Marku 6:1-56

6  Ai u largua që andej, vajti në vendin e vet dhe dishepujt e tij e ndoqën.+  Kur erdhi sabati, ai filloi të mësonte në sinagogë. Shumica e atyre që e dëgjonin, u mahnitën dhe thanë: «Ku i gjeti ky njeri këto gjëra?+ Përse t’i jetë dhënë këtij njeriu kjo mençuri dhe përse të kryhen nga duart e tij vepra kaq të fuqishme?  A nuk është ky zdrukthëtari,+ i biri i Marisë+ dhe vëllai i Jakovit,+ i Jozefit, i Judës dhe i Simonit?+ Po motrat e tij, a nuk janë këtu me ne?» Për këtë arsye nuk besuan tek ai.*+  Por Jezui u tha: «Vetëm në vendin e vet,+ në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet profeti nuk nderohet.»+  Kështu, ai nuk bëri atje asnjë vepër të fuqishme, por vetëm vuri duart mbi disa njerëz shëndetligë dhe i shëroi.  Në të vërtetë, ai u çudit që atyre u mungonte besimi. Pastaj u ra përqark fshatrave, duke mësuar njerëzit.+  Më pas thirri të dymbëdhjetët, nisi t’i dërgonte dy e nga dy+ dhe u dha autoritet që të dëbonin frymërat e ndyra.+  Gjithashtu i urdhëroi që, përveç një shkopi, të mos merrnin asgjë udhës, as bukë, as trastë,+ as monedha bakri në qeset e tyre,+  por të mbathnin sandale e të mos vishnin dy veshje të poshtme.+ 10  Veç kësaj, u tha: «Në çdo shtëpi që hyni,+ rrini atje derisa të ikni nga ai vend.+ 11  Në çdo vend ku nuk ju pranojnë dhe nuk ju dëgjojnë, kur të dilni që atje, shkundni dheun poshtë këmbëve tuaja, si dëshmi kundër tyre.»+ 12  Kështu, ata u nisën dhe predikuan, që njerëzit të pendoheshin.+ 13  Dëbonin shumë demonë,+ lyenin me vaj shumë njerëz shëndetligë+ dhe i shëronin.+ 14  Kjo i ra në vesh mbretit Herod, sepse emri i Jezuit u bë i njohur dhe njerëzit thoshin: «Gjoni që pagëzonte, është ngritur nga të vdekurit, prandaj po kryen vepra të fuqishme.»+ 15  Kurse të tjerë thoshin: «Është Elija.»+ Të tjerë akoma thoshin: «Është profet, si gjithë profetët e tjerë.»+ 16  Por, kur e dëgjoi Herodi, nisi të thoshte: «Është ngritur Gjoni, të cilit i preva kokën.»+ 17  Sepse vetë Herodi kishte dërguar njerëz, e kishte arrestuar Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, të vëllait, me të cilën ai ishte martuar.+ 18  Gjoni i kishte thënë shpeshherë Herodit: «Nuk është e ligjshme të kesh gruan e tët vëllai.»+ 19  Prandaj Herodiada e kishte mëri+ Gjonin dhe donte ta vriste, por nuk mundte.+ 20  Në të vërtetë, Herodi kishte frikë+ nga Gjoni, ngaqë e dinte se ishte njeri i drejtë dhe i shenjtë,+ prandaj e ruante. Pasi e dëgjonte,+ nuk dinte si t’ia bënte, e megjithatë e dëgjonte me kënaqësi. 21  Dita e volitshme+ për Herodiadën erdhi, kur Herodi shtroi një darkë për zyrtarët e lartë, për komandantët e ushtrisë dhe për parinë e Galilesë, me rastin e ditëlindjes.+ 22  Vajza e Herodiadës hyri dhe kërceu. Ajo i pëlqeu Herodit dhe atyre që ishin shtruar+ në tryezë me të, prandaj mbreti i tha vashës: «Më kërko ç’të duash, dhe unë do të ta jap.» 23  Ai iu betua: «Çfarëdo që të më kërkosh, do të ta jap,+ madje edhe gjysmën e mbretërisë sime.»+ 24  Kështu ajo doli dhe pyeti të ëmën: «Çfarë t’i kërkoj?» Ajo iu përgjigj: «Kokën e Gjonit që pagëzon.»+ 25  Menjëherë, vajza hyri me nxitim te mbreti dhe i bëri këtë kërkesë: «Dua të më japësh menjëherë në tabaka kokën e Gjon Pagëzorit.» 26  Ndonëse u hidhërua thellësisht, mbreti nuk deshi ta shpërfillte, për shkak të beve që kishte bërë dhe të atyre që ishin shtruar në tryezë.+ 27  Prandaj, mbreti dërgoi menjëherë një nga truprojat e veta dhe e urdhëroi të sillte kokën e Gjonit. Kështu, ai iku, ia preu kokën në burg,+ 28  e solli në një tabaka, ia dha vashës dhe ajo ia dha së ëmës.