Marku 4:1-41

4  Ai nisi t’i mësonte njerëzit përsëri buzë detit.+ Pranë tij u mblodh një turmë shumë e madhe, prandaj hipi në një barkë dhe qëndroi më tutje në det, kurse e gjithë turma qëndronte në breg, buzë detit.+  Kështu, ai filloi t’u mësonte shumë gjëra me ilustrime+ dhe t’u thoshte:+  «Dëgjoni: një mbjellës doli për të mbjellë.+  Kur po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës dhe vajtën zogjtë e i hëngrën.+  Të tjera ranë në një vend shkëmbor, ku natyrisht nuk kishte shumë tokë dhe mbinë menjëherë, sepse toka nuk ishte e thellë.+  Por, kur u ngrit dielli, u zhuritën dhe, meqë s’kishin rrënjë, u thanë.+  Pjesa tjetër ra mes gjembave, dhe gjembat u rritën e i mbytën, dhe ato nuk dhanë fryt.+  Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë+ dhe, pasi mbinë e u rritën, filluan të jepnin fryt: tridhjetë, gjashtëdhjetë dhe njëqindfish.»+  Pastaj, ai shtoi: «Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+ 10  Kur mbeti vetëm, ata që ishin rreth tij bashkë me të dymbëdhjetët, filluan ta pyetnin për ilustrimet.+ 11  Ai nisi t’u thoshte: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretin e shenjtë+ të mbretërisë së Perëndisë, kurse për ata që janë jashtë, gjërat që dëgjojnë, mbeten thjesht ilustrime,+ 12  që edhe pse shohin, të shohin me sy, por të mos dallojnë, edhe pse dëgjojnë, të dëgjojnë me veshë, por të mos e kapin kuptimin, që kurrë të mos kthehen e t’u jepet falja.»+ 13  Veç kësaj, ai u tha: «Nëse nuk e dini këtë ilustrim, si do t’i kuptoni gjithë ilustrimet e tjera? 14  Mbjellësi mbjell fjalën.+ 15  Disa njerëz janë si farat që u mbollën përgjatë rrugës. Sapo e dëgjojnë fjalën, vjen Satanai+ dhe ua merr atë që u mboll tek ata.+ 16  Disa të tjerë janë si farat që u mbollën në një vend shkëmbor: sapo e dëgjojnë fjalën, e pranojnë me gëzim.+ 17  Megjithatë, nuk kanë rrënjë. Prandaj, vazhdojnë për njëfarë kohe, por, sapo vjen shtrëngimi ose përndjekja për shkak të fjalës, ata heqin dorë nga fjala.+ 18  Dhe disa fara të tjera u mbollën mes gjembave. Këto janë ata që e dëgjojnë fjalën,+ 19  por ankthet+ e kësaj bote,* fuqia mashtruese e pasurisë+ dhe dëshira+ për gjëra të tjera futen në zemrën e tyre dhe e mbytin fjalën, e ajo bëhet e pafrytshme.+ 20  Së fundi, ato që u mbollën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e mirëpresin atë dhe japin fryt, tridhjetë, gjashtëdhjetë dhe njëqindfish.»+ 21  Pastaj vazhdoi t’u thoshte: «A merret vallë llamba që të vihet nën shinik* a nën shtrat? A nuk merret që të vihet mbi mbajtëse?+ 22  Sepse nuk ka asgjë të fshehur, që të mos zbulohet, dhe asgjë të fshehur me kujdes, që të mos dalë në shesh.+ 23  Kush ka veshë, le të dëgjojë.»+ 24  Më tej, u tha: «Kushtojini vëmendje kësaj që po dëgjoni.+ Me masën që matni, do t’ju matet,+ madje do t’ju shtohet edhe më shumë.+ 25  Sepse atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»+ 26  Pastaj vazhdoi: «Kështu, mbretëria e Perëndisë është tamam si një njeri që hedh farën në tokë.+ 27  Ai fle natën e çohet ditën, dhe fara mbin e rritet, por se si ai nuk e di.+ 28  Toka vetvetiu jep fryt dalëngadalë: më parë filizin, pastaj kallirin e së fundi kokrrën e pjekur në kalli. 29  Dhe, sapo fryti është gati, ai i vë draprin, sepse koha për korrje ka ardhur.» 30  Dhe vazhdoi t’u thoshte: «Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë apo me çfarë ilustrimi ta paraqesim?+ 31  Është si një kokërr sinapi, që kur mbillet në tokë është më e vogla e të gjitha farave mbi dhé—.+ 32  Por pasi mbillet, mbin dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet e tjera, dhe lëshon degë të mëdha,+ aq sa zogjtë e qiellit+ mund të gjejnë strehë nën hijen e saj.»+ 33  Kështu, u fliste me shumë ilustrime+ të tilla, për aq sa ata mund të kuptonin. 34  Në fakt, pa ilustrime s’u fliste atyre, por dishepujve të tij u shpjegonte gjithçka veçmas.+ 35  Atë ditë, si kishte rënë mbrëmja, ai u tha: «Ejani të kalojmë në bregun tjetër.»+ 36  Pasi shpërndanë turmën, ata e morën me vete, ashtu siç ishte në barkë. Me të kishte edhe barka të tjera.+ 37  Atëherë shpërtheu një stuhi e egër dhe e fortë, dhe dallgët e përplasnin barkën, aq sa ajo po mbushej.+ 38  Kurse ai ishte në kiç dhe po flinte mbi jastëk. Prandaj e zgjuan dhe i thanë: «Mësues, s’do t’ia dish se po mbarojmë?!»+ 39  Atëherë ai u zgjua, qortoi erën dhe i tha detit: «Pusho! Hesht!»+ Era ra dhe u bë një qetësi e madhe.+ 40  Pastaj u tha atyre: «Përse keni frikë? Akoma s’keni besim?» 41  Por ata i kishte zënë një frikë e pazakontë dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Kush është ky, që i binden edhe era dhe deti?»+

Shënimet

Ose «sistem; rend». Greqisht: aiónos.
Shih shënimin te Mt 5:15.