Marku 9:1-50

9  Dhe vazhdoi t’u thoshte: «Vërtet po ju them: disa nga këta që po qëndrojnë këtu, nuk do ta shijojnë fare vdekjen pa parë më parë mbretërinë e Perëndisë, tashmë të ardhur me fuqi.»+  Kështu, gjashtë ditë më pas, Jezui mori me vete vetëm Pjetrin, Jakovin e Gjonin dhe i çoi në një mal të lartë. Atje u shpërfytyrua para tyre+  dhe rrobat i vezullonin e iu bënë shumë më të bardha nga ç’mund t’i zbardhë çfarëdo zbardhuesi rrobash në tokë.+  Atyre iu shfaqën edhe Elija me Moisiun, që bisedonin me Jezuin.+  Prandaj Pjetri i tha Jezuit: «Rabi,* është gjë e mirë që jemi këtu. Na lër të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.»+  Faktikisht, ai s’dinte ç’të thoshte, sepse ata u frikësuan shumë.  Pastaj u formua një re, që i mbuloi dhe një zë+ u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im,+ i dashuri. Dëgjojeni.»+  Por befas, shikuan rreth e rrotull dhe nuk panë më asnjeri, përveç Jezuit.+  Kur po zbritnin nga mali, ai i udhëroi qartë të mos i tregonin+ askujt çfarë panë, gjersa Biri i njeriut të ngrihej nga të vdekurit.+ 10  Ata ia vunë veshin* fjalës dhe diskutonin me njëri-tjetrin se ç’kuptim kishte kjo ngritje nga të vdekurit. 11  Pastaj filluan ta pyetnin: «Përse skribët thonë se më parë do të vijë+ Elija?»+ 12  Ai iu përgjigj: «Po, Elija do të vijë më parë dhe do të rivendosë gjithçka.+ Por, përse atëherë për Birin e njeriut është shkruar se do të vuajë shumë+ dhe do të trajtohet si pa vlerë?+ 13  Kurse unë po ju them se Elija+ ka ardhur tashmë dhe ata bënë ç’deshën me të, ashtu siç është shkruar për të.»+ 14  Kur po ktheheshin te dishepujt e tjerë, vunë re një turmë të madhe rreth tyre dhe skribët që bënin fjalë me ta.+ 15  Sapo e vuri re atë, gjithë turma shtangu, dhe pastaj u lëshuan me vrap drejt tij që ta përshëndetnin. 16  Ai i pyeti: «Për çfarë po bëni fjalë me ta?» 17  Një nga turma iu përgjigj: «Mësues, unë solla tim bir te ti, sepse ka një frymë që e lë të pagojë.+ 18  Kudo që e kap, e përplas përdhe dhe ai nxjerr shkumë, kërcëllin dhëmbët dhe s’ka më fuqi. U thashë dishepujve të tu ta dëbonin, por ata nuk qenë të zotë.»+ 19  Atëherë ai tha: «O brez pa besim!+ Deri kur duhet të qëndroj me ju? Deri kur duhet t’ju duroj? Sillmani mua.»+ 20  Kështu, ia çuan atij. Kur e pa, menjëherë fryma e përpëliti fëmijën, i cili ra përtokë dhe rrokullisej duke nxjerrë shkumë.+ 21  Jezui e pyeti të atin: «Sa kohë ka që i ndodh kjo?» Ai iu përgjigj: «Që nga fëmijëria. 22  Herë pas here e hedh në zjarr e në ujë që ta vrasë.+ Prandaj, nëse mund të bësh ndonjë gjë, të të vijë keq për ne dhe na ndihmo.» 23  Jezui i tha: «Ajo shprehje: ‘Nëse mund!’ E pra, gjithçka është e mundur për atë që ka besim.»+ 24  Menjëherë, babai i fëmijës thirri: «Kam besim! Më ndihmo kur të kem nevojë për më shumë besim!»