Marku 14:1-72

14  Dy ditë më vonë ishte pashka+ dhe festa+ e kuleçve të ndormë.+ Krerët e priftërinjve dhe skribët po kërkonin një mënyrë se si ta kapnin me dredhi dhe ta vritnin,+  sepse thoshin: «Jo në festë, se mos bëhet ndonjë trazirë në popull.»+  Kur ishte në Betani, në shtëpinë e Simonit, të lebrosurit,+ tek ishte shtruar për të ngrënë, erdhi një grua me një enë alabastri me vaj aromatik, nard të pastër, shumë të shtrenjtë. Ajo e theu enën dhe filloi t’ia derdhte mbi kokë.+  Atëherë disa nga ata u shprehën të indinjuar: «Ç’është ky harxhim i kotë?+  Ky vaj aromatik mund të ishte shitur më shumë se treqind denarë e t’u jepej të varfërve!» Prandaj ishin tepër të indinjuar me atë grua.+  Por Jezui tha: «Lëreni rehat. Pse e trazoni? Ajo bëri një veprim të shkëlqyer për mua.+  Të varfrit+ do t’i keni gjithmonë me vete dhe mund t’u bëni mirë sa herë të doni, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.+  Ajo bëri atë që mundi. Më hodhi vaj aromatik, që ta përgatiste që më parë trupin tim për varrim.+  Vërtet po ju them: kudo që të predikohet lajmi i mirë, në mbarë botën,+ edhe ajo që bëri kjo grua, do të tregohet në kujtim të saj.»+ 10  Tani, Judë Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve që ta tradhtonte e ta dorëzonte në duart e tyre.+ 11  Kur e dëgjuan, ata u gëzuan dhe i premtuan t’i jepnin monedha argjendi.+ Prandaj, ai filloi të kërkonte një rast të volitshëm për ta tradhtuar.+ 12  Ditën e parë të festës së kuleçve të ndormë,+ kur zakonisht bënin flinë e pashkës, dishepujt+ e pyetën: «Ku dëshiron të shkojmë e të përgatitim për të ngrënë pashkën?»+ 13  Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt dhe u tha: «Shkoni në qytet dhe do t’ju dalë para një njeri që mban një enë qeramike për ujë.+ Shkoni pas tij 14  dhe atje ku të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi pyet: ‘Ku është dhoma e mysafirëve, që të ha atje pashkën+ bashkë me dishepujt e mi?’”+ 15  Ai do t’ju tregojë një dhomë të madhe sipër, të pajisur dhe gati. Atje përgatitni për ne.»+ 16  Atëherë dishepujt dolën, hynë në qytet dhe e gjetën shtëpinë, ashtu si u kishte thënë ai. Kështu përgatitën pashkën.+ 17  Pasi ra mbrëmja, ai vajti bashkë me të dymbëdhjetët.+ 18  Kur u shtruan në tryezë dhe po hanin, Jezui tha: «Vërtet po ju them se një nga ju që po ha+ me mua, do të më tradhtojë.»+ 19  Ata u hidhëruan dhe nisën t’i thoshin njëri pas tjetrit: «Mos jam unë?»+ 20  Ai u përgjigj: «Është një nga ju të dymbëdhjetë, që po ngjyen bukën me mua në të njëjtin çanak.+ 21  Vërtet, Biri i njeriut po ikën, ashtu siç është shkruar për të, por mjerë ai njeri që e tradhton Birin e njeriut! Për atë njeri do të ishte më mirë të mos kishte lindur.»+ 22  Ndërsa vazhdonin të hanin, ai mori një bukë, e bekoi, e theu, ua dha atyre dhe u tha: «Merreni, kjo përfaqëson trupin tim.»