Mateu 25:1-46
25 Atëherë mbretëria e qiejve do të jetë si dhjetë virgjëresha, që morën llambat+ dhe dolën për të takuar dhëndrin.+
2 Pesë ishin mendjelehta+ dhe pesë ishin të matura.+
3 Të parat ishin mendjelehta, sepse i morën llambat, por nuk morën me vete vaj,
4 kurse të tjerat ishin të matura, sepse bashkë me llambat, morën me vete edhe vaj.
5 Meqë dhëndri po vonohej, të gjithave iu var koka dhe i zuri gjumi.+
6 Tamam në mes të natës u dëgjua një britmë:+ ‘Po vjen dhëndri! Dilni ta takoni.’
7 Atëherë të gjitha virgjëreshat u ngritën dhe bënë gati llambat.+
8 Mendjelehtat u thanë të maturave: ‘Na jepni pak vaj,+ sepse po na fiken llambat.’
9 Të maturat+ u përgjigjën: ‘Mund të mos mjaftojë edhe për ne, edhe për ju. Prandaj, shkoni më mirë te shitësit dhe blini për vete.’
10 Ndërsa ato po shkonin të blinin, mbërriti dhëndri dhe virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë,+ dhe dera u mbyll.
11 Më pas, erdhën edhe virgjëreshat e tjera e thanë: ‘Imzot, imzot, na e hap derën!’+
12 Por ai iu përgjigj: ‘Po ju them të vërtetën: unë nuk ju njoh.’+
13 Prandaj, qëndroni vigjilentë,+ sepse nuk e dini as ditën, as orën.+
14 Mbretëria mund të krahasohet me një njeri,+ i cili kur do të ikte në dhé të huaj,+ thërriti skllevërit dhe u besoi atyre zotërimet e veta.+
15 Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një, secilit sipas aftësive të veta.+ Pastaj u nis.
16 Ai që mori pesë talenta, shkoi menjëherë e bëri tregti me to, dhe fitoi edhe pesë të tjera.+
17 Edhe ai që mori dy, fitoi dy të tjera.
18 Kurse ai që mori vetëm një, shkoi, gërmoi në tokë dhe e fshehu monedhën e argjendtë të zotërisë.
19 Pas një kohe të gjatë,+ zotëria i atyre skllevërve erdhi dhe mbylli llogaritë me ta.+
20 Ai që kishte marrë pesë talenta, doli përpara, i solli edhe pesë talentat e tjera dhe i tha: ‘Zotëri, ti më besove pesë talenta. Shiko, unë kam fituar edhe pesë të tjera.’+
21 Zotëria i tha: ‘Të lumtë, skllav i mirë dhe i besueshëm!+ Ti u tregove i besueshëm+ kur t’u ngarkuan pak gjëra, prandaj do të të emëroj mbi shumë gjëra.+ Gëzohu+ edhe ti me zotërinë tënd.
22 Pastaj doli përpara ai që kishte marrë dy talenta dhe i tha: ‘Zotëri, ti më besove dy talenta. Shiko, unë kam fituar edhe dy të tjera.’+
23 Zotëria i tha: ‘Të lumtë, skllav i mirë dhe i besueshëm! Ti u tregove i besueshëm kur t’u ngarkuan pak gjëra, prandaj do të të emëroj mbi shumë gjëra.+ Gëzohu+ edhe ti me zotërinë tënd.’
24 Në fund, doli përpara ai që kishte marrë një talentë+ dhe i tha: ‘Zotëri, unë e dija se ti je një njeri kërkues, që korr atje ku nuk mbjell dhe mbledh atje ku nuk hedh.
25 Prandaj, pata frikë+ e shkova dhe e fsheha talentën tënde në tokë. Ja ku e ke atë që është jotja.’
26 Atëherë zotëria iu përgjigj: ‘Skllav i lig dhe i plogësht, ti e dije që unë korr atje ku nuk mbjell dhe mbledh atje ku nuk hedh.
27 E pra, ti duhej ta kishe depozituar monedhën time të argjendtë te bankierët dhe, kur të vija, do të merrja me kamatë atë që është imja.+
28 Prandaj, merrjani talentën dhe jepjani atij që ka dhjetë.+
29 Sepse atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë dhe do të ketë me bollëk, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.+
30 Pastaj flakeni jashtë në errësirë skllavin e pavlerë. Atje do të qajë dhe do të kërcëllijë dhëmbët.’+
31 Kur Biri i njeriut+ të mbërrijë në lavdinë e tij, dhe bashkë me të edhe të gjithë engjëjt,+ atëherë ai do të ulet në fronin e tij të lavdishëm.+
32 Tërë kombet do të mblidhen para tij,+ dhe ai do t’i ndajë+ njerëzit njërin nga tjetri,+ ashtu si ndan bariu delet nga cjeptë.
33 Delet do t’i vërë në të djathtë,+ kurse cjeptë në të majtë.+
34 Pastaj, mbreti do t’u thotë atyre në të djathtë: ‘Ejani, ju që u bekuat nga Ati im,+ trashëgoni+ mbretërinë+ e përgatitur për ju që nga themelimi i botës.+
35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë,+ pata etje dhe më dhatë për të pirë. Isha i huaj dhe ju më mirëpritët,+
36 isha i zhveshur+ dhe më veshët. U sëmura dhe u kujdesët për mua. Isha në burg+ dhe ju erdhët tek unë.’
37 Atëherë të drejtët do t’ia kthejnë: ‘Zotëri, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë, a të etur+ dhe të dhamë për të pirë?!+
38 Kur të pamë të huaj dhe të mirëpritëm, a të zhveshur dhe të veshëm?!
39 Kur të pamë të sëmurë apo në burg dhe erdhëm te ti?!’
40 Mbreti+ do t’u përgjigjet: ‘Vërtet po ju them: nëse e keni bërë këtë për një nga këta vëllezërit e mi+ më të vegjël,+ e keni bërë edhe për mua.’+
41 Atëherë do t’u thotë edhe atyre në të majtë: ‘Largohuni nga unë,+ ju të mallkuar, në zjarrin e përhershëm+ të përgatitur për Djallin dhe engjëjt e tij.+
42 Sepse pata uri, por s’më dhatë asgjë për të ngrënë,+ pata etje,+ por s’më dhatë asgjë për të pirë.
43 Isha i huaj, por ju nuk më mirëpritët, i zhveshur, por nuk më veshët,+ i sëmurë dhe në burg,+ por ju nuk u kujdesët për mua.’
44 Dhe ata do t’i përgjigjen: ‘Zotëri, kur të pamë të uritur apo të etur, të huaj apo të zhveshur, të sëmurë apo në burg dhe nuk të shërbyem?!’
45 Prandaj ai do t’u thotë: ‘Vërtet po ju them: nëse nuk e keni bërë këtë për një nga këta më të vegjlit,+ nuk e keni bërë as+ për mua.’+
46 Ata do të përfundojnë në vdekjen e përhershme,+ kurse të drejtët do të marrin jetën e përhershme.»+