+ 25  Kur pa që një turmë po vraponte drejt tyre, Jezui e qortoi+ frymën e ndyrë: «Ty, o frymë që e lë të pagojë e të shurdhër, të urdhëroj: dil dhe mos hyr më tek ai!» 26  Pasi thërriti dhe e përpëliti shumë, ajo doli+ dhe ai dukej si i vdekur. Prandaj shumë thanë: «Vdiq!» 27  Por Jezui e kapi për dore, e ngriti, dhe djali u çua.+ 28  Kur ai hyri në një shtëpi, dishepujt nisën ta pyetnin veçmas: «Pse ne nuk mundëm ta dëbonim?»+ 29  Ai u përgjigj: «Ky lloj demoni nuk mund të dalë ndryshe, veçse me lutje.»+ 30  Që atje, ata u nisën dhe shkuan nëpër Galile, por ai nuk donte që ta merrte vesh njeri, 31  sepse po mësonte dishepujt e tij dhe po u thoshte: «Birin e njeriut do ta dorëzojnë në duart e njerëzve, të cilët do ta vrasin.+ E megjithatë, ai do të ngrihet nga të vdekurit tri ditë më vonë.»+ 32  Gjithsesi, ata nuk po i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyetnin.+ 33  Pastaj arritën në Kapernaum. Kur ishte brenda në shtëpi, ai i pyeti: «Për çfarë po debatonit rrugës?»+ 34  Ata heshtën, sepse rrugës kishin debatuar se kush ishte më i madhi.+ 35  Atëherë ai u ul, thirri të dymbëdhjetët dhe u tha: «Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i fundit i të gjithëve dhe shërbëtor i të gjithëve.»+ 36  Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes tyre, i hodhi dorën në qafë dhe u tha:+ 37  «Kushdo që pranon një fëmijë të tillë të vogël në emrin tim, më pranon mua. Dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon vetëm mua, por edhe atë që më dërgoi.»+ 38  Gjoni i tha: «Mësues, ne pamë një njeri që dëbonte demonë në emrin tënd dhe u munduam ta pengonim,+ sepse ai nuk shoqërohet me ne.»+ 39  Por Jezui ia ktheu: «Mos u mundoni ta pengoni, sepse nuk ka njeri që të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të më shajë.+ 40  Ai që nuk është kundër nesh, është me ne.+ 41  Kushdo që ju jep të pini një kupë+ ujë sepse i përkitni Krishtit,+ vërtet po ju them: ai nuk do ta humbasë kurrsesi shpërblimin e vet. 42  Por, për këdo që pengon një nga këta të vegjël që besojnë, do të ishte shumë më mirë të vinte rreth qafës një gur mulliri, si ai që rrotullohet nga një gomar, e të hidhej në det.+ 43  Nëse dora të bëhet pengesë, prite. Është shumë më mirë të hysh në jetë i gjymtuar, sesa të shkosh me dy duar në Gehenë,* në zjarrin që nuk mund të shuhet.+ 44  ——* 45  Nëse këmba të bëhet pengesë, prite. Është shumë më mirë të hysh në jetë i çalë,+ sesa të hidhesh me dy këmbë në Gehenë.+ 46  —— 47  Nëse syri yt të bëhet pengesë, flake tej.+ Është shumë më mirë të hysh në mbretërinë e Perëndisë me një sy, sesa të hidhesh me dy sy në Gehenë,+ 48  ku krimbat nuk ngordhin dhe zjarri nuk shuhet.+ 49  Sepse gjithsecili do të kripet+ me zjarr. 50  Kripa është e mirë, por sikur ajo ta humbasë kripësinë, me se do t’ia ndreqni shijen asaj vetë?+ Kini kripë+ mes njëri-tjetrit dhe ruani paqen+ me njëri-tjetrin.»

Shënimet

Që do të thotë «Mësues».
Fjalë për fjalë «e morën për zemër».
Shih Shtojcën 3C.
Shih shënimin te Mt 17:21. Njësoj edhe në vargun 46.