Mateu 24:1-51
24 Jezui doli nga tempulli, dhe dishepujt e tij iu afruan që t’i tregonin ndërtesat e tempullit.+
2 Por ai u tha: «A i shihni gjithë këto gjëra? Vërtet po ju them: këtu nuk do të mbetet gur pa u rrëzuar.»+
3 Kur po rrinte ulur në Malin e Ullinjve, dishepujt iu afruan veçmas dhe e pyetën: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë+ sate dhe e përfundimit të sistemit?»+
4 Jezui iu përgjigj: «Kujdes se mos ju mashtron kush,+
5 sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam Krishti’, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.+
6 Do të dëgjoni ushtima luftërash dhe lajme luftërash, por mos u tmerroni. Sepse këto gjëra do të ndodhin, por ende nuk është fundi.+
7 Do të ngrihet komb kundër kombi+ dhe mbretëri kundër mbretërie+ e do të ketë mungesë ushqimi+ dhe tërmete+ nga njëri vend në tjetrin.
8 Të gjitha këto janë fillimi i dhembjeve të lindjes.
9 Atëherë do t’ju dorëzojnë në shtrëngim+ e do t’ju vrasin,+ dhe të gjitha kombet do t’ju urrejnë+ për shkak të emrit tim.+
10 Shumë veta do të heqin dorë nga besimi,+ do të tradhtojnë dhe do të urrejnë njëri-tjetrin.+
11 Do të dalin shumë profetë të rremë,+ që do të mashtrojnë shumë veta.+
12 Për shkak të rritjes së paligjshmërisë,+ dashuria e shumicës do të ftohet.+
13 Por ai që qëndron+ deri në fund, do të shpëtojë.+
14 Dhe ky lajm i mirë+ për mbretërinë+ do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet,+ dhe atëherë do të vijë fundi.+
15 Prandaj, kur të vini re gjënë e neveritshme+ që shkakton shkretim, si tha profeti Daniel, e cila qëndron në vend të shenjtë+ (lexuesi të përdorë aftësi dalluese),
16 atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin+ në male.
17 Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi për të marrë të mirat.
18 Ai që është në arë, të mos kthehet në shtëpi për të marrë veshjen e sipërme.
19 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+
20 Vazhdoni të luteni, që të mos ju ndodhë të ikni në dimër, as në ditë sabati,
21 sepse atëherë do të ketë një shtrëngim aq të madh,+ sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani,+ dhe as që do të ketë përsëri.
22 Në të vërtetë, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve,+ ato ditë do të shkurtohen.+
23 Nëse ndokush ju thotë atëherë: ‘Ja, Krishti është këtu’+ ose ‘Atje’, mos e besoni.+
24 Sepse do të dalin Krishtër të rremë+ dhe profetë të rremë+ e do të bëjnë shenja të mëdha+ dhe çudira, që të mashtrojnë mundësisht edhe të zgjedhurit.+
25 Ja, unë ju paralajmërova!+
26 Prandaj, nëse ju thonë: ‘Ja, ai është në shkretëtirë’, mos dilni. Edhe nëse ju thonë: ‘Ja, ai është në dhomën e brendshme’, mos e besoni.+
27 Sepse ashtu si rrufeja+ del nga lindja dhe ndriçon deri në perëndim, ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.+
28 Ku të jetë kërma, atje do të mblidhen+ shqiponjat.+
29 Menjëherë pas shtrëngimit të atyre ditëve, dielli do të errësohet+ e hëna+ nuk do të japë dritën e saj. Yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.+
30 Atëherë do të shfaqet në qiell shenja e Birit të njeriut,+ dhe të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin e do të vajtojnë,+ dhe do të shohin Birin e njeriut që do të vijë në retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.+
31 Ai do të dërgojë engjëjt e vet me një trumbetë që buçet,+ dhe ata do të mbledhin të zgjedhurit e tij+ nga të katër anët,*+ nga njëri skaj i qiellit në skajin tjetër.
32 Mësoni këtë nga ilustrimi i fikut: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër.+
33 Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, te dera.+
34 Vërtet po ju them se ky brez+ nuk do të kalojë kurrsesi, gjersa të ndodhin të gjitha këto gjëra.
35 Qielli dhe toka do të kalojnë,+ por fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrsesi.+
36 Atë ditë dhe atë orë+ s’e di askush, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.+
37 Sepse ashtu siç ishin ditët e Noesë,+ ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.+
38 Ashtu si njerëzit në ato ditë përpara përmbytjes, hanin e pinin dhe burrat e gratë martoheshin, deri ditën që Noeja+ hyri në arkë,+
39 dhe nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë,+ kështu do të jetë prania e Birit të njeriut.
40 Atëherë dy burra do të jenë në arë: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
41 Dy gra do të jenë duke bluar në mulli:+ njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.+
42 Prandaj, qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj.+
43 Por dijeni këtë: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë do të vinte hajduti,+ do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia.
44 Prandaj, edhe ju jini gati,+ sepse Biri i njeriut vjen në një orë që ju s’e mendoni.
45 Kush është në të vërtetë skllavi i besueshëm dhe i matur,+ të cilin zotëria i tij e emëroi mbi shërbëtorët e shtëpisë së vet, për t’u dhënë atyre ushqim në kohën e duhur?+
46 Lum+ ai skllav, nëse zotëria i tij, kur të vijë, e gjen duke bërë kështu!
47 Vërtet po ju them: ai do ta emërojë mbi gjithë zotërimet e veta.+
48 Por, sikur ai skllav të ishte i lig e të thoshte me vete:*+ ‘Zotëria im po vonon’+
49 e të fillonte t’i rrihte skllevërit e tjerë dhe të hante e të pinte me pijanecët,
50 zotëria i tij do të vinte në një ditë që ai s’e priste dhe në një orë+ që ai nuk e dinte,
51 do ta ndëshkonte me ashpërsinë më të madhe+ dhe do ta vinte bashkë me hipokritët. Atje do të qante dhe do të kërcëllinte dhëmbët.+