Mateu 18:1-35

18  Në atë kohë, dishepujt iu afruan Jezuit dhe e pyetën: «Kush është më i madhi në mbretërinë e qiejve?»+  Atëherë ai thirri pranë një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre+  dhe tha: «Vërtet po ju them: po të mos ktheheni e të bëheni si fëmijë të vegjël,+ nuk do të hyni kurrë në mbretërinë e qiejve.+  Kushdo që përulet+ dhe bëhet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.+  Dhe kushdo që pranon një fëmijë të tillë të vogël në emrin tim, më pranon edhe mua.+  Por, për këdo që pengon një nga këta të vegjël që tregojnë besim tek unë, është më mirë të varë rreth qafës një gur mulliri,+ si ai që rrotullohet nga një gomar, e të fundoset në detin e paanë.+  Mjerë bota për shkak të gurëve të pengesës! Natyrisht, ata do të vijnë patjetër,+ por mjerë njeriu, që bëhet gur pengese!+  Prandaj, nëse dora ose këmba po të bëhet pengesë, prite dhe flake tej.+ Është shumë më mirë të hysh në jetë i gjymtuar ose i çalë, sesa të kesh dy duar e dy këmbë, dhe të hidhesh në zjarrin e përhershëm.+  Gjithashtu, nëse syri po të bëhet pengesë, hiqe dhe flake tej. Është shumë më mirë të hysh në jetë me një sy, sesa t’i kesh të dy sytë, dhe të hidhesh në Gehenën* e zjarrtë.+ 10  Kini kujdes se mos përbuzni një nga këta të vegjlit, sepse po ju them se engjëjt e tyre+ në qiell shohin gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiell.+ 11  ——* 12  Si mendoni? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe njëra humb rrugën,+ a nuk do t’i lërë ai nëntëdhjetë e nëntë në male, që të shkojë të kërkojë atë që ka humbur rrugën?+ 13  Ja ku ju them: po ta gjejë, ai do të gëzojë më shumë për të, se për ato nëntëdhjetë e nëntë që nuk e kanë humbur rrugën.+ 14  Po ashtu edhe Ati im që është në qiell, nuk dëshiron që asnjë nga këta të vegjlit të marrë fund.+ 15  Veç kësaj, nëse vëllai yt kryen një mëkat, shko, flitni vetëm për vetëm dhe tregoji hapur ku ka gabuar.+ Në qoftë se të dëgjon, e fitove vëllanë tënd.+ 16  Por, në rast se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy të tjerë, që çdo çështje të vendoset me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve.+ 17  Nëse nuk i dëgjon edhe ata, fol me kongregacionin. Në qoftë se nuk e dëgjon as kongregacionin, le të jetë për ty tamam si një njeri nga bota*+ dhe si një taksambledhës.+ 18  Vërtet po ju them: çdo gjë që do të lidhni në tokë, tashmë do të jetë lidhur në qiell, dhe çdo gjë që do të zgjidhni në tokë, tashmë do të jetë zgjidhur në qiell.+ 19  Po ju them akoma: nëse dy nga ju këtu në tokë bien dakord që të kërkojnë çfarëdolloj gjëje të rëndësishme, kërkesa do t’u plotësohet nga Ati im që është në qiell.+ 20  Sepse atje ku janë dy ose tre të mbledhur bashkë në emrin tim,+ edhe unë jam atje, mes tyre.»+ 21  Atëherë u afrua Pjetri dhe e pyeti: «Zotëri, sa herë duhet ta fal tim vëlla, nëse ai mëkaton kundër meje?+ Shtatë herë?»+ 22  Jezui iu përgjigj: «Unë po të them: jo shtatë herë, por shtatëdhjetë e shtatë herë.+ 23  Ja përse mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti,+ i cili deshi të mbyllte llogaritë+ me skllevërit e tij. 24  Në fillim, i çuan një njeri që i detyrohej dhjetë mijë talenta [=60.000.000 denarë]. 25  Por, meqë ai s’kishte t’ia kthente, zotëria urdhëroi që të shitej ai, gruaja e tij, fëmijët e tij dhe gjithçka që kishte, e të shlyhej detyrimi.+ 26  Atëherë skllavi i ra ndër këmbë dhe nisi t’i bënte nderime e t’i thoshte: ‘Ji i durueshëm me mua dhe do të të kthej gjithçka.’ 27  I shtyrë nga keqardhja, zotëria e la të lirë+ dhe ia fali borxhin.+ 28  Por, kur doli jashtë, ai skllav takoi një skllav tjetër, i cili i detyrohej njëqind denarë.+ Ai e mbërtheu nga fyti gati sa ta mbyste dhe i thoshte: ‘Më kthe të gjitha ato që më detyrohesh.’ 29  Atëherë shoku i tij i ra ndër këmbë dhe nisi t’i përgjërohej: ‘Ji i durueshëm+ me mua dhe do të t’i kthej.’ 30  Mirëpo ai nuk deshi, por iku dhe e futi në burg, derisa t’i kthente çfarë i detyrohej. 31  Kur skllevërit e tjerë panë ç’ndodhi, u hidhëruan shumë dhe shkuan e i treguan zotërisë së tyre gjithçka.+ 32  Atëherë zotëria e thirri dhe i tha: ‘Skllav i lig, unë të fala gjithë atë borxh kur m’u përgjërove. 33  A nuk duhej që edhe ti të kishe mëshirë+ për shokun tënd, sikurse edhe unë pata mëshirë+ për ty?’ 34  I nxehur,+ zotëria ua dorëzoi rojave të burgut, derisa t’i kthente gjithë sa i detyrohej. 35  Po kështu+ do të veprojë edhe Ati im qiellor me ju, nëse secili nuk e fal vëllanë e vet me gjithë zemër.»+

Shënimet

Shih Shtojcën 3C.
Shih shënimin te Mt 17:21.
Ose «nga kombet».