Mateu 23:1-39
23 Atëherë Jezui i tha turmës dhe dishepujve të tij:+
2 «Skribët+ dhe farisenjtë janë ulur në ndenjësen e Moisiut.+
3 Prandaj, bëni dhe zbatoni gjithçka që ju thonë,+ por mos veproni si ata,+ sepse flasin, mirëpo nuk veprojnë.
4 Ata lidhin ngarkesa të rënda dhe ua vënë njerëzve mbi supe,+ por vetë nuk duan të luajnë as gishtin për t’i lëvizur.+
5 Çdo gjë e bëjnë për t’u dukur.+ I zmadhojnë kutizat me shkrime,+ që i mbajnë si mbrojtje, dhe i zgjatin thekët+ e rrobave.
6 Atyre u pëlqejnë kryet e vendit+ nëpër darka dhe vendet e para në sinagoga,+
7 t’i përshëndetin+ nëpër sheshe pazari dhe t’i quajnë Rabi.*+
8 Por ju mos lejoni t’ju quajnë Rabi, sepse keni vetëm një mësues,+ kurse ju të gjithë jeni vëllezër.
9 Veç kësaj, mbi tokë mos quani askënd atë, sepse Ati juaj+ është një i vetëm, Qiellori.
10 As mos lejoni t’ju quajnë ‘udhëheqës’,+ sepse keni vetëm një Udhëheqës, Krishtin.
11 Por më i madhi ndër ju, të jetë shërbëtori juaj.+
12 Kushdo që e lartëson veten, do të përulet,+ dhe kushdo që e përul veten, do të lartësohet.+
13 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë, sepse ua mbyllni+ njerëzve mbretërinë e qiejve! Le që vetë+ nuk hyni, por nuk i lejoni të hyjnë as ata që janë për të hyrë.
14 ——*
15 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë!+ Ju përshkoni det e tokë që të bëni një prozelit.* Dhe, kur bëhet, e bëni të meritojë Gehenën* dy herë më shumë se ju.
16 Mjerë ju, udhërrëfyes të verbër,+ sepse thoni: ‘S’ka gjë nëse dikush betohet për tempullin, por nëse dikush betohet për arin e tempullit, është i detyruar ta mbajë betimin.’+
17 Të marrë e të verbër! Cili është më i rëndësishëm: ari apo tempulli që ka shenjtëruar arin?+
18 Po ashtu thoni: ‘S’ka gjë nëse dikush betohet për altarin, por nëse dikush betohet për dhuratën mbi altar, është i detyruar ta mbajë betimin.’
19 Të verbër! Cila është më e rëndësishme: dhurata apo altari+ që shenjtëron dhuratën?
20 Ai që betohet për altarin, betohet për të dhe për gjithçka mbi të.
21 Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje,+
22 dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë+ dhe për atë që ulet në të.
23 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Ju jepni të dhjetën+ e mendrës, të koprës e të barit të gjumit, por shpërfillni çështjet më me peshë të Ligjit, domethënë drejtësinë,+ mëshirën+ dhe besnikërinë.+ Këto gjëra duhej t’i bënit, por pa shpërfillur gjërat e tjera.
24 Udhërrëfyes të verbër,+ që hiqni me kullesë harrjen,+ por gëlltitni devenë!+
25 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Ju pastroni nga jashtë kupën+ dhe pjatën, por përbrenda ato janë plot me plaçkitje+ dhe teprime.
26 Farise i verbër,+ kupën dhe pjatën pastroji më parë nga brenda,+ që të jenë të pastra edhe nga jashtë.
27 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë!+ Ju u përngjani varreve të zbardhura me gëlqere,+ që duken të bukura nga jashtë, por përbrenda janë plot me eshtra të vdekurish dhe me çdo lloj ndyrësie.
28 Kështu edhe ju, nga jashtë dukeni të drejtë para njerëzve,+ por përbrenda jeni plot me hipokrizi dhe paligjshmëri.
29 Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë!+ Ju ndërtoni varret e profetëve, zbukuroni varret* e të drejtëve+
30 dhe thoni: ‘Po të ishim në ditët e paraardhësve tanë, s’do të ishim bashkëfajtorë me ta për gjakun e derdhur të profetëve.’+
31 Kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bij të atyre që vranë profetët.+
32 E pra, çojeni deri në fund punën+ që nisën paraardhësit tuaj.
33 Gjarpërinj, pjellë nepërkash!+ Si do të shpëtoni nga gjykimi i Gehenës?+
34 Për këtë arsye po ju dërgoj+ profetë, njerëz të mençur dhe mësues që mësojnë në publik.+ Disa do t’i vritni+ e do t’i vini në shtyllë, disa do t’i fshikulloni+ në sinagogat tuaja dhe do t’i përndiqni qytet më qytet,
35 që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i të drejtëve, që është derdhur mbi tokë,+ nga gjaku i Abelit+ të drejtë,+ deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakiahut, të cilin e vratë mes shenjtërores dhe altarit.+
36 Vërtet po ju them: të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.+
37 Jerusalem, Jerusalem, vrasës i profetëve,+ që i vret me gurë+ ata që janë dërguar te ti!+ Sa herë desha t’i mblidhja bashkë fëmijët e tu, ashtu si i mbledh klloçka zogjtë nën krahë!+ Por ju nuk deshët.+
38 Ja, shtëpia* juaj+ është braktisur dhe ju është lënë juve.+
39 Sepse unë po ju them: që sot e tutje nuk do të më shihni më kurrë, derisa të thoni: ‘I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!’»+
Shënimet
^ Që do të thotë «Mësues».
^ Shih Shtojcën 3C.
^ Ose «një që ka kthyer fenë».
^ Domethënë, tempulli.