+ 23  Pastaj mori një kupë, falënderoi Perëndinë, ua dha, dhe të gjithë ata pinë nga ajo.+ 24  Ai u tha: «Kjo përfaqëson ‘gjakun tim+ të besëlidhjes’,+ që do të derdhet+ në dobi të shumë vetave.+ 25  Vërtet po ju them: nuk do të pi më nga fryti i hardhisë deri ditën kur ta pi të re në mbretërinë e Perëndisë.»+ 26  Në fund, pasi kënduan lavde,+ dolën dhe shkuan në Malin e Ullinjve.+ 27  Jezui u tha: «Do të largoheni të gjithë, sepse është shkruar: ‘Do të godas bariun+ dhe delet do të hallakaten.’+ 28  Por, pasi të ngrihem nga të vdekurit, do të shkoj përpara jush në Galile.»+ 29  Mirëpo Pjetri i tha: «Edhe sikur gjithë të tjerët të largohen, unë nuk do të largohem.»+ 30  Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them që sonte, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.»+ 31  Por ai filloi të thoshte me këmbëngulje: «Edhe sikur të vdisja bashkë me ty, kurrsesi nuk do të të mohoja.» Të njëjtën gjë filluan të thoshin edhe gjithë të tjerët.+ 32  Pastaj vajtën në një vend të quajtur Getsemani dhe ai u tha dishepujve: «Uluni këtu, ndërsa unë lutem.»+ 33  Mori me vete Pjetrin, Jakovin e Gjonin+ dhe filloi të tronditej e të brengosej.+ 34  Dhe u tha atyre: «Shpirti im është thellësisht i hidhëruar,+ madje për vdekje. Rrini këtu dhe qëndroni vigjilentë.»+ 35  Pastaj shkoi pak më përpara, ra përtokë dhe nisi të lutej që, po të ishte e mundur, të kalonte prej tij ajo orë.+ 36  Dhe vazhdoi të thoshte: «Abba, o Atë,+ gjithçka është e mundur për ty. Hiqe këtë kupë nga unë. Megjithatë, jo çfarë dua unë, por çfarë do ti.»+ 37  Pastaj u kthye dhe i gjeti duke fjetur. Atëherë i tha Pjetrit: «Simon, po fle? Nuk pate forcë të qëndroje vigjilent as edhe një orë?+ 38  Qëndroni vigjilentë dhe lutuni,+ që të mos tundoheni. Sigurisht, fryma është gati, por mishi është i dobët.»+ 39  Iku përsëri dhe u lut, duke thënë të njëjtat fjalë.+ 40  U kthye prapë dhe i gjeti duke fjetur, sepse sytë u ishin rënduar, prandaj nuk dinin ç’t’i përgjigjeshin.+ 41  U kthye për të tretën herë dhe u tha: «Në një kohë si kjo ju flini dhe preheni! Mjaft! Erdhi ora!+ Ja, Birin e njeriut e kanë tradhtuar dhe e kanë dorëzuar në duart e mëkatarëve.+ 42  Ngrihuni, le të shkojmë.+ Ja, tradhtari im po afrohet.»+ 43  Menjëherë, ndërsa po fliste, mbërriti Juda, një nga të dymbëdhjetët. Bashkë me të erdhi edhe një turmë me shpata dhe kërbaçë, e dërguar nga krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë.+ 44  Tradhtari kishte rënë në ujdi me ta se do t’u bënte një shenjë: «Atë që do të puth, ai është; arrestojeni dhe ruajeni mirë rrugës që të mos ju ikë.»+ 45  Juda vajti drejt e tek ai, iu afrua, i tha: «Rabi!» dhe e puthi+ me shumë butësi. 46  Kështu, ata e kapën dhe e arrestuan.+ 47  Mirëpo, një nga ata që ishin aty, nxori shpatën, goditi skllavin e kryepriftit dhe ia këputi veshin.+ 48  Por Jezui u tha: «Paskeni ardhur të më arrestoni me shpata dhe kërbaçë si të isha kusar?