Mateu 11:1-30

11  Pasi u dha udhëzimet dymbëdhjetë dishepujve të tij, Jezui u largua që andej, që të mësonte dhe të predikonte në qytetet e tyre.+  Kurse Gjoni, ngaqë kishte dëgjuar në burg+ për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet  që ta pyetnin: «A je ti Ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?»+  Jezui iu përgjigj: «Shkoni dhe tregojini Gjonit çfarë po dëgjoni dhe shikoni:  të verbrit po shohin përsëri+ dhe të çalët+ po ecin, të lebrosurit+ po pastrohen dhe të shurdhrit+ po dëgjojnë, të vdekurit+ po ngrihen dhe të varfërve po u shpallet lajmi i mirë.+  Lum ai që nuk ka pse të dyshojë për mua!»*+  Kur këta ikën, Jezui nisi ta pyeste turmën për Gjonin: «Çfarë dolët të shihnit në shkretëtirë?+ Një kallam që tundet nga era?+  Çfarë dolët të shihnit pra? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ata që vishen me rroba të buta, janë në shtëpitë e mbretërve.+  Përse dolët, pra? Për të parë një profet? E pra, unë po ju them se ai është shumë më tepër se një profet.+ 10  Për të, është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim, i cili do të të përgatitë udhën!’+ 11  Ja ku po ju them: ndër ata që kanë lindur nga gratë,+ s’ka dalë asnjë më i madh se Gjon Pagëzori, e megjithatë më i vogli në mbretërinë+ e qiejve është më i madh se ai. 12  Që nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tani, mbretëria e qiejve është synimi drejt të cilit njerëzit nxitojnë me ngulm, dhe ata që nxitojnë përpara, po e kapin.+ 13  Sepse të gjithë, Profetët dhe Ligji, profetizuan deri te Gjoni+ 14  dhe, nëse doni ta pranoni, Ai është ‘Elija që ka për të ardhur’.+ 15  Ai që ka veshë, le të dëgjojë.+ 16  Me kë ta krahasoj këtë brez?+ Është si fëmijët që rrinë ulur në sheshet e pazareve dhe u thërrasin shokëve të lojës:+ 17  ‘I ramë fyellit për ju, por ju nuk kërcyet; vajtuam, por ju nuk goditët gjoksin me hidhërim.’+ 18  Po kështu, erdhi Gjoni që nuk hante e nuk pinte,+ e megjithatë njerëzit thanë: ‘Ai ka një demon.’ 19  Erdhi Biri i njeriut që ha e pi,+ dhe prapëseprapë njerëzit thonë: ‘Ja, një grykës dhe i dhënë pas verës, mik i taksambledhësve dhe i mëkatarëve.’+ Gjithsesi, mençuria del e drejtë me anë të veprave të veta.»+ 20  Atëherë nisi të qortonte qytetet ku kishte bërë pjesën më të madhe të veprave të tij të fuqishme, sepse ato nuk u penduan:+ 21  «Mjerë ti, o Korazin! Mjerë ti, o Betsaidë!+ Sepse, po të ishin bërë në Tir dhe në Sidon veprat e fuqishme që u bënë te ju, ata do të ishin penduar kohë më parë dhe do të ishin veshur me copë thesi e do të ishin mbuluar me hi.+ 22  Prandaj, po ju them: Ditën e Gjykimit do të jetë më e lehtë për Tirin dhe Sidonin,+ se për ju.+ 23  Po ti, o Kapernaum,+ mos vallë do të lartësohesh deri në qiell? Në Hades*+ do të zbresësh,+ sepse po të kishin bërë në Sodomë veprat e fuqishme që u bënë te ti, ajo do të kishte mbetur deri më sot. 24  Prandaj po të them: Ditën e Gjykimit do të jetë më e lehtë për vendin e Sodomës, se për ty.»+ 25  Atëherë Jezui tha: «Unë të lëvdoj publikisht, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ua ke fshehur këto gjëra të mençurve e të zgjuarve dhe ua ke zbuluar fëmijëve.+ 26  Po, o Atë, sepse ky ishte vullneti yt. 27  Ati im më ka dhënë gjithçka.+ Askush s’e njeh plotësisht Birin përveç Atit,+ dhe askush s’e njeh plotësisht Atin përveç Birit dhe kujtdo që Biri dëshiron t’ia zbulojë.+ 28  Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar,+ e unë do t’ju freskoj. 29  Merrni mbi vete zgjedhën+ time dhe mësoni nga unë,+ sepse jam me natyrë të butë+ e i përulur në zemër, dhe ju do të gjeni freskim+ për shpirtin. 30  Sepse zgjedha ime është e këndshme dhe ngarkesa ime është e lehtë.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «që nuk gjen shkak për t’u penguar».
Shih Shtojcën 3B.