Mikea 5:1-15
5 «Tani ti bën prerje në trup,+ o qytet i pushtuar!* Armiku na ka rrethuar.+ Me shkop do ta godasin në fytyrë gjykatësin e Izraelit.+
2 Nga ti, o Betlehem-Efratah,+ që je më i vogli ndër qytetet e Judës,+ do të dalë për mua ai që ka për t’u bërë sundimtar në Izrael,+ prejardhja e të cilit është që nga kohët e hershme, që nga ditët e kohëve të pacaktuara.+
3 Prandaj, ai do t’i braktisë+ derisa të vijë koha që të lindë ajo që ka për të lindur.+ Pjesa tjetër e vëllezërve të tij do t’u kthehet bijve të Izraelit.
4 Ai do të qëndrojë në këmbë e do të kullotë kopenë me forcën e Jehovait,+ me madhështinë e emrit të Jehovait, Perëndisë së tij.+ Ata kanë për të banuar të sigurt,+ sepse pushteti i tij do të shtrihet deri në skajet e tokës.+
5 Ai vetë do të jetë paqja.+ Kur asiriani të vijë në vendin tonë e të shkelë mbi kullat tona,+ ne do të ngremë kundër tij shtatë barinj, po, tetë dukë nga njerëzit.
6 Ata kanë për ta kullotur vendin e Asirisë me shpatë+ dhe vendin e Nimrodit+ në portat e tij. Ai ka për të na çliruar nga asiriani,+ kur ky të vijë në vendin tonë e të shkelë në territorin tonë.
7 Mbetja e Jakobit+ do të bëhet mes shumë popujve si vesa që vjen nga Jehovai+ dhe si shirat e bollshëm për bimësinë,+ që nuk varen nga njeriu dhe as nuk presin gjë nga bijtë e njerëzve.+
8 Mbetja e Jakobit do të bëhet ndër kombet, mes shumë popujve, si një luan mes kafshëve të pyllit, si një luan i ri me krifë mes kopeve të dhenve, i cili, kur kalon përmes, shkel e shqyen+ dhe s’ka kush t’i çlirojë.
9 Dora e saj do të lartohet mbi kundërshtarët+ dhe gjithë armiqtë e saj do të shfarosen.»+
10 «Atë ditë,—thotë Jehovai,—unë do të shfaros nga ti kuajt dhe do të shkatërroj karrocat e tua.+
11 Do të shfaros qytetet e vendit tënd dhe do të shemb përdhe gjithë vendet e tua të fortifikuara.+
12 Do të zhduk nga dora jote shtrigërinë dhe s’ke për të pasur më asnjë që të merret me magji.+
13 Do t’i zhduk nga ti shëmbëlltyrat e tua të skalitura dhe shtyllat e tua, dhe ti s’ke për t’u përkulur më para veprës së duarve të tua.+
14 Do t’i shkul shtyllat e tua të shenjta+ dhe do të shfaros qytetet e tua.
15 Me zemërim e tërbim do të hakmerrem kundër kombeve që nuk janë bindur.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «bijë e pushtimit».