Marku 10:1-52

10  Që andej, ai u ngrit dhe vajti në kufijtë e Judesë, matanë Jordanit. Turmat u mblodhën përsëri pranë tij dhe, siç e kishte zakon, ai nisi t’i mësonte.+  Farisenjtë iu afruan dhe, për ta vënë në provë, filluan ta pyetnin nëse ishte e ligjshme që burri ta divorconte gruan.+  Ai iu përgjigj: «Çfarë ju urdhëroi Moisiu?»  Ata i thanë: «Moisiu lejoi që burri të shkruante një dëshmi se e ka përzënë dhe ta divorconte.»+  Por Jezui ua ktheu: «Ai e shkroi këtë urdhërim për shkak të zemërgurësisë+ suaj.  Megjithatë, që nga fillimi i krijimit ‘Ai i bëri ata mashkull dhe femër.+  Prandaj, burri do të lërë babanë e nënën,  dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’+ Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm.  Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»+ 10  Kur vajti prapë në shtëpi,+ dishepujt nisën ta pyetnin për këtë. 11  Ai u tha: «Kushdo që divorcohet nga gruaja dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje+ dhe shkel të drejtat e saj. 12  Edhe gruaja, nëse martohet me një tjetër, pasi divorcohet nga burri, kryen kurorëshkelje.»+ 13  Njerëzit filluan t’i sillnin fëmijët e vegjël që ai t’i prekte, por dishepujt i qortuan.+ 14  Sa i pa, Jezui u indinjua dhe u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u mundoni t’i ndalni, sepse mbretëria e Perëndisë u përket atyre që janë si këta.+ 15  Vërtet po ju them: kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë, nuk do të hyjë kurrsesi në të.»+ 16  Pastaj i mori fëmijët në krahë dhe filloi t’i bekonte, duke vënë duart mbi ta.+ 17  Ndërsa ai po bëhej gati të ikte, një njeri erdhi me vrap, i ra në gjunjë dhe e pyeti: «Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 18  Jezui i tha: «Përse më quan i mirë?+ Askush nuk është i mirë përveç njërit, Perëndisë.+ 19  Ti i njeh urdhërimet: ‘Mos vrit,+ mos kryej kurorëshkelje,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ mos u ha hakun të tjerëve,+ ndero atin dhe nënën tënde.’»+ 20  Ky i tha: «Mësues, të gjitha këto i kam bërë që në rini.» 21  Jezui e vështroi, ndjeu dashuri për të dhe i tha: «Vetëm një gjë të mungon: shko, shit gjithçka që ke, jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e bëhu ithtari im.»+ 22  Por ai u trishtua nga këto fjalë dhe iku i hidhëruar, sepse kishte shumë zotërime.+ 23  Duke parë përreth, Jezui u tha dishepujve të tij: «Sa e vështirë do të jetë për ata që kanë para+ të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!»+ 24  Por dishepujt u befasuan+ nga këto fjalë. Jezui u tha përsëri: «Sa e vështirë është, o bij, të hysh në mbretërinë e Perëndisë! 25  Është më e lehtë që të kalojë një deve nëpër një vrimë gjilpëre, sesa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë.»+ 26  Ata u çuditën edhe më shumë dhe i thanë: «Kush mund të shpëtojë vallë?»+ 27  Duke ua ngulur sytë, Jezui u tha: «Për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse për Perëndinë gjithçka është e mundur.»+ 28  Pjetri filloi t’i thoshte: «Ja, ne lamë gjithçka dhe po të ndjekim.»+ 29  Jezui tha: «Vërtet po ju them: nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, vëllezër, motra, nënë, baba, fëmijë ose ara për hirin tim dhe për hir të lajmit të mirë,+ 30  që të mos marrë në këtë kohë njëqindfish+ shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë dhe ara, bashkë me përndjekje,+ dhe në sistemin që po vjen, jetën e përhershme. 31  Megjithatë, shumë që janë të parët, do të jenë të fundit, dhe të fundit, do të jenë të parët.»+ 32  Jezui dhe dishepujt e tij po ngjiteshin rrugës për në Jerusalem. Jezui shkonte përpara dhe ata mahniteshin, kurse ata që ishin pas tyre, filluan të kishin frikë. Ai i mori rishtas dymbëdhjetë dishepujt mënjanë dhe nisi t’u thoshte se ç’do të ndodhte:+ 33  «Ne po ngjitemi në Jerusalem dhe Birin e njeriut do ta dorëzojnë në dorë të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje dhe do t’ua dorëzojnë paganëve,+ 34  që do të tallen me të, do ta pështyjnë, do ta fshikullojnë e do ta vrasin, por pas tri ditësh ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ 35  Jakovi dhe Gjoni, dy bijtë e Zebedeut,+ iu afruan dhe i thanë: «Mësues, duam të bësh për ne atë që do të të kërkojmë.»+ 36  Ai i pyeti: «Çfarë doni të bëj për ju?» 37  Ata iu përgjigjën: «Na lejo të ulemi njëri në të djathtën tënde e tjetri në të majtë në lavdinë tënde.»+ 38  Por Jezui ua ktheu: «Ju nuk dini ç’kërkoni. A jeni në gjendje ta pini kupën që po pi unë ose të pagëzoheni me pagëzimin që po pagëzohem unë?»+ 39  Ata i thanë: «Jemi në gjendje.» Atëherë Jezui u tha: «Kupën që po pi unë, do ta pini, edhe me pagëzimin që po pagëzohem unë, do të pagëzoheni.+ 40  Megjithatë, nuk më takon mua t’ju ul në të djathtën dhe në të majtën time.+ Ai vend u takon atyre që ua kanë bërë gati.» 41  Kur dhjetë të tjerët dëgjuan për këtë, u indinjuan me Jakovin dhe Gjonin.+ 42  Por Jezui i thirri pranë dhe u tha: «Ju e dini se ata që konsiderohen si sundimtarë të kombeve, sillen si zotër me to dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë autoritet mbi to.+ 43  Mes jush nuk është kështu. Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj,+ 44  dhe kushdo që dëshiron të jetë i pari ndër ju, të jetë skllavi i të gjithëve.+ 45  Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë,+ por që të shërbejë dhe të japë shpirtin e vet si shpërblesë+ për shumë njerëz.»+ 46  Më pas mbërritën në Jeriko. Kur ai, dishepujt e tij dhe një turmë mjaft e madhe po dilnin nga Jerikoja, buzë rrugës ishte ulur një lypës i verbër,+ Bartimeu (i biri i Timeut). 47  Sa dëgjoi se ishte Jezui, nazareasi, ai filloi të bërtiste: «Bir i Davidit,+ Jezu, ki mëshirë për mua!»+ 48  Atëherë shumë filluan t’i thoshin rreptë të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: «Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!»+ 49  Atëherë Jezui u ndal dhe tha: «Thirreni.» Ata e thirrën të verbrin dhe i thanë: «Merr zemër dhe ngrihu, ai po të thërret.»+ 50  Ai hodhi tej rrobën e vet, brofi më këmbë dhe shkoi te Jezui. 51  Jezui e pyeti: «Çfarë do që të bëj për ty?»+ I verbri i tha: «Rabóni,* të më kthehet shikimi.»+ 52  Prandaj Jezui i tha: «Shko, besimi yt të shëroi.»+ Menjëherë atij iu kthye shikimi+ dhe filloi ta ndiqte rrugës.+

Shënimet