Mateu 27:1-66

27  Në mëngjes, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit u këshilluan me njëri-tjetrin kundër Jezuit që ta vritnin.+  Pastaj e lidhën dhe ia dorëzuan Pilatit, guvernatorit.+  Judën, që e tradhtoi, e breu ndërgjegjja kur pa se Jezui u dënua me vdekje, dhe u ktheu krerëve të priftërinjve e pleqve tridhjetë+ monedhat e argjendta  e u tha: «Mëkatova, sepse tradhtova një njeri të drejtë.»*+ Ata ia kthyen: «Ç’na duhet neve? Punë për ty!»+  Atëherë ai i hodhi monedhat e argjendta në tempull, u largua dhe shkoi e vari veten.+  Por krerët e priftërinjve i morën monedhat e argjendta dhe thanë: «S’është e ligjshme t’i hedhim në thesarin e shenjtë, sepse janë çmim gjaku.»  Pasi u këshilluan me njëri-tjetrin, blenë me to arën e poçarit për të varrosur të huajt.  Prandaj, ara quhet deri më sot ‘Ara e gjakut’.+  Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia:* «Ata morën tridhjetë monedhat e argjendta,+ çmimin që kishin vënë për atë njeri disa nga bijtë e Izraelit, 10  dhe i dhanë për arën e poçarit,+ sipas asaj që Jehovai më kishte urdhëruar.» 11  Jezui qëndroi në këmbë përpara guvernatorit, që e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?»+ Jezui ia ktheu: «Ti vetë e thua.»+ 12  Por, ndërsa krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzonin,+ ai nuk kthente asnjë përgjigje.+ 13  Atëherë Pilati e pyeti: «A nuk e dëgjon sa shumë gjëra po dëshmojnë kundër teje?»+ 14  Mirëpo ai nuk iu përgjigj dhe nuk tha asnjë fjalë, prandaj guvernatori u çudit shumë.+ 15  Në çdo festë guvernatori e kishte zakon të lironte një të burgosur, këdo që dëshironte turma.+ 16  Në atë kohë, në burg mbahej një i burgosur me nam, që quhej Baraba.+ 17  Kështu, kur u mblodhën njerëzit, Pilati u tha: «Cilin doni t’ju liroj, Barabën apo Jezuin, që e quajnë Krisht?»+ 18  Sepse ai e dinte mirë që ata e kishin dorëzuar nga zilia.+ 19  Veç kësaj, ndërsa ai rrinte ulur në fronin e gjykimit, gruaja i dërgoi fjalë: «Mos u përziej fare me atë njeri të drejtë,+ sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr+ për shkak të tij.» 20  Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjen turmës të kërkonin Barabën,+ kurse Jezuin ta vritnin. 21  Atëherë guvernatori i pyeti: «Cilin nga të dy doni t’ju liroj?» Ata thanë: «Barabën.»+ 22  Pilati u tha: «Ç’duhet të bëj, pra, me Jezuin, që e quajnë Krisht?» Të gjithë u përgjigjën: «Të vihet në shtyllë!»+ 23  Ai tha: «Përse, ç’të keqe ka bërë?» Mirëpo ata vazhdonin të thërritnin edhe më shumë: «Të vihet në shtyllë!»+ 24  Kur pa se nuk arriti asgjë, por përkundrazi, po bëhej trazirë, Pilati mori ujë,+ lau duart para turmës dhe u tha: «Unë jam i pafaj për gjakun e këtij njeriu. Punë për ju.» 25  Atëherë gjithë populli iu përgjigj: «Gjaku i tij rëntë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!»+ 26  Prandaj, ai u liroi Barabën, kurse Jezuin urdhëroi ta rrihnin me kamxhik+ dhe ua dha ta vinin në shtyllë.+ 27  Atëherë ushtarët e guvernatorit e çuan Jezuin në pallatin e guvernatorit dhe mblodhën rreth tij gjithë trupën e ushtarëve.+ 28  Pasi ia hoqën rrobat, i hodhën përsipër një mantel në të kuqe të ndezur.+ 29  Thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë. Pastaj ranë në gjunjë para tij dhe e tallnin,+ duke i thënë: «Tungjatjeta, o mbret i judenjve!»+ 30  E pështynë,+ morën kallamin dhe nisën ta qëllonin në kokë me të. 31  Në fund, pasi u tallën,+ i hoqën mantelin, i veshën rrobat e veta dhe e çuan që ta vinin në shtyllë.+ 32  Kur po dilnin, gjetën një njeri me origjinë nga Kirena, të quajtur Simon.+ Këtë e detyruan* të mbartte shtyllën e tij të torturës. 33  Kur mbërritën në një vend të quajtur Gólgotha,+ që do të thotë Vendi i Kafkës, 34  ata i dhanë Jezuit të pinte verë të përzier me vrer,+ por, pasi e provoi, ai nuk pranoi ta pinte.+ 35  Mbasi e vunë në shtyllë,+ ata i ndanë rrobat e tij+ me short,+ 36  pastaj u ulën dhe e ruanin. 