Mikea 6:1-16

6  Dëgjoni, ju lutem, çfarë thotë Jehovai.+ Çohu dhe hap një çështje ligjore para maleve, dhe kodrat le ta dëgjojnë zërin tënd.+  Dëgjoni, o male, çështjen ligjore të Jehovait, edhe ju, o shkëmbinj të qëndrueshëm,* themele të tokës!+ Sepse Jehovai ka një çështje ligjore me popullin e tij dhe do të diskutojë me Izraelin:+  «Çfarë të kam bërë, o populli im?+ Si të kam lodhur?+ Dëshmo kundër meje.+  Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit+ dhe të shpengova nga shtëpia e skllavërisë,+ dhe dërgova para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.+  O populli im, kujto+ të lutem, se çfarë kurdisi Balaku,+ mbreti i Moabit, dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit.+ Kështu ndodhi nga Shitimi+ deri në Gilgal,+ që veprat e drejta të Jehovait të bëheshin të njohura.»+  Me se do t’i dal përpara+ Jehovait? Me se do t’i përkulem Perëndisë atje lart?+ Do t’i dal përpara me blatime të plota të djegura+ apo me viça motakë?  A do të kënaqet Jehovai me mijëra desh, me dhjetëra mijë përrenj vaji?+ A do të jap birin tim të parëlindur për rebelimin tim, frytin e barkut për mëkatin e shpirtit tim?+  Ai të ka thënë, o njeri, se çfarë është e mirë.+ Çfarë kërkon në këmbim Jehovai nga ti, veçse të tregosh drejtësi,+ të duash mirëdashjen+ dhe të jesh modest+ ndërsa ecën me Perëndinë tënd?+  Zëri i Jehovait i thërret qytetit+ dhe njerëzit që kanë mençuri* do t’i frikësohen emrit të tij.+ Dëgjoni thuprën dhe atë që e caktoi.+ 10  A gjenden ende në shtëpinë e të ligut thesaret e ligësisë+ dhe një efë koprraci, që është e urryer? 11  A mund të jem moralisht i pastër me peshore hileqare e me një torbë me gurë peshe të rremë?+ 12  Sepse pasanikët e tij janë plot dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra+ dhe kanë në gojë një gjuhë dhelparake.+ 13  «Prandaj, unë kam për të të sëmurur duke të goditur.+ Do të shkretohesh për shkak të mëkateve të tua.+ 14  Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe do të mbetesh barkbosh.+ Do të heqësh mënjanë gjëra, por nuk do t’i shpëtosh dot. Çfarëdo që të shpëtosh, unë do t’ia dorëzoj shpatës.+ 15  Do të mbjellësh farë, por nuk do të korrësh. Do të shtypësh ullinj, por nuk do të lyhesh me vaj. Do të bësh musht, por verë nuk do të pish.+ 16  Ju mbani ligjet e Omrit+ dhe ndiqni të gjitha veprat e shtëpisë së Akabit,+ si dhe ecni sipas këshillave të tyre.+ Unë do të bëj që njerëzit të habiten me ju, kurse banorët e qytetit do t’i bëj diçka për t’u fërshëllyer.+ Popujt do t’ju poshtërojnë.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «objekte të qëndrueshme».
Ose «mençuri praktike».