+ 29  Kur e dëgjuan dishepujt e tij, erdhën, morën kufomën dhe e futën në një varr.*+ 30  Pastaj apostujt u mblodhën para Jezuit dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe mësuar.+ 31  Ai u tha: «Ejani të shkojmë veçmas në një vend të vetmuar+ dhe pushoni pak.»+ Sepse shkonin e vinin shumë veta dhe nuk kishin kohë as të hanin bukë.+ 32  Kështu, ikën me barkë në një vend të vetmuar, që të rrinin vetëm.+ 33  Por njerëzit i panë kur po shkonin dhe shumë veta e morën vesh këtë, prandaj ata nxituan bashkë në këmbë nga të gjitha qytetet dhe mbërritën para tyre.+ 34  Kur zbriti nga barka, Jezui pa një turmë të madhe dhe, i shtyrë nga keqardhja+ për ta, sepse ishin si dele pa bari,+ nisi t’u mësonte shumë gjëra.+ 35  Tashmë kishte vajtur vonë dhe dishepujt e tij erdhën e i thanë: «Vendi është i veçuar dhe tashmë është vonë.+ 36  Lëri njerëzit të shkojnë në fushë dhe në fshatrat rreth e qark, që të blejnë diçka për të ngrënë.»+ 37  Ai iu përgjigj: «Jepuni ju diçka për të ngrënë.» Por ata i thanë: «Të ikim e të blejmë dyqind denarë bukë, që t’ua japim njerëzve të hanë?!»+ 38  Ai i pyeti: «Sa bukë keni? Shkoni e shihni!» Pasi kontrolluan, ata thanë: «Pesë bukë dhe dy peshq.»+ 39  Ai i urdhëroi të gjithë njerëzit të shtroheshin sofra-sofra+ në barin e blertë.+ 40  Kështu ata u ulën në grupe prej njëqind dhe prej pesëdhjetë vetash.+ 41  Ai i mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë nga qielli, i bekoi,+ i theu+ bukët dhe filloi t’ua jepte dishepujve që t’ua shpërndanin njerëzve. Pastaj u ndau edhe dy peshqit të gjithëve. 42  Kështu, të gjithë hëngrën dhe u ngopën.+ 43  Pastaj mblodhën copat: ishin dymbëdhjetë shporta plot, përveç peshqve që mbetën. 44  Ata që hëngrën nga ato bukë, ishin pesë mijë burra.+ 45  Pa vonuar, ai i detyroi dishepujt e tij të hipnin në barkë dhe të shkonin përpara në bregun tjetër, drejt Betsaidës, kurse ai vetë shpërndante turmën.+ 46  Pasi i përshëndeti, iku në një mal që të lutej.+ 47  Kur ra mbrëmja, barka ishte në mes të detit, kurse ai ishte vetëm në tokë.+ 48  Herët në mëngjes,* kur pa se ata kishin vështirësi+ për të vozitur, ngaqë e kishin erën kundër, ai shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det, dhe dukej sikur donte t’i kalonte. 49  Kur e vunë re që po ecte mbi det, ata menduan: «Është një fanitje!» dhe thërritën fort.+ 50  Sepse të gjithë e panë dhe u trazuan. Por menjëherë, ai u tha: «Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë.»+ 51  Kështu hipi në barkë me ta, dhe era ra. Atëherë ata u mahnitën shumë,+ 52  sepse nuk e kishin kapur domethënien e bukëve, ngaqë zemra e tyre ishte e mpirë dhe nuk kuptonte.+ 53  Kur kaluan në anën tjetër të vendit, mbërritën në Genesaret dhe ankoruan aty afër.+ 54  Por, sapo zbritën nga barka, njerëzit e njohën, 55  vrapuan nëpër gjithë zonën dhe filluan të sillnin me vigje ata që ishin të sëmurë, kudo ku dëgjonin se ishte ai. 56  Kudo që hynte ai, nëpër fshatra, qytete ose fusha,+ ata i vinin të sëmurët në sheshet e pazarit dhe i luteshin që t’i preknin+ vetëm thekun+ e rrobës. Kështu, të gjithë ata që e prekën, u shëruan.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «nisën të pengoheshin për shkak të tij».
Shih shënimin te Mr 5:2.
Ose «në kohën e ndërresës së katërt të natës». Sipas ndarjes që i bënin natës grekët dhe romakët, nga ora 3 e mëngjesit derisa lindte dielli.