Marku 2:1-28
2 Megjithatë, pas disa ditësh, ai hyri përsëri në Kapernaum, dhe njerëzit e morën vesh se ishte në shtëpi.+
2 Prandaj, u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk kishte më vend as afër derës. Atëherë ai filloi t’u thoshte atyre lajmin e mirë.+
3 Disa njerëz i çuan një paralitik, që e mbanin katër veta.+
4 Por, meqë për shkak të turmës nuk ishin në gjendje ta çonin drejt e te Jezui, ata zbuluan çatinë sipër vendit ku ndodhej ai. Pastaj hapën një të çarë dhe ulën vigun ku ishte shtrirë paralitiku.+
5 Kur pa besimin e tyre,+ Jezui i tha paralitikut: «Bir, mëkatet e tua të janë falur.»+
6 Aty ishin disa skribë, që rrinin ulur e arsyetonin me vete:*+
7 «Pse flet kështu ky njeri? Ai po blasfemon. Kush mund të falë mëkatet, përveç njërit, Perëndisë?»+
8 Por, me anë të frymës së tij, Jezui e dalloi menjëherë se ç’po arsyetonin me vete, prandaj u tha: «Përse po arsyetoni kështu me vete?+
9 Çfarë është më e lehtë, t’i thuash paralitikut: ‘Mëkatet e tua të janë falur’, apo: ‘Ngrihu, merr vigun dhe ec.’+
10 Megjithatë, që ju ta dini se Biri i njeriut+ ka autoritet të falë mëkatet në tokë+. . .», ai i tha paralitikut:
11 «Unë të them, ngrihu, merr vigun dhe shko në shtëpi.»+
12 Atëherë ai u ngrit, mori menjëherë vigun dhe doli përpara të gjithëve.+ Të tërë mbetën gojëhapur dhe i dhanë lavdi Perëndisë: «Kurrë s’e kemi parë një gjë të tillë.»+
13 Jezui doli sërish buzë detit dhe e gjithë turma shkoi tek ai, e ai filloi t’i mësonte.
14 Dhe, kur shkoi më tutje, vuri re Levin,+ birin e Alfeut, i cili po rrinte ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu ithtari im.» Ai u çua dhe e ndoqi.+
15 Më vonë, Jezui dhe dishepujt e tij ishin shtruar në tryezë në shtëpinë e Mateut bashkë me shumë taksambledhës+ e mëkatarë. Shumë nga këta filluan ta ndiqnin.+
16 Kur panë se ai po hante me mëkatarët dhe taksambledhësit, skribët e farisenjve zunë të pyesnin dishepujt e tij: «Si ha ai me taksambledhësit dhe mëkatarët?!»+
17 Jezui i dëgjoi dhe u tha: «Ata që janë të fortë, nuk kanë nevojë për mjek, kurse ata që janë të sëmurë, po. Unë nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët.»+
18 Dishepujt e Gjonit dhe farisenjtë e kishin zakon të agjëronin. Prandaj erdhën dhe e pyetën: «Përse dishepujt e Gjonit dhe dishepujt e farisenjve e kanë zakon të agjërojnë, kurse dishepujt e tu jo?»+
19 Atëherë Jezui u tha: «A mund të agjërojnë, vallë, miqtë e dhëndrit, ndërsa dhëndri është me ta?+ Për aq kohë sa dhëndri është me ta, ata nuk mund të agjërojnë.+
20 Por do të vijnë ditët kur dhëndrin do t’ua marrin, dhe atëherë, atë ditë do të agjërojnë.+
21 Askush nuk e arnon një rrobë të vjetër me një copë pëlhure të re. Përndryshe, pëlhura e re futet në ujë dhe shqyhet nga e vjetra. Kështu rroba griset edhe më keq.+
22 Po ashtu, askush nuk shtie verë të re në calikë të vjetër, përndryshe vera i çan calikët, dhe kështu shkojnë dëm si vera, ashtu edhe calikët.+ Por vera e re shtihet në calikë të rinj.»+
23 Një ditë sabati ai po kalonte përmes arave me grurë. Udhës dishepujt e tij nisën të këputnin+ kallinj gruri.+
24 Atëherë farisenjtë e pyetën: «Pa shiko! Pse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në sabat?»+
25 Ai ua ktheu: «Asnjëherë nuk e keni lexuar se çfarë bëri Davidi+ kur u gjend në nevojë dhe e mori uria atë dhe ata që ishin me të?+
26 Se si hyri në shtëpinë e Perëndisë, në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, dhe hëngri bukët e paraqitjes,+ të cilat nuk është e ligjshme+ t’i hajë askush përveç priftërinjve, e u dha edhe burrave që ishin me të.»+
27 Ai vazhdoi: «Sabati u bë për njeriun,+ dhe jo njeriu për sabatin.+
28 Prandaj, Biri i njeriut është Zotëri edhe i sabatit.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «në zemrat e tyre». Njësoj edhe në vargun 8.