Mateu 5:1-48
5 Kur pa turmat, ai u ngjit në mal dhe, pasi u ul, dishepujt i shkuan pranë.
2 Ai nisi të fliste e t’i mësonte:
3 «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë,*+ sepse atyre u përket mbretëria e qiejve!+
4 Lum ata që vajtojnë, sepse do të ngushëllohen!+
5 Lum ata që janë me natyrë të butë,+ sepse do të trashëgojnë tokën!+
6 Lum ata që kanë uri dhe etje+ për drejtësinë, sepse do të ngopen!+
7 Lum të mëshirshmit,+ sepse do t’u tregohet mëshirë!
8 Lum ata me zemër të kulluar,+ sepse do të shohin Perëndinë!+
9 Lum paqebërësit,+ sepse do të quhen ‘bij+ të Perëndisë’!
10 Lum ata që përndiqen+ për hir të drejtësisë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve!
11 Lum ju, kur njerëzit ju poshtërojnë+ e ju përndjekin+ dhe duke gënjyer thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër jush për shkakun tim!
12 Gëzoni dhe hovni nga gëzimi,+ sepse i madh është shpërblimi+ juaj në qiej; kështu i përndoqën edhe profetët+ përpara jush.
13 Ju jeni kripa+ e tokës, mirëpo, nëse kripa e humb shijen, si do t’i kthehet kripësia? Nuk mund të përdoret më për asgjë, veçse për t’u hedhur jashtë,+ që të shkelet nga njerëzit.
14 Ju jeni drita e botës.+ Një qytet nuk mund të fshihet, nëse ndodhet në mal.
15 Një llambë nuk ndizet për t’u vendosur nën shinik,*+ por në mbajtësen e vet, dhe u bën dritë gjithë atyre që janë në shtëpi.
16 Po ashtu le të ndriçojë drita+ juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera+ dhe t’i japin lavdi+ Atit tuaj që është në qiej.
17 Mos mendoni se erdha të zhvleftësoj Ligjin+ ose fjalët e profetëve. Nuk erdha për të zhvleftësuar, por për të plotësuar.+
18 Vërtet po ju them se më shpejt do të zhdukej qielli dhe toka,+ sesa të zhdukej shkronja më e vogël ose një pjesëz e një shkronje nga Ligji, pa ndodhur më parë gjithë këto gjëra.+
19 Kushdo që shkel+ një nga këto urdhërime më të vogla dhe i mëson edhe njerëzit të bëjnë kështu, do të quhet ‘i vogël’ për të hyrë në mbretërinë e qiejve.+ Kushdo që i zbaton ato dhe ua mëson+ të tjerëve, ky do të quhet ‘i madh’+ për të hyrë në mbretërinë e qiejve.
20 Sepse po ju them se po të mos jeni më të drejtë se skribët dhe farisenjtë,+ nuk do të hyni+ kurrsesi në mbretërinë e qiejve.
21 Ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos vrit,+ dhe kushdo që kryen një vrasje,+ do të japë llogari para gjyqit.’+
22 Megjithatë, unë po ju them se kushdo që vazhdon të jetë i zemëruar+ me vëllanë e vet, do të japë llogari+ para gjyqit. Kushdo që i drejtohet vëllait të vet me një fyerje të rëndë* do të japë llogari para Gjykatës së Lartë, dhe kushdo që thotë: ‘Njeri i poshtër!’ rrezikon të dënohet në Gehenën* e zjarrtë.+
23 Nëse ti po sjell flinë tënde në altar,+ dhe atje kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje,+
24 lëre flinë atje, para altarit, dhe ik. Bëj më parë paqe me vëllanë tënd,+ dhe pastaj, kur të jesh kthyer, paraqit flinë tënde.+
25 Rregulloji shpejt punët me atë që ka ngritur padi kundër teje, sa je ende udhës bashkë me të për në gjyq, me qëllim që paditësi+ të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi te nëpunësi i gjyqit, e kështu të hidhesh në burg.
26 Me të vërtetë po të them: nuk do të dalësh që andej, pa paguar edhe qindarkën* e fundit.+
27 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Mos kryej kurorëshkelje.’+
28 Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua+ aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje+ me të në zemrën+ e vet.
29 Nëse syri yt i djathtë po të bëhet pengesë, hiqe dhe flake tej.+ Sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të hidhet në Gehenë i gjithë trupi yt.+
30 Gjithashtu, nëse dora jote e djathtë po të bëhet pengesë, prite dhe flake tej.+ Sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të përfundojë në Gehenë i gjithë trupi yt.
31 Veç kësaj, është thënë: ‘Kushdo që divorcohet+ nga gruaja, le t’i japë asaj një dëshmi divorci.’+
32 Megjithatë, unë po ju them se ai që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo ka kryer kurvëri,+ e vë atë në rrezik që të kryejë kurorëshkelje,+ dhe kushdo që martohet me një grua të divorcuar, kryen kurorëshkelje.+
33 Përsëri, ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos u beto+ më kot, por mbaji zotimet që ke marrë para Jehovait.’+
34 Megjithatë, unë po ju them: mos u betoni+ fare, as për qiellin, sepse është froni+ i Perëndisë,
35 as për tokën, sepse është stoli i këmbëve+ të tij dhe as për Jerusalemin, sepse është qyteti+ i Mbretit të madh.
36 Mos u beto as për kokën tënde, sepse s’e bën dot një fije floku të bardhë a të zezë.
37 Por nëse thoni «Po», le të jetë «Po», dhe nëse thoni «Jo», le të jetë «Jo»,+ sepse ato që thuhen më tepër se kaq, vijnë nga i ligu.+
38 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb.’+
39 Megjithatë, unë po ju them: mos kundërvepro ndaj njeriut të lig, por atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë,+ ktheji edhe tjetrën.
40 Nëse dikush do të të hedhë në gjyq e të marrë veshjen tënde të poshtme, jepi edhe të sipërmen.+
41 Nëse dikush të detyron të ecësh* me të një kilometër, shko me të dy kilometra.+
42 Jepi atij që të kërkon dhe mos i kthe krahët atij që të lyp hua.*+
43 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Duaje të afërmin+ dhe urreje armikun.’+
44 Megjithatë, unë po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj+ e të luteni për ata që ju përndjekin,+
45 që të jeni bij të Atit tuaj që është në qiej,+ sepse ai e bën diellin e tij të ngrihet mbi të ligjtë e mbi të mirët dhe bën që të bjerë shi mbi të drejtët e mbi të padrejtët.+
46 Sepse, nëse doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni?+ A nuk bëjnë njësoj edhe taksambledhësit?
47 E nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç’gjë të jashtëzakonshme po bëni? A nuk bëjnë njësoj edhe njerëzit nga bota?*
48 Prandaj jini të përsosur, sikurse është i përsosur Ati juaj qiellor.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «që janë të varfër në frymë».
^ Enë që shërben si masë drithi.
^ Shih Shtojcën 3C.
^ Ose «një fjalë përbuzëse që s’ta nxë goja». Fjala greke rhaká e përshkruan një person si torollak.
^ Fjalë për fjalë «kuadran», monedhë me shumë pak vlerë.
^ Fjalë për fjalë «të shërbesh angari».
^ Domethënë, hua pa kamatë.
^ Ose «nga kombet».