Marku 13:1-37
13 Kur po dilte nga tempulli, një nga dishepujt i tha: «Mësues, shiko! Ç’gurë e ç’ndërtesa!»+
2 Megjithatë, Jezui i tha: «A i sheh këto ndërtesa të mëdha?+ Këtu nuk do të mbetet gur+ pa u rrëzuar.»+
3 Pastaj, ndërsa ishte ulur në Malin e Ullinjve, nga i cili dukej tempulli, Pjetri,+ Jakovi, Gjoni dhe Andrea nisën ta pyetnin veçmas:+
4 «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës kur të gjitha këto gjëra do të përfundojnë?»+
5 Atëherë, Jezui nisi t’u thoshte: «Kujdes se mos ju mashtron kush.+
6 Shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam ai’, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.+
7 Veç kësaj, kur të dëgjoni ushtima luftërash dhe lajme luftërash, mos u tmerroni; këto gjëra do të ndodhin, por ende nuk është fundi.+
8 Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie,+ do të ketë tërmete+ nga njëri vend në tjetrin dhe do të ketë mungesë ushqimi.+ Këto janë fillimi i dhembjeve të lindjes.+
9 Por ju ruani veten. Njerëzit do t’ju dorëzojnë nëpër gjykata,+ do t’ju rrahin nëpër sinagoga+ dhe do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve për hirin tim, si dëshmi për ta.+
10 Gjithashtu, më parë duhet të predikohet lajmi i mirë+ në të gjitha kombet.+
11 Kur t’ju çojnë për t’ju dorëzuar, mos jini që më përpara në ankth se ç’do të thoni,+ por thoni çdo gjë që do t’ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flitni, por është fryma e shenjtë.+
12 Veç kësaj, vëllai do të dorëzojë vëllanë që ta vrasin, babai fëmijën+ dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve e do të bëjnë që ata të vriten.+
13 Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim,+ por ai që qëndron deri në fund,+ do të shpëtojë.+
14 Megjithatë, kur të vini re gjënë e neveritshme+ që shkakton shkretim,+ që qëndron aty ku nuk duhet (lexuesi të përdorë aftësi dalluese),+ atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.+
15 Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi e të mos hyjë brenda për të marrë ndonjë gjë.+
16 Ai që është në arë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë prapa, për të marrë veshjen e sipërme.+
17 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+
18 Vazhdoni të luteni që kjo të mos ndodhë në dimër,+
19 sepse ato ditë do të jenë ditë të një shtrëngimi+ të tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri në atë kohë, dhe as që do të ketë përsëri.+
20 Në të vërtetë, po të mos i shkurtonte Jehovai+ ditët, asnjë mish nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve+ të tij, ai i ka shkurtuar ditët.+
21 Nëse atëherë ndokush ju thotë: ‘Shikoni! Krishti është këtu’ ose: ‘Shikoni! Është atje’,+ mos e besoni.+
22 Sepse do të dalin Krishtër të rremë dhe profetë të rremë+ e do të bëjnë shenja dhe çudira,+ që të nxjerrin nga udha, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.+
23 Kini kujdes+ pra, jua thashë gjithçka që më parë.+
24 Dhe ato ditë, pas atij shtrëngimi, dielli do të errësohet e hëna nuk do të japë dritën e saj.
25 Yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë që janë në qiej, do të tronditen.+
26 Atëherë do të shohin Birin e njeriut+ që do të vijë në re me fuqi dhe lavdi të madhe.+
27 Atëherë ai do të dërgojë engjëjt dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit+ e tij nga të katër anët,* nga skaji i tokës deri në skajin e qiellit.+
28 Mësoni nga fiku këtë ilustrim: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër.+
29 Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, te dera.+
30 Vërtet po ju them se ky brez nuk do të kalojë kurrsesi, gjersa të ngjasin të gjitha këto gjëra.+
31 Qielli+ dhe toka do të kalojnë, por fjalët+ e mia nuk do të kalojnë.+
32 Atë ditë ose atë orë s’e di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, përveç Atit.+
33 Mbani sytë hapur dhe rrini zgjuar,+ sepse nuk e dini se kur është koha e caktuar.+
34 Është si një njeri që e la shtëpinë e vet dhe udhëtoi për në dhe të huaj.+ Ai u dha autoritet skllevërve të tij dhe secilit i ngarkoi një punë, kurse portierin e urdhëroi të qëndronte vigjilent.
35 Prandaj, qëndroni vigjilentë,+ sepse nuk e dini kur vjen i zoti i shtëpisë, në të ngrysur a në mesnatë, kur të këndojë gjeli a herët në mëngjes,+
36 që kur të mbërrijë befas, të mos ju gjejë në gjumë.+
37 Atë që po jua them juve, ua them të gjithëve: qëndroni vigjilentë.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «erërat».