Mateu 22:1-46

22  Më tej, Jezui u foli përsëri me ilustrime:+  «Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili bëri dasmë+ për të birin.  Ai i dërgoi skllevërit që të thërritnin të ftuarit në dasmë,+ por ata nuk deshën të shkonin.+  Dërgoi përsëri skllevër të tjerë+ dhe u tha: “Thuajuni të ftuarve: ‘Kam përgatitur drekën,+ demat e kafshët e majme janë therur dhe gjithçka është gati. Ejani në dasmë.’”+  Por ata nuk ia vunë veshin dhe shkuan njëri në arën e vet, e tjetri në punët e tregtisë.+  Kurse të tjerët, i kapën skllevërit e tij, i keqtrajtuan dhe i vranë.+  Atëherë mbreti u zemërua, dërgoi ushtrinë, i shkatërroi ata vrasës dhe ua dogji qytetin.+  Pastaj u tha skllevërve: ‘Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.+  Prandaj, shkoni në rrugët që të çojnë jashtë qytetit dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni.’+ 10  Skllevërit dolën në rrugë dhe mblodhën gjithë sa gjetën, të ligj e të mirë,+ dhe dhoma e dasmës u mbush nga njerëzit që u shtruan+ në tryezë. 11  Kur hyri për të vëzhguar mysafirët, mbreti vuri re një njeri që nuk kishte veshur rrobat e dasmës.+ 12  Atëherë e pyeti: ‘Mik, si hyre këtu pa rrobat e dasmës?’+ Ai mbeti pa fjalë. 13  Pastaj, mbreti u tha shërbëtorëve: ‘Lidheni duar e këmbë dhe flakeni jashtë në errësirë. Atje do të qajë dhe do të kërcëllijë dhëmbët.’+ 14  Sepse shumë janë të ftuar, por pak janë të zgjedhur.»+ 15  Atëherë farisenjtë shkuan dhe u këshilluan së bashku, që ta zinin në grackë me fjalët e veta.+ 16  Prandaj, i dërguan dishepujt e tyre bashkë me ithtarët e partisë së Herodit+ dhe i thanë: «Mësues, ne e dimë që ti thua të vërtetën, që mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës dhe nuk mban anën e askujt, sepse nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.+ 17  Prandaj, na thuaj si mendon: a është e ligjshme t’i paguhet Cezarit haraç për kokë, apo jo?»+ 18  Duke e ditur ligësinë e tyre, Jezui u tha: «Përse më vini në provë, hipokritë?+ 19  Më tregoni monedhën që paguani si haraç për kokë.» Ata i çuan një denar. 20  Atëherë ai i pyeti: «Të kujt janë kjo shëmbëlltyrë dhe ky mbishkrim?»+ 21  Ata iu përgjigjën: «Të Cezarit.» Atëherë ai u tha: «Paguajini pra, Cezarit gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»+ 22  Kur e dëgjuan këtë, ata u mrekulluan, pastaj e lanë dhe ikën.+ 23  Atë ditë vajtën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën:+ 24  «Mësues, Moisiu tha: ‘Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë, i vëllai duhet të martohet me gruan e tij dhe t’i lërë pasardhës vëllait.’+ 25  Tani, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq. Meqë nuk kishte pasardhës, gruan e mori i vëllai.+ 26  Njësoj ndodhi edhe me të dytin e me të tretin, deri tek i shtati.+ 27  E fundit fare vdiq gruaja. 28  Atëherë, kur të ringjallet, cili nga të shtatë do ta marrë? Sepse të gjithë e patën për grua.»+ 29  Jezui iu përgjigj: «E keni gabim, sepse nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë.+ 30  Kur të ringjallen, as burrat, as gratë nuk do të martohen,+ por do të jenë posi engjëjt në qiell. 31  Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar çfarë ju kishte thënë Perëndia:+ 32  ‘Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.’+ Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve.»+ 33  Kur e dëgjoi këtë, turma u mahnit nga mësimi i tij.+ 34  Kur farisenjtë dëgjuan se ai ua kishte mbyllur gojën saducenjve, u mblodhën së bashku në një grup. 35  Njëri prej tyre, që e njihte mirë Ligjin,+ për ta vënë në provë, e pyeti: 36  «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i Ligjit?»+ 37  Ai iu përgjigj: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’+ 38  Ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi. 39  I dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd si veten.’+ 40  Nga këto dy urdhërime varet gjithë Ligji dhe Profetët.»+ 41  Ndërsa farisenjtë ishin mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:+ 42  «Ç’mendoni për Krishtin? Bir i kujt është?» Ata u përgjigjën: «I Davidit.»+ 43  Ai i pyeti: «Atëherë, si vallë Davidi nën frymëzim+ e quan ‘Zotëri’ dhe thotë: 44  “Jehovai i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time, derisa t’i vë armiqtë e tu poshtë këmbëve të tua.’”+ 45  Nëse Davidi e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?»+ 46  Askush nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej, prandaj që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.+

Shënimet