Nehemia 12:1-47

12  Këta ishin priftërinjtë dhe levitët që erdhën me Zorobabelin,+ birin e Shealtielit+ dhe Jeshuan:+ Serajahu, Jeremia, Ezdra,  Amariahu,+ Maluku, Hatushi,  Shekaniahu, Rehumi, Meremoti,  Idoja, Genetoi, Abijahu,  Mijamini, Madia, Bilgahu,  Shemajahu,+ Jojaribi, Jedajahu,+  Salui, Amoku,+ Hilkiahu dhe Jedajahu.+ Këta ishin krerët e priftërinjve dhe vëllezërit e tyre në ditët e Jeshuas.+  Levitët ishin: Jeshuai,+ Binui,+ Kadmieli,+ Sherebiahu, Juda, Mataniahu,+ i cili ishte përgjegjës për këngët e falënderimit, ai dhe vëllezërit e tij.  Bakbukiahu dhe Uni, vëllezërit e tyre, ishin përballë tyre për të shërbyer si roja. 10  Jeshuait i lindi Jojakimi,+ Jojakimit i lindi Eliashibi,+ dhe Eliashibit i lindi Jojada.+ 11  Jojadës i lindi Jonatani, dhe Jonatanit i lindi Jadua.+ 12  Në ditët e Jojakimit kishte priftërinj, krerë të shtëpive atërore,+ të cilët ishin: për Serajahun,+ Merajahu, për Jereminë, Hananiahu, 13  për Ezdrën,+ Meshulami, për Amariahun, Jehohanani, 14  për Malukun, Jonatani, për Shebaniahun,+ Jozefi, 15  për Harimin,+ Adnai, për Merajotin, Helkai, 16  për Idon, Zakaria, për Ginetonin, Meshulami, 17  për Abijahun,+ Zikri, për Miniaminin, ——,* për Moadiahun, Piltai, 18  për Bilgahun,+ Shamuai, për Shemajahun, Jehonatani, 19  për Jojaribin, Matenai, për Jedajahun,+ Uzi, 20  për Salain, Kallai, për Amokun, Eberi, 21  për Hilkiahun, Hashabiahu, për Jedajahun,+ Netaneli. 22  Në ditët e Eliashibit,+ Jojadës,+ Johananit dhe Jaduait,+ u regjistruan levitët dhe priftërinjtë si krerë të shtëpive atërore deri në mbretërimin e Darit, persit. 23  Bijtë e Levit, si krerë të shtëpive atërore,+ u regjistruan në librin e ngjarjeve të atyre kohëve deri në ditët e Johananit, birit të Eliashibit. 24  Krerët e levitëve ishin: Hashabiahu, Sherebiahu+ dhe Jeshuai, biri i Kadmielit,+ me vëllezërit e tyre që ishin përballë për të thurur lavde e për të falënderuar sipas urdhërimit+ të Davidit, njeriut të Perëndisë së vërtetë. Çdo grup rojash qëndronte krah për krah me grupin tjetër. 25  Mataniahu,+ Bakbukiahu, Abdia, Meshulami, Talmoni dhe Akubi+ ishin një grup rojash që ruanin si derëtarë+ pranë rezervave të portave. 26  Këta ishin në ditët e Jojakimit,+ birit të Jeshuas,+ birit të Jozadakut+ dhe në ditët e guvernatorit Nehemia+ e të priftit Ezdra,+ kopistit.+ 27  Në përurimin+ e murit të Jerusalemit ata kërkuan levitët, që të vinin nga tërë vendet e tyre në Jerusalem për të bërë përurimin dhe për të gëzuar me falënderime,+ me këngë,+ me cimbale, me vegla me tela+ dhe me harpa.+ 28  Bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga Krahina,+ nga zona rreth e qark Jerusalemit, nga vendbanimet e netofathitëve,+ 29  nga Beth-Gilgali,+ nga fushat e Gebës+ dhe të Azmavetit,+ sepse këngëtarët kishin ngritur vendbanime+ rreth e qark Jerusalemit. 30  Priftërinjtë dhe levitët u pastruan+ vetë dhe pastruan popullin,+ portat+ dhe murin.