37  Përmbi krye i vunë akuzën e shkruar kundër tij: «Ky është Jezui, mbreti i judenjve.»+ 38  Bashkë me të, në shtyllë u vunë edhe dy kusarë, një në të djathtë e një në të majtë të tij.+ 39  Ata që kalonin andej, nisën ta shanin,+ tundnin kokën+ 40  dhe thoshin: «Shpëto veten, ti që gjoja do ta rrëzoje tempullin+ dhe do ta ndërtoje për tri ditë! Nëse je bir i Perëndisë, zbrit nga shtylla e torturës!»+ 41  Po ashtu edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe pleqtë, nisën të talleshin me të e të thoshin:+ 42  «Të tjerët i shpëtoi, por veten nuk e shpëton dot! Ai është mbret+ i Izraelit, le të zbresë tani nga shtylla e torturës, dhe ne do të besojmë tek ai.+ 43  Ai ka besim te Perëndia, prandaj le ta shpëtojë tani Ai,+ nëse e miraton, sepse ka thënë: ‘Unë jam Biri i Perëndisë.’»+ 44  Në të njëjtën mënyrë nisën ta poshtëronin edhe kusarët, që ishin vënë bashkë me të në shtyllë.+ 45  Nga ora e gjashtë deri orën e nëntë,*+ gjithë vendin e mbuloi një errësirë.+ 46  Rreth orës së nëntë, Jezui thërriti me zë të lartë: «Éli, Éli, láma sabahtháni?», që do të thotë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?»+ 47  Kur dëgjuan këtë, disa nga ata që ishin atje, filluan të thoshin: «Ky njeri po thërret Elijan.»+ 48  Menjëherë një prej tyre vrapoi, mori një sfungjer, e njomi me verë të thartë,+ e vuri në një kallam dhe shkoi t’ia jepte që të pinte.+ 49  Por të tjerët i thanë: «Lëre! Le të shohim nëse Elija do të vijë ta shpëtojë.»+ [[Një tjetër, mori një heshtë dhe e shpoi në ijë, dhe doli gjak e ujë.]]+ 50  Jezui thërriti përsëri me zë të lartë e dha frymë.+ 51  Kur ja, perdja+ e shenjtërores u ça më dysh nga maja deri në fund+ dhe toka u drodh e shkëmbinjtë u çanë.+ 52  Varret* u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që kishin rënë në gjumë, dolën jashtë,* 53  dhe shumë veta i panë. (Pas ngritjes së Jezuit nga të vdekurit, disa njerëz që po vinin nga varret, hynë në qytetin e shenjtë.)+ 54  Centurioni dhe ata që ishin me të duke ruajtur Jezuin, kur panë tërmetin dhe gjërat që ndodhën, patën shumë frikë dhe thanë: «Pa dyshim që ky ishte Biri i Perëndisë.»+ 55  Atje ishin edhe shumë gra që po shikonin nga larg.+ Ato e kishin shoqëruar Jezuin nga Galilea për t’i shërbyer.+ 56  Mes tyre ishte Maria-Magdalena, Maria, nëna e Jakovit dhe e Jozeut, si dhe nëna e bijve të Zebedeut.+ 57  Pasdite vonë erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, i quajtur Jozef, që ishte bërë edhe vetë dishepull i Jezuit.+ 58  Ky njeri vajti drejt e te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit.+ Pilati urdhëroi t’ia jepnin.+ 59  Atëherë Jozefi e mori trupin, e mbështolli me li të hollë të pastër+ 60  dhe e vuri në një varr të ri,+ të cilin e kishte gërmuar në shkëmb. Pasi rrokullisi një gur të madh te hyrja e varrit, iku.+ 61  Por Maria-Magdalena dhe Maria tjetër qëndruan atje, të ulura përpara varrit.+ 62  Të nesërmen, pas ditës së Përgatitjes,+ krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën para Pilatit 63  dhe i thanë: «Imzot, na erdhi ndër mend se ai mashtruesi, kur ishte ende gjallë, tha: ‘Do të ngrihem pas tri ditësh.’+ 64  Prandaj, jep urdhër të ruhet varri deri ditën e tretë, që dishepujt e tij të mos vijnë ta vjedhin+ dhe t’i thonë popullit: ‘Ai u ngrit nga të vdekurit!’ Përndryshe, ky mashtrim i fundit do të jetë më i keq se i pari.» 65  Pilati u tha: «Rojat i keni.+ Shkoni dhe ruajeni si dini.» 66  Atëherë ata shkuan, vunë rojat te varri që ta ruanin dhe vulosën gurin.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «gjak të drejtë».
Në të vërtetë citimi bazohet te Za 11:12, 13. Në kohën e Mateut, Jeremia renditej i pari ndër librat profetikë dhe emri Jeremia përfshinte të gjithë librat profetikë bashkë me Zakarinë. Krahaso Lu 24:44.
Ose «e detyruan të bënte punë të detyrueshme».
Shih shënimin te Mt 20:5.
Shih shënimin te Mt 8:28. Njësoj edhe në vargjet 53 dhe 60.
Fjalë për fjalë «u ngritën».