+ 49  Ditë për ditë isha me ju në tempull dhe mësoja,+ e megjithatë ju nuk më arrestuat. Sidoqoftë, kjo u bë që të përmbushen+ Shkrimet.»+ 50  Atëherë të gjithë e braktisën+ dhe ikën.+ 51  Kurse një djalë i ri, që kishte hedhur në trupin e vet të zhveshur një rrobë liri të hollë, nisi ta ndiqte nga afër. Ata u përpoqën ta kapnin,+ 52  por ai la pas rrobën dhe ia mbathi i zhveshur. 53  Jezuin e çuan te kryeprifti, dhe atje u mblodhën tërë krerët e priftërinjve, pleqtë e skribët.+ 54  Kurse Pjetri e ndoqi atë nga larg+ deri në oborrin e kryepriftit dhe u ul bashkë me shërbëtorët e shtëpisë e po ngrohej pranë një zjarri vezullues. 55  Ndërkaq, krerët e priftërinjve dhe gjithë Sinedri po kërkonin dëshmi kundër Jezuit, që ta vritnin,+ por nuk po gjenin asnjë.+ 56  Në të vërtetë, shumë veta jepnin dëshmi të rreme kundër tij,+ por dëshmitë e tyre nuk përputheshin.+ 57  Dolën edhe disa të tjerë dhe nisën të jepnin dëshmi të rreme kundër tij: 58  «E kemi dëgjuar të thotë: ‘Unë do ta rrëzoj këtë tempull të bërë nga dora e njeriut dhe për tri ditë do të ndërtoj një tjetër, por jo të bërë nga dora e njeriut.’»+ 59  Por as për këto gjëra, dëshmia e tyre nuk përputhej. 60  Më në fund, kryeprifti u ngrit në këmbë përpara tyre dhe e pyeti Jezuin: «Pse s’thua ndonjë fjalë? Nuk e dëgjon ç’po dëshmojnë këta kundër teje?»+ 61  Por ai heshtte dhe nuk përgjigjej fare.+ Kryeprifti nisi ta pyeste përsëri: «A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?»+ 62  Atëherë Jezui u përgjigj: «Unë jam. Ju do ta shihni Birin e njeriut+ të ulur në të djathtën+ e të Fuqishmit dhe të vijë me retë e qiellit.»+ 63  Atëherë kryeprifti shqeu rrobat+ dhe tha: «Ç’na duhen më dëshmitarët?+ 64  Ju e dëgjuat blasfeminë.+ Si ju duket?» Të gjithë e gjykuan se meritonte vdekjen. 65  Disa filluan ta pështynin,+ ia mbuluan gjithë fytyrën, i gjuanin me grushta dhe i thoshin: «Profetizo!» Nëpunësit e gjyqit e morën dhe i binin me shuplaka.+ 66  Tani, ndërkohë që Pjetri ishte poshtë në oborr, erdhi një nga shërbëtoret e kryepriftit.+ 67  Kur pa Pjetrin që po ngrohej, ajo ia nguli sytë dhe i tha: «Edhe ti ishe me nazareasin, me këtë Jezuin.»+ 68  Por ai e mohoi dhe tha: «As atë nuk e njoh, as ty nuk të kuptoj se ç’po thua.» Pastaj doli jashtë në verandën para oborrit.+ 69  Shërbëtorja e pa atje dhe filloi përsëri t’u thoshte atyre që ishin aty pranë: «Ky është një nga ata.»+ 70  Ai e mohoi sërish. Pas pak, ata që ishin aty pranë, nisën t’i thoshin edhe një herë Pjetrit: «Pa dyshim që edhe ti je një nga ata, sepse ti je galileas.»+ 71  Por ai nisi të mallkonte e të betohej:+ «Nuk e njoh këtë njeri për të cilin flitni.»+ 72  Dhe menjëherë një gjel këndoi për herë të dytë.+ Pjetrit iu kujtuan fjalët që i tha Jezui: «Para se të këndojë gjeli dy herë, ti do të më mohosh tri herë.»+ Ai s’u përmbajt dot dhe shpërtheu në lot.+

Shënimet