Mateu 4:1-25

4  Atëherë fryma e çoi Jezuin në shkretëtirë,+ që të tundohej+ nga Djalli.  Pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net,+ e mori uria.  Pastaj erdhi Tunduesi+ dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë,+ thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë.»  Por ai iu përgjigj: «Është shkruar: ‘Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.’»+  Atëherë Djalli e mori me vete në qytetin e shenjtë,+ e çoi te bedenat e tempullit  dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, hidhu poshtë,+ sepse është shkruar: ‘Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty, dhe ata do të të mbajnë në duar, që këmba jote të mos përplaset kurrë në asnjë gur.’»+  Jezui ia ktheu: «Përsëri është shkruar: ‘Mos e vër në provë Jehovain, Perëndinë tënd.’»+  Djalli e mori prapë me vete në një mal jashtëzakonisht të lartë, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës+ e lavdinë e tyre,  dhe i tha: «Të gjitha këto do të t’i jap,+ nëse bie përmbys dhe më bën një akt adhurimi.»+ 10  Atëherë Jezui i tha: «Ik tutje, Satana! Sepse është shkruar: ‘Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro+ dhe vetëm atij+ bëji shërbim të shenjtë.’»+ 11  Atëherë Djalli e la+ dhe ja, erdhën engjëj dhe nisën t’i shërbenin.+ 12  Kur dëgjoi se Gjonin e kishin arrestuar,+ ai u kthye në Galile.+ 13  Kur u largua nga Nazareti, vajti dhe u vendos në Kapernaum,+ pranë detit, në krahinat e Zabulonit dhe të Neftalit,+ 14  që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia: 15  «O tokë e Zabulonit dhe tokë e Neftalit, përgjatë rrugës së detit, përtej Jordanit, Galile+ e kombeve! 16  Njerëzit që banonin në errësirë,+ panë një dritë+ të madhe, kurse mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes, lindi+ drita.»+ 17  Që nga ajo kohë, Jezui nisi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni,+ sepse mbretëria+ e qiejve është afruar.» 18  Kur po ecte përgjatë detit të Galilesë, pa dy vëllezër, Simonin,+ që quhet Pjetër,+ dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë. 19  Ai u tha atyre: «Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.»+ 20  Ata i lanë menjëherë rrjetat+ dhe e ndoqën. 21  Më tutje pa dy vëllezër të tjerë,+ Jakovin, birin e Zebedeut,+ dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, babanë e tyre, që po ndreqnin rrjetat, dhe i thirri. 22  Ata e lanë menjëherë barkën e babanë, dhe e ndoqën. 23  Atëherë ai i ra përqark+ mbarë Galilesë,+ dhe mësonte në sinagogat+ e tyre, predikonte lajmin e mirë për mbretërinë dhe shëronte çdo lloj lëngate+ e sëmundjeje në popull. 24  Lajmi për të u përhap në gjithë Sirinë+ dhe i çuan të gjithë ata që kishin keq,+ që vuanin nga lëngata dhe mundime të ndryshme, të pushtuar nga demonët, epileptikë+ e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25  Prandaj, turma të mëdha e ndiqnin nga Galilea+ dhe Dekapoli, nga Jerusalemi+ dhe Judea, si dhe nga përtej Jordanit.

Shënimet