Mateu 7:1-29
7 Mos i gjykoni më të tjerët,+ që të mos gjykoheni,
2 sepse ju do të gjykoheni me po atë gjykim që gjykoni,+ dhe do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.+
3 Pse shikon lëmishten në syrin e vëllait, dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+
4 Si mund t’i thuash vëllait: ‘Prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur për vete ke një tra në sy?+
5 Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë se si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.
6 Mos u jepni qenve atë që është e shenjtë,+ as margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave, që të mos i shkelin+ me këmbë dhe të kthehen e t’ju shqyejnë.
7 Vazhdoni të kërkoni+ dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni+ dhe do t’ju hapet.
8 Sepse kush kërkon, merr,+ kush kërkon, gjen dhe kujt troket, do t’i hapet.
9 Në të vërtetë, kush nga ju, kur i biri+ t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur?
10 Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër?
11 Prandaj, nëse ju, edhe pse të ligj,+ dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira+ atyre që ia kërkojnë!
12 Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.+ Kjo është, në të vërtetë, domethënia e Ligjit dhe e fjalëve të profetëve.+
13 Hyni nga porta e ngushtë,+ sepse e gjerë dhe e hapët është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo.
14 Por e ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.+
15 Kini kujdes nga profetët e rremë,+ që vijnë te ju të veshur si dele,+ por përbrenda janë ujqër grabitqarë.+
16 Do t’i njihni nga frytet e tyre.+ A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga gjembaçët?+
17 Kështu çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.+
18 Një pemë e mirë nuk mund të japë fryt të keq, dhe as një pemë e kalbur nuk mund të prodhojë fryt të mirë.
19 Çdo pemë që nuk prodhon fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.+
20 Prandaj, do t’i njihni ata njerëz nga frytet e tyre.+
21 Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën+ vullnetin+ e Atit tim që është në qiej.
22 Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri,+ a nuk profetizuam në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’+
23 E megjithatë do t’u them atyre: ‘Kurrë nuk ju kam njohur.+ Largohuni nga unë, ju që bëni paligjshmëri!’+
24 Kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton, është si një njeri i matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb.+
25 Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb.
26 Por, kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton,+ do të jetë si një njeri mendjelehtë,+ i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në rërë.
27 Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën shtëpinë,+ dhe ajo u shemb dhe u rrënua e tëra.»+
28 Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur+ nga mënyra se si mësonte,
29 sepse ai mësonte si një person me autoritet+ dhe jo si skribët e tyre.