priftërinj.+
2 Po të mos e dëgjoni+ dhe po të mos e çmoni me gjithë zemër+ e t’i jepni lavdi emrit tim,+—ka thënë Jehovai i ushtrive,—kam për të dërguar mbi ju mallkimin+ dhe do të mallkoj bekimet tuaja.+ Po, kam mallkuar edhe bekimin, sepse nuk po e çmoni me gjithë zemër.
3 Ja, për shkakun tuaj po e prish* farën e mbjellë+ dhe do të shpërndaj bajgë mbi fytyrat tuaja, bajgën e festave tuaja. Do t’ju trajtojnë si bajga.
4 Keni për ta marrë vesh se këtë urdhërim jua kam dhënë unë,+ me qëllim që besëlidhja ime+ me Levin të qëndrojë,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.
5 Besëlidhja ime me të ishte një besëlidhje jete e paqeje,+ dhe këto ia jepja që të kishte frikë. Ai më kishte frikë vazhdimisht+ dhe për shkak të emrit tim e kishte pushtuar tmerri.+
6 Ligji i së vërtetës ishte në gojën e tij+ dhe në buzët e tij nuk gjendej asnjë padrejtësi. Në paqe e në drejtësi eci me mua+ dhe të shumtë ishin ata që ktheu nga faji.+
7 Buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë. Populli duhet ta kërkojë ligjin nga goja e tij,+ sepse ai është lajmëtari i Jehovait të ushtrive.+
8 Por ju jeni larguar nga udha.+ Keni bërë që shumë veta të pengohen te ligji.+ E keni prishur besëlidhjen e Levit,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.—
9 Prandaj edhe unë kam për të bërë që të jeni të përbuzur dhe të ulët para gjithë popullit,+ ngaqë nuk keni ndjekur udhët e mia, por jeni treguar të anshëm në zbatimin e ligjit.»+
10 «A nuk kemi të gjithë një atë të vetëm?+ A nuk na ka krijuar një Perëndi i vetëm?+ Pse, pra, veprojmë pabesisht me njëri-tjetrin,+ duke përdhosur besëlidhjen e paraardhësve tanë?+
11 Juda ka vepruar pabesisht dhe një gjë e pështirë është kryer në Izrael e në Jerusalem.+ Juda e ka përdhosur shenjtërinë e Jehovait,+ të cilën Ai e ka dashur, dhe ka marrë për nuse bijën e një perëndie të huaj.+
12 Jehovai do të shfarosë nga tendat e Jakobit këdo që bën kështu,+ atë që është zgjuar, atë që përgjigjet, si dhe atë që paraqet një blatim+ para Jehovait të ushtrive.»
13 «Ja edhe gjëja e dytë që bëni, duke bërë që altari i Jehovait të mbulohet me lot, me të qara e psherëtima, aq sa blatimet tuaja nuk janë më të pranueshme prej tij, dhe ai nuk kënaqet më me asgjë që vjen nga duart tuaja.+
14 Ju keni thënë: ‘Për ç’arsye?’+ Për këtë arsye: vetë Jehovai ka qenë dëshmitar mes teje dhe gruas së rinisë sate,+ me të cilën ti ke vepruar pabesisht, edhe pse ajo është shoqja jote dhe gruaja e besëlidhjes sate.+
15 Megjithatë njëri nuk veproi kështu, sepse kishte atë që kishte mbetur nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Dhe çfarë kërkonte ai? Farën e Perëndisë.+ Tregoni kujdes për frymën tuaj+ dhe askush të mos veprojë pabesisht me gruan e rinisë së vet.+
16 Sepse ai e urren divorcin,+—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit,—si dhe atë që e mbulon me dhunë rrobën e tij,+—thotë Jehovai i ushtrive. Tregoni kujdes për frymën tuaj dhe mos veproni pabesisht.+
17 E keni lodhur Jehovain me fjalët tuaja+ dhe keni thënë: ‘Si e kemi lodhur?’ Duke thënë: ‘Kushdo që bën keq është i mirë në sytë e Jehovait dhe ai është i kënaqur+ me ta’ ose ‘Ku është Perëndia i drejtësisë?’»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «qortoj».