+ 31  Atëherë i ngjita princat+ e Judës mbi mur. Caktova dy kore falënderimi+ dhe procesione të mëdha, njëri prej të cilëve ecte në të djathtë mbi mur, për në Portën e Togjeve të Hirit.+ 32  Prapa tyre nisën të ecnin Hoshajahu dhe gjysma e princave të Judës, 33  Azariahu, Ezdra, Meshulami, 34  Juda, Beniamini, Shemajahu dhe Jeremia; 35  nga bijtë e priftërinjve me trumbeta,+ Zakaria, biri i Jonatanit, biri i Shemajahut, biri i Mataniahut, biri i Mikajahut, biri i Zakurit,+ biri i Asafit,+ 36  dhe vëllezërit e tij: Shemajahu, Azareli, Milalai, Gilalai, Mai, Netaneli, Juda dhe Hanani me veglat+ që shoqëronin këngët e Davidit, njeriut të Perëndisë së vërtetë. Kopisti Ezdra+ ecte përpara tyre. 37  Te Porta e Burimit+ ata vazhduan përpara dhe kaluan në Shkallën+ e Qytetit të Davidit,+ nëpërmjet së përpjetës së murit, në vendin mbi Shtëpinë e Davidit dhe deri në Portën e Ujërave+ në lindje. 38  Kori tjetër i falënderimit+ ecte mbi mur përballë, dhe unë pas tij bashkë me gjysmën e popullit. Kaloi sipër Kullës së Furrave+ dhe vazhdoi për te Muri i Gjerë.+ 39  Pastaj kaloi mbi Portën e Efraimit,+ vazhdoi për te Porta e Qytetit të Vjetër+ dhe më tej deri te Porta e Peshqve,+ te Kulla e Hananelit+ dhe te Kulla e Meahut+ dhe mbi Portën e Deleve.+ Ata u ndalën te Porta e Rojës. 40  Në fund dy koret e falënderimit+ u ndalën te shtëpia+ e Perëndisë së vërtetë. U ndala edhe unë, dhe me mua gjysma e mëkëmbësve,+ 41  priftërinjtë Eliakim, Masejah, Miniamin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiah me trumbeta,+ 42  dhe Masejahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Malkijahu, Elami dhe Ezeri. Kënga e këngëtarëve me Izrahiahun si mbikëqyrës vazhdonte të kumbonte.+ 43  Atë ditë ata bënë flijime të mëdha+ dhe gëzuan,+ sepse Perëndia i vërtetë u kishte dhënë një gëzim shumë të madh.+ Gëzonin edhe gratë+ me fëmijët,+ kështu që gëzimi i Jerusalemit dëgjohej deri larg.+ 44  Atë ditë u caktuan disa burra për dhomat+ e rezervave,+ të kontributeve,+ të fryteve të para+ dhe të të dhjetave,+ që të mblidhnin atje nga arat e qyteteve, pjesët e kërkuara nga ligji+ për priftërinjtë dhe levitët;+ sepse Juda gëzonte ngaqë priftërinjtë dhe levitët+ ishin në shërbim. 45  Ata nisën të kujdeseshin për detyrimin+ që kishin ndaj Perëndisë së tyre dhe për detyrimin që kishin për pastrimin+ bashkë me këngëtarët+ e derëtarët,+ sipas urdhërimit të Davidit dhe birit të tij, Solomonit. 46  Pasi në ditët e Davidit dhe të Asafit, qëmoti, kishte krerë këngëtarësh+ dhe këngë lëvdimi e falënderimi për Perëndinë.+ 47  Gjatë ditëve të Zorobabelit+ dhe të Nehemisë,+ tërë Izraeli jepte pjesët për këngëtarët+ dhe derëtarët,+ sipas nevojave të përditshme, dhe ndante veç pjesët e shenjtëruara për levitët;+ kurse levitët ndanin veç pjesët e shenjtëruara për bijtë e Aaronit.

Shënimet

Me sa duket, këtu mungon një emër në tekstin hebraik.