Mateu 28:1-20
28 Pas sabatit, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria-Magdalena dhe Maria tjetër vajtën të shihnin varrin.+
2 Dhe një tërmet i madh kishte rënë, sepse engjëlli i Jehovait kishte zbritur nga qielli, ishte afruar, kishte rrokullisur gurin dhe rrinte ulur mbi të.+
3 Pamjen e jashtme e kishte si vetëtima+ dhe rrobat i kishte të bardha si bora.+
4 Nga frika, rojat u drodhën dhe u bënë si të vdekur.
5 Kurse engjëlli+ u tha grave: «Mos kini frikë, sepse e di se po kërkoni Jezuin,+ që u vu në shtyllë.
6 Ai nuk është këtu, sepse u ngrit,+ ashtu si kishte thënë. Ejani, shihni vendin ku shtrihej.
7 Shkoni shpejt e tregojuni dishepujve të tij se ai u ngrit+ nga të vdekurit, dhe u thoni: ‘Ai po shkon përpara jush në Galile.+ Atje do ta shihni, ashtu si ju tha.»+
8 Kështu, ato u larguan me të shpejtë nga varri,* dhe me frikë e gëzim të madh vrapuan për t’ua çuar lajmin dishepujve të tij.+
9 Kur ja, Jezui u doli përpara dhe u tha: «Tungjatjeta!» Ato u afruan, e zunë nga këmbët dhe i bënë nderime.
10 Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni, çojuani lajmin vëllezërve të mi,+ që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin.»
11 Ndërsa ato ishin rrugës, disa nga rojat+ hynë në qytet dhe i njoftuan krerët e priftërinjve për gjithçka që kishte ndodhur.
12 Këta, mbasi u mblodhën me pleqtë, u këshilluan dhe u dhanë ushtarëve një shumë monedhash argjendi+
13 e u thanë: «Thoni: ‘Dishepujt e tij+ erdhën natën dhe e vodhën, kur ne po flinim.’
14 Nëse kjo shkon në vesh të guvernatorit, ne do t’ia mbushim mendjen dhe ju s’keni pse merakoseni.»
15 Kështu, ata i morën monedhat e argjendta dhe bënë siç i kishin udhëzuar. Këto fjalë janë të përhapura deri më sot kudo ndër judenjtë.
16 Megjithatë, njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile,+ në malin që u kishte thënë Jezui.
17 Kur e panë, ata i bënë nderime, por disa dyshuan.+
18 Jezui u afrua dhe u tha: «Më është dhënë çdo autoritet+ në qiell dhe në tokë.
19 Prandaj, shkoni dhe bëni dishepuj+ njerëz nga të gjitha kombet,+ duke i pagëzuar+ në emër të Atit,+ të Birit+ dhe të frymës së shenjtë,+
20 dhe mësojuni+ të zbatojnë+ të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.+ Dhe ja, unë jam me ju+